"Shkaku për luftë" - Mitsotakis i bën thirrje Turqisë: Na duhet dialogu, jo gjuha e armëve

29 Shtator 2025, 10:27Rajoni TEMA
"Shkaku për luftë" - Mitsotakis i bën thirrje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i përsëriti të dielën Turqisë që të heqë dorë nga “casus belli”, pretendimet territoriale që mund ta çojnë Ankaranë deri në luftë me Athinën.

“Casus belli” u miratua nga parlamenti turk në qershor 1995, duke marrë shkas nga tensionet e lindura me Greqinë në fillim të viteve ’90 për ujërat territorialë dhe nëse Greqia do i zgjeronte territoret e saj në Detin Egje përtej gjashtë miljeve detare, sipas ligjit ndërkombëtar. 

Pala greke pretendon se Ligji i Detit ia lejon zgjerimin deri në dymbëdhjetë milje detare, siç ka vepruar edhe Turqia në Detin e Zi apo Mesdheun Lindor.

Theksova se na duhen marrëdhënie të mira me Turqinë. Por pas 30 vitesh, ka ardhur koha që të tërhiqet nga casus belli. E ardhmja kërkon dialog, jo gjuhën e armëve,” shkroi Mitsotakis në mediet sociale, duke iu referuar edhe fjalimit që ai mbajti këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri grek vlerësoi se vendi i tij njihet si një forcë stabiliteti në Europën Juglindore dhe në Mesdhe, si një destinacion tërheq për investitorët, dhe si një nyjë lidhëse energjetike për tërë rajonin deri brenda Europës.

Sipas Mitsotakis, Greqia tashmë shpenzon mbi 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, e ndikuar pjesërisht nga kërcënimet e mundshme të sigurisë rajonale, si edhe prej marrëdhënies së saj me Greqinë.

Po lind një rend i ri botëror. Multilateralizmi është nën presion dhe ne përballemi me realitete të reja – ndryshimet klimatike, migracioni, inteligjenca artificiale. Bota po ndryshon. Greqia është një shtyllë stabiliteti. 

Ne kërkojmë dialog dhe bashkejetesë të paqtë me fqinjët tanë. Por ne nuk jemi naivë. Ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për kërcënimet dhe paqëndrueshmërinë në rajonin tonë,” deklaroi Mitsotakis në Asamblenë e OKB-së.

5 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    pritet gjakosje e kolotripidha-s se birazerit te beqirave Erdogan... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gyzel Grek DNA

      Shum mir po sillni me Gyzelet… 500 vjet keni ngren trap, 200. 150 liri, tashi rend i ri boteror se shpejti, pregadituni nga vershimi Turk Arapi mou. Ngjasoni ne rrace, vetem Kriqet mga 3 pellembe ju dallojne.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sunitet nuk behen njerez,lloji i kafshes....

      Hajt gezuar ramaxonin tourko alvanose . Brenda javes do hyme ne Stamboll do dalim ne Siri . Cerek ore pune kemi me ju sunitet e baba Mondit . Orthodoxia =helenismo

      Përgjigjjuni
      1. Z
        ZYDI

        KE HARRUAR LIGJIN E LUFTES ME SHQIPERINE O NDYRESIRE GREKE

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trump esht bashkue me Erdoganin tash

          Erdogan do ti kerkoje Micotakisit, me nene shqiptare ky, qe te heqe ligjin e luftes me Shqiperine. Ndryshe nuk i ka mire punet as Micotakis e as Greqia.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje