Balla: Rezolutën për dënimin e krereve të UÇK, pasi ta miratojë Kosova, mbështetja për UÇK-në e pakundërshtueshme

30 Shtator 2025, 11:45Rajoni TEMA
Balla: Rezolutën për dënimin e krereve të UÇK, pasi

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mbështetja ndaj komandantëve të UÇK-së nuk vihet në dyshim dhe është një qëndrim i palëkundur i mazhorancës.

Ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të miratojë një rezolutë në mbështetje të luftës çlirimtare, sapo Kuvendi i Kosovës të miratojë i pari një dokument të tillë.

“Duke e bërë për turp Kuvendin e Shqipërisë, këtë nuk mund ta lejojmë! Sapo Kuvendi i Kosovës të bëjë detyrën që i takon, të miratojë një rezolutë ku të shprehet qartë se liria e Kosovës sot ka një emër: është meritë e popullit të Kosovës, meritë e UÇK-së dhe rezistencës së Ibrahim Rugovës, meritë e aleatëve, SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s që bënë të mundur çlirimin e Kosovës. Është e papranueshme që të hidhet baltë nga disa dëshmitarë që janë më shumë se qesharakë. Dhe sapo Parlamenti i Kosovës të flasë, atëherë edhe ne, sepse në bazë të atij vendimi është ngritur dhe institucioni për hetimin e tyre, pastaj kemi detyrimin, si moral ashtu edhe institucional, të miratojmë një rezolutë të dytë në Shqipëri. Këtë ka thënë edhe kryeministri Rama, qëndrimi i të cilit mbetet i njëjtë dhe i qëndrueshëm me kalimin e kohës.”, tha deputeti socialist, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës, për miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Balla po ashtu theksoi se përpjekjet për të denigruar luftën e UÇK-së nga dëshmitarë të pabesueshëm janë të papranueshme, dhe kërkoi distancim të qartë nga shkelësit e embargos ndërkombëtare gjatë luftës. Ai gjithashtu kujtoi se në kohën kur liderët e Kosovës ishin në negociata në Rambuje, në Tiranë zhvilloheshin protesta që minonin përpjekjet për çlirim.

“Që ne i mbështesim komandantët e UÇK-së, nuk ka asnjë pikë dyshimi dhe kjo është e qartë. Edi Rama ka qenë shumë i qartë. Ka dhe një pjesë në opozitë që nuk flet. Këtu, para jush, në katërvjeçarin e shkuar, nuk e di sa herë kam folur për këtë çështje. Gjenocidi është dënuar, është dënuar gjithmonë. Shqiptarët e dinë se kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova shkonin në Rambuje për të diskutuar me aleatët, dikush tjetër në Tiranë bënte protesta çdo ditë dhe bllokonte rrugët.

Kompania Shqiponja furnizonte me naftë, duke thyer embargon ndërkombëtare të vendosur ndaj makinerisë vrasëse të Millosheviçit. Duhet ndalim dhe distancim i qartë nga çdo shkelje e embargos. Dhe këtu, jam i gatshëm të bëj një diskutim me ju edhe për këtë çështje.”, tha Balla.

8 Komente

  1. E
    E dhembshme

    Nena Shqiperi krahasohet me bijt e saj, u ben karshillek. Ky legen sikur nuk e di sesi , sipas Ahtusarit, funksioon aktualisht Parlamenti i Kosoves. Te jet çoroditur kaq shume nena?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter

      Duke e dituri se sa kohe kete nuk Po e ben park.kosoves, qellimisht derrat e VV dhe wente e luftes te Berishes jua sjellin shqiptarve qe te thone: ja P S e droges Jane kunder Kosoves! Hani mut, hani!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arton

      Zoti Balla ;ju këkoni nga Dimal Basha, i VV, kryerari kuvendit të Kosovës,që bashkë me maqedonen Jana Arsovska në librin e tyre për UÇK e quajnë organizat kriminale që merrej me drogë,vrasje,pastrim parash…të votoj për lirin e Krerëve të UÇK. Kurti pikërisht për qendrim anti UÇK e zgjodhi kryetar…

      Përgjigjjuni
      1. E
        E ardhmja e ndritur e pret Kosoven nen Serbie

        Kuvendi i Kosoves eshte i mbushur me shumice pro-serbe! Nuk ka asnje mundesi per rezolute pro clirimtareve. Presidenti Trump do ti liroje kreret e UCK nga Haga. Me pas, meqe aktualisht nuk ka Kuvend te Kosoves, Kuvendi i Serbise do vendose te shkrije dhomat speciale te Kosoves ne Hage, sipas 1244.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte nena Shqiperi!

          Nena Shqiperi, nuk na do me!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa primitiv je

            Ik ore pirdhu hileqar

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muti i muti me nofken "Sa primitv je"

              Ti "Sa primitv je", komenti nuk te eshte drejtuar ty. Ti nuk perfaqeson Shqiperine e 4 milionve. Ti je shkja ose bastard shqiptar i 300 eurove qe leh qençe. Shkja mut muti shkja!

              Përgjigjjuni
          2. I
            Ironia

            1-Nuk eshte e domosdoshme qe Shqiperia te flas, mbasi Kosova te flase. Mund te ndodhe qe Kosova asnjehere nuk do flase per meritat e UCK... 2-Eshte shume e domozdoshme qe ne te theksojme se është meritë e popullit të Kosovës, clirimi i Kosoves, por ne rradhe te pare kjo eshte merit e babait te kombit kosovar, dardan-dardhadhjese, eshte merite te Madhit Albin Kurtit qe dermoi Serbine ne burgun serb dhe organizoi luften. Edhe sot ai eshte kampion ne luften kunder hegjemonise serbe duke shpallur popullin shqiptar te Kosoves nje popull te ri me shume emra dhe pa origjine, por qe egziston ne kteto treva qe nga koha e gurit. Faleminderit o i Madhi Albin qe na hape syte! Spiunet e serbit ne na hane mutin sepse ne jemi sycele, pavaresisht se jemi pak "leshko".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje