Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t'i nxjerrë Kosova

28 Shtator 2025, 14:14Rajoni TEMA
Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t'i

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë transformuar sistemin e drejtësisë, dhe diplomacia e jashtme që ka afruar vendin me qendrat vendimmarrëse të Evropës.

Pesë vjet nga vendimi i Komisionit Evropian për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, dhe vetëm një vit prej se ato kanë nisur në praktikë, vendi ka hapur 28 kapituj - katër vetëm këtë muaj - nga 35 gjithsej.

Ky përparim ka ngjallur optimizëm në Bruksel, ku zyrtarët besojnë se Shqipëria mund t’i hapë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit.

“Shqipëria ka treguar se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Mbajeni ritmin”.

Këtë shtysë, komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ia dha kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 16 shtator në Bruksel.

Shqipëria, me ritëm gjithnjë e më të qëndrueshëm nisi të lëvizte qysh në fillim të viteve ‘90, kur diktatura komuniste që kishte mbajtur vendin të izoluar hermetikisht për 45 vjet, u rrëzua mes trysnisë popullore për ndryshim.

Demokracia ishte ëndrra e madhe e shqiptarëve të asaj kohe, por realiteti solli përballje edhe me pasiguri të thella ekonomike dhe shoqërore.

Në mesin e viteve ‘90, vendi përjetoi një prej krizave më të rënda të historisë moderne: kolapsin e skemave piramidale, që çuan në revoltë dhe kaos në vitin 1997.

Anarkia që pasoi - me depot e ushtrisë të hapura dhe armët në duart e civilëve - vuri në pikëpyetje edhe vetë mbijetesën e shtetit. Mbi 2.000 njerëz humbën jetën, mijëra të tjerë emigruan.

Por, edhe në këto rrethana, Shqipëria mbeti e orientuar nga Perëndimi. Fillimisht, ndihma ndërkombëtare dhe misionet paqeruajtëse ndihmuan në stabilizim.

Më pas, vendi nisi të ndërtonte institucione të reja dhe të afrohej me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Në vitin 2009, Shqipëria u bë anëtare e aleancës më të madhe ushtarake perëndimore, ndërsa pesë vjet më vonë, BE-ja ia dha statusin e vendit kandidat.

Klodiana Beshku, ligjëruese në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës, thotë se slogani i protestave të viteve ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” nuk ishte, thjesht, thirrje e asaj kohe, por u bë udhërrëfyes për shoqërinë shqiptare gjatë gjithë rrugëtimit drejt integrimit evropian, duke u pasqyruar edhe në kulturë e art, e më pas edhe në politikën e jashtme të vendit.

“Integrimi evropian ishte zanafilla dhe objektivi i çdo qeverie shqiptare dhe, mbi të gjitha, i Qeverisë së tanishme të kryeministrit Rama. Për hir të së vërtetës, Rama është jashtëzakonisht i dedikuar ndaj kësaj çështjeje”, thotë Beshku për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

“Shqipëria 2030 në BE” ishte slogani i partisë së Ramës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat ai i fitoi bindshëm. Pas konfirmimit të Qeverisë së re më 18 shtator në Kuvend, Rama deklaroi se ky slogan do të mbetet kryefjala e mandatit të tij të ri - të katërtit me radhë.

“Shqipëria evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do të ndërmarrim”, u shpreh Rama.

Beshku thotë se reformat e ndërmarra gjatë viteve, veçanërisht ajo në drejtësi, e cila çoi në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në arrestimin e rasteve të korrupsionit në nivel të lartë, ripërcaktuan pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Ajo ka sjellë si risi rënien e kulturës së mosndëshkimit në nivele të larta. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin e individëve ndaj shtetit, por edhe perceptimin ndaj Shqipërisë së jashtme”, sipas saj.

Me të pajtohet edhe Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë, i cili prej vitesh ndjek politikat e BE-së. Ai thotë se udhëheqësit evropianë janë të impresionuar jo vetëm nga reformat e thella në Shqipëri dhe përmbushja e kërkesave të BE-së, por edhe nga imazhi që Rama ka ndërtuar në Bruksel.

Sipas Jozwiakut, Rama gjithmonë shfaq mentalitetin “mund ta bëjmë”, që e dallon qartazi nga të tjerët.

“Edi Rama është shumë i pëlqyer në Bruksel. Do të thosha, madje, se e duan shumica - qoftë për shkak të karizmës, qoftë për shkak të pozitivitetit. E gjithë prezenca e tij publike është në kontrast të thellë me shumë udhëheqës të tjerë, sidomos nga Ballkani Perëndimor, të cilët vijnë në Bruksel dhe ankohen për këtë, për atë, dhe për njëri-tjetrin”, thotë Jozwiak.

Shqipëria spikat në ritëm mes nëntë vendeve kandidate për BE. Sipas Jozwiakut, është “nxënësja e vetme me notën A+”, e ndjekur nga Mali i Zi; të tjerat ecin më ngadalë ose kanë mbetur në vendnumëro.

Jozwiak thotë se edhe transformimi në destinacion turistik e ka përmirësuar perceptimin e publikut, duke lënë pas imazhin e dikurshëm të një Shqipërie pa ligj apo të lidhur me mafien.

Për më tepër, ajo ka marrë nam edhe si mikpritëse e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare: në maj priti samitin e Komunitetit Politik Evropian me mbi 50 liderë evropianë, në shkurt të 2024-ës organizoi një samit për Ukrainën me pjesëmarrjen e presidentit Volodymyr Zelensky, ndërsa në vitin 2027, Rama ka thënë se do të presë në Tiranë samitin e liderëve të NATO-s.

Jo më kot, thotë Jozwiak, në Bruksel e thërrasin me lurtim “xhaxhi Edi nga Tirana”.

“Ai sjell më pak probleme në tryezë dhe kjo tërheq simpatinë e të gjithëve, madje edhe të holandezëve, që zakonisht janë kritikë, por që tani thonë se Shqipëria e meriton, duhet të ecë përpara”, thotë Jozwiak.

Edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu drejtua Ramës me “Edi” gjatë vizitës në Tiranë vitin e kaluar, duke vlerësuar veçanërisht përparimin e tij në reformën e drejtësisë.

Megjithatë, jo gjithçka është për lavd. Në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit, nën drejtimin e Blinkenit, Shqipëria përshkruhej si vend ku “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe nivelet e Qeverisë”.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, më shumë se një e treta e popullsisë së mëparshme prej 3.3 milionë banorësh është larguar nga vendi që nga viti 1991. Pagat mesatare mujore janë ekuivalente me rreth 750 euro dhe pothuajse një e treta e të rinjve që janë ende në vend, janë të papunë.

Rama akuzohet vazhdimisht edhe nga opozita shqiptare për kontakte me krimin e organizuar - gjë të cilën ai e mohon.

Kritika i vijnë edhe nga mediat perëndimore. Në një shkrim vitin e kaluar, Der Spiegel shkroi se Rama - pavarësisht korrupsionit në Shqipëri - është i pëlqyer në Evropë, për shkak se e ndihmon në menaxhimin e krizës me refugjatë.

Një ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, Neue Zürcher Zeitung shkroi se “Rama ka ngritur një aparat pushteti, siç e njohin mjaft vende në rajon: Ai është kreu i një partie që kontrollon administratën, gjykatat dhe shumë media”.

Në raportin e sivjetmë, Reporterët pa Kufij vlerësuan se media shqiptare është e prekur nga konflikte interesi. Megjithatë, Shqipëria arriti të ngjitet në pozitën e 80-të, nga e 99-ta në vitin 2024.

Për të ruajtur momentumin që ka, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reforma të brendshme, edhe kur ato janë sfiduese, dhe t’i mbrojë parimet demokratike, siç janë zgjedhjet e lira dhe mediat e pavarura.

“Të bashkohesh me BE-në nuk do të thotë vetëm t’i përshtatësh rregullat për sigurinë ushqimore apo sistemet financiare. Është po aq e rëndësishme të kesh një ekonomi tregu që funksionon dhe një demokraci që funksionon”, thotë Ker-Lindsay për Exposenë.

Jozwiak, gjithashtu, beson se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së është premtues, por i brishtë, dhe thotë se qëndrueshmëria e tij do të varet nga reformat e sinqerta, uniteti politik dhe menaxhimi i kujdesshëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas tij, BE-ja e do me ngut një zgjerim, pasi nuk është zgjeruar që nga viti 2013 me Kroacinë, dhe i duhet një sukses.

“Mendoj se Shqipëria dhe Mali i Zi do të anëtarësohen këtë dekadë. Të paktën këto dy vende do të hyjnë, pothuajse pavarësisht nga ajo që bëjnë”, thotë Jozwiak.

Vëzhguesit nënvizojnë se vendet e tjera mund të mësojnë nga përvoja e Shqipërisë, se integrimi në BE kërkon reforma të thella dhe zbatim të tyre, bashkëpunim konstruktiv me institucionet evropiane dhe gatishmëri reale për t’u përshtatur me standardet evropiane.

Kosova, si i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa status kandidati, ndoshta mund të ndjejë presion nga ky sukses i Shqipërisë për të hapur rrugën e saj - duke rinisur fillimisht dialogun e bllokuar me Serbinë.

“Duhet t’i tregosh Evropës se je i gatshëm të bashkëpunosh. Në rastin e Kosovës, ky është një mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht tani, kur marrëdhëniet midis kryeministrit [në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti dhe BE-së janë në një pikë aq të ulët”, thotë Ker-Lindsay.

Në një Evropë të trazuar nga sfidat e sigurisë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shansin të tregojnë pjekurinë e tyre dhe të provojnë se mund të luajnë lojën e madhe… pa prishur gjithçka rrugës. Shqipëria, sipas vëzhguesve, është prova se kjo rrugë është e mundur.(REL)

34 Komente

  1. E
    Edi Rama

    Doni te verteten? Kosovaret nuk kane intelektin e duhur si popull per te krijuar elita. Ndaj nuk do mbijetojne si shtet. Do jene perhere nje fshat :) Puc Puc koqovarski

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      E keni gabim. Nuk duhet intelekt per te qene ne Europe. Duhet disipline, besim tek rregullat, zbatim dhe pune. Sa per elita, eshte akoma fjale per te qeshur ne Shqiperi. Respekte per Kosoven qe ka njerez dhe vend te mrekullueshem.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosova po shkon per lesh

        te lavderosh e te mburresh veten eshte sport kombetar ne kosove. Ju jeni nje mikroshtet pa burime natyrore e as njerezore qe vetem vjet humbet 10% te popullsise sapo u hoqen vizat, pra per 5-6 vjet Kosova do te jete nga nje fshat ne nje shkretetire totale. Nejse te pakten te jeni te dhjere por krenar dhe mjafton te ushqeni urrejtje per Shqiperine se kjo ju ben euforik.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi Rama

          Kosova nje kosh plehrash aktualisht qe njerezit vetem ikin. Nen Serbi ishte vend i bukur. Dhe mesa duket do behet prape

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spital budallenjsh

            ore jeni ne gjendje primitive, ca njerez te mrekullueshem thua ti. mungon llogjika baze. 90% jane te traumatizuar per ilace. Infrastruktura si para 40 vitesh. Pension 100 euro. Varferi, injorance, emigracion masiv, shto ketu dhe faktin qe jeni Serbi nen rezoluten 1244. Edhe gomari e kupton qe ndryshe nga Shqiperia ju s do mbijetoni

            Përgjigjjuni
          2. L
            Loni

            Shqipërinë e lanë pas hajdutët e fshehur si Aleksandër Meksi, Genc Ruli, ai miushi i Bankës, Anastas Angjeli që ja kanë hedhur pa gjemb në këmbë. SPAK, ku i ke sytë e veshët?

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ladi

              Meksi Aleksander eshtë sigurisht hajdut. Me paturpësinë më të madhe privatizoi mjediset e ambasadës kineze, paret e vjedhura i investoi në ndërtim pallatesh, shif me nder TV ku nga i pari tek i fundit janë me mbiemrin Meksi, për të mos folur për lidhjet me Nanon, Ramiz halenë, e deri te Ennua me 2 n.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lirika

                Mos e ke fjalën për Ridvan Bolen? Ai e filloi vonë karrierën, kur Meksi kishte kryer punë. Nëse ka një superhajdut, ai është brinjari Meksi.

                Përgjigjjuni
            2. R
              Realist

              Kosova eshte nje fshat qe ndihet xheloz per Shqiperine. Ndaj kane qelbur internetin Kosovaret me komente anti-shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. e
                e vertet

                eshte e vertete, ata e duan Shqiperine por e duan ta zaptojne jo se duan shqiptaret. Shqiptaret ata i hajn persgjalli nese do kishin mundesine, keshtu qe nuk kan dallim nga shkijet apo greket ne kete aspekt.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Leo

                Kosovaret dashurojne Shqiperine (detin, malet, fushat) dhe urrejne Shqiptaret. Kete mund ta kuptosh menjehere po provokove nje Kosovar, ose po i lexove komentet.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  Ne ju duam lekat kesaj krahine

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Leo

                    Leka s kane shume, po aq sa kane bejne mire ti sjellin ketu dhe mos ti cojne ne Serbi (mallrat, grurin, energjine i kane 100% Serbe). Nje gje qe s dua nga ata jane femrat. Ato ngjajne si burra ta shpifin.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kosova ska brek e le mo lek

                      Kosova eshte krahina me e varfer e Ballkanit rrote me rrote me Moldavine. Kosova mos te kishte diasporen do te ishte me keq se Sudani. Kontributi i lekave te Kosoves ne Shqiperi eshte jo me shume se 5% po sigurisht per injorantet dhe majmunet e Koqovostanit qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyre Shqiperia varet nga lekat e Kosoves se gjore....qesharake.

                      Përgjigjjuni
                  2. s
                    sapa

                    Cuditerisht Kosovaret kane nje tjeter perceptim per shtetin dhe kete e sheh ne Kosove kudo ne krahasim me shqiptaret e shqiperise.Plus qe Kosoven e drejton nje njeri qe te pakten deri tani nuk mund ti thote askush se ka vjedhur popullin e vete dhe per kete ka nje xhelozi te madhe nga koleget politikane te memes shqiperi qe popullit te tyre i vodhen edhe breket!Pra hiqeni mendimin e keq per kosovaret se jane ata fundja e fundit qe po e mbajne turizmin ne kete moment ne shqiperi pa folur per pronat qe kane blere kudo dhe qe une sinqerisht nuk do e bleja duke ditur se sa funksjonal eshte i ashtuquajturi shtet ne shqiperi ku edhe nje vazo lulesh ta blesh vjen tjetri e ta merr me gjykate!Te tilla gjera ndodhin shume here me pak ne Kosove!Pra bejeni vete krahasimin!

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O Kosovari Sapa

                      E bere dhe per sot propaganden e fshatit hahahaha. Se pari ai ne Kosove nuk eshte shtet, funksionon si nje fshat mesjetar me perralla ne vend te fakteve. 100 euro pensioni ne Kosove per te vdekur per buke. Pastaj ca turizmi mbajne. Fakira te piste jane, ka neveri gjithe Shqiperia kur i sheh. Na kurse brockullat se ne Shqiperi s ti beson njeri

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Jeni mesuar te vidheni nga banda e te ashtuquajturit shtet ju dhe te jeni dakort prandaj ju duket shtet normal!Plus qe ju befasojne pallatet e larta dhe e ngaterroni me berjen e shtetit!Lere ti propaganden e Rilindjes hajdute!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kosova Lexhendare

                          Po si ka mundesi qe Kosova kaq mire e qeverisur eshte ende inferiore ne buxhet dhe GDP per capita me Shqiperine e keq-qeverisur prej dekadash? Pra i bie se Shqiperia po te mire qeveriset e le Kosoven te duket si nje katund i vogel perpara saj? Mbase ktu ju lind kompleksi koqovareve?

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O Kosovari Sapa

                            Ore shoku dhe njehere. Ke Koqevaret qe punojne emigrante ketu. Si qenkeni me lart? Ju jeni 0 more. Nga trute ne rradhe te pare. Gjitashtu Sipas rezolutes 1244 jeni territor Serb dhe do i riktheheni Serbise brenda nje 5 vjecari.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              O Kosovari Sapa

                              Ore jemi si jemi kemi egzistuar dhe do egzistojme si shtet shumicen e kohes pa aleat. Kur te iki Amerika, sa do rezistoni ju? 2 ore? 3? Ca ben krahasime ti o plak. Ju jeni fshat mesjetar

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rrup Tupi

                                Je i painformuar Sapa...Albini ka vjedhur fondet e emergjencës,fondet e rezervave shtetërore,fondet e fukarenjve. Ndërkohë furnizon Kosovën vetëm me produkte serbe e natën kuvendon serbisht me Radoiqiçin. I ndershëm Albini ështē për budallenjtë e analfabetët e VCV ,por jo për shqiptarët.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eri

                                  Vella, ne kemi pasur Enverin njejte si Albini qe nuk vidhte, por i varferoi shqiptaret deri ne poshterim, vec nga politika e tij izoluese. Ne 1990 shqiptaret qe konsideroheshin si te shkolluar, dolen si perbindesha te uritur qe te vrisnin edhe per 30 lek ne xhep. Me mire te vjedhin 50 a 100 dhe te eci ekonomia perpara, apo te besh paranojakun, te mos investosh parate e taksave dhe ekonomia te shkoje poshte? Shiko si thote artikulli, Rama nuk sjell asnjehere probleme ne tavoline, nuk ankohet, por shpreh optimizem qe cdo gje eshte e mundur te realizohet. Nga ana tjeter Kosova ne cdo ligjerate te saj ka Serbine kryefjale dhe jo qytetaret e vete, Edhe ne shoqeri me te vogel mes shokesh, nuk preferohet ai qe vec ankohet. Sado te drejte mund te kete, behet i lodhshem dhe toksik dhe pak nga pak lihet menjane.

                                  Përgjigjjuni
                                2. D
                                  Detari

                                  O argat 5leksh, ti nuk flet dot as ne emrin tend, se duhet te flasesh parullat e atij qe te paguan te lehesh si qen neper komente. U be surrati jot te flasi ne emer te gjithe Shqiperise!

                                  Përgjigjjuni
                                3. K
                                  Kosovksa Republike

                                  Koqovaret nuk kane asnje lloj perceptimi per shtetin sepse nuk kane shtet por nje protektorat nderkombetar te cilin e "qeverisin" perkohesisht. Ata kane qene te detyruar te bejne si u thone nderkombetaret qe i kane patur dhe i kane akoma neper kembe, perndryshe do te ishin duke eleminuar njeri-tjetrin fizikisht. Meqenese jane te huajt qe i komandojne po eleminojne UCK me ane te politikave dhelprake te VV. Nese do te shohesh Kosoven e vertete hiqi pak nderkombetaret dhe Kforin nga aty dhe vetem prit se si tragjedia shkruan vetveten.

                                  Përgjigjjuni
                                4. r
                                  rilindjotizim-sensibilizim

                                  Mbajeni ritmin! Ja pra...dhe me kete Ritem te mbajtur drejt BE e kete zbrazje te vendit nga shqiptaret qe mesyjne per Azil neper vendet e BE, kjo Shqiperi do jete anetare e BE me numer banoresh me pak nga Mali i Zi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kosovar plas nga inati

                                    Je xheloz ti Kosovar? Ne ne BE ju ne Serbi :D. I pe statistikat? Ishit vendi me depopullimin me te shpejte. Ne zgjedhjet e 2029 do votosh Vucicin ne Kosove hahahahahaha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sancho

                                      Nese, BE i ben favore Shqiperise (ne fakt , nuk eshte se na ka bere ndonje favor te madh , na ka hap ca kapituj dhe po na lan e po na lyen duke na matur me hijen e mengjesit) por Shqiperia nuk eshte se e meriton vertet ne e dime se jetojme ketu , e njejta logjike eshte edhe me Kosoven ,nese BE i ka vene sanksione , nuk eshte se Kosova i meriton vertete dhe kete e dine kosobvaret me mire qe jetojne atje dhe votojne Kurtin, Eshte thjesht BE si kurve e vjeter qe eshte qe luan me kulacin edhe kerbacin, me gjase BE nuk e kaperdin dot faktin qe KURTI megjithe prezencen ushtarake nderkombetare nuk i Pjerdh Shume nga presioni i tyre , Kurse ketu qasja eshte e ndryshme , keta tanet jane mesuar te lepihen dhe Jo se iu hap barku per popullin por sepse duan favore per vehte dhe ngaqe zgjedhjet tona jane ku e ku me pak demokratike se ato ne kosove ,keta nuk e duan ne asnje menyre faktorin Nderkombetar kundra vehtes sepse pastaj e qajne PUSHTETIN, keshtu qe rrine Sus dhe ai u hedh nje kocke qe keta te lepihen se po qe per popullin sot per sot si me BE si Pa BE nje m...t eshte

                                      Përgjigjjuni
                                    2. .
                                      .

                                      Vucici i ben te fala motres tende. Me tha qe do bej nje vizite

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kosova Lexhendare

                                        Kosova vetem vjet humbi 10% te popullsise nga emigrimi ndersa Shqiperia vec 1%. Si per dreq sa filloni te gezoheni ju per te keqen e Shqiperise ju ndodh vete e keqja edhe me e madhe. Sa te mjere jeni.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. K
                                        Karlua I Agimes

                                        Pirdh Edvin pirdh se po ti ble dy paketa cigare dhe nje vibrator bythe ti kesh ne Reç...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Larg kosoves sa me pare

                                          Mendoj se ne shqiptaret por edhe politikanet tane duhet ti japim duart nje here e mire kosoves dhe popullit te saj te cuditshem. Ne fare pak kohe kosovaret kane treguar se nuk e duan Shqiperine ashtu si mendonim ne...ata thjesht duan ta zhvatin per vete Shqiperine dhe identitetin shqiptar dhe ne kujtonim se ishin patriota por jane vec disa njerez me mentalitet kacakesh. Kosova kujton se ne varemi prej tyre kur ne fakt eshte krejt e kunderta dhe kjo gje ju shkakton inate dhe vrer. Kemi qene shume me mire ne vitet 90 kur edhe pse ishim te varfer te pakten nuk kishim llojin kosovar neper kembe si njerez mosmirenjohes edhe pse edhe atehere si Shqiperi i kemi ndihmuar duke formuar grupet e para te UCK te cilen sot kacaket e VV e kane bastarduar dhe koqovaret e kane pervetesuar si dicka vetem te tyren. Pra kosovaret nuk na paskan qen patriota por vetem uzurpues te identitetit shqiptar dhe tash qe nuk kane lufte duan te jene edhe uzurpues te trojeve te Shqiperise qe jane shume me te vlefshme se ato te Kosoves jo me kot blejne dhe asistojne njeri tjetrin per te blere prona ne bregdetin shqiptar. Pershembull sot kosovaret thone se Shengjini i perket Kosoves...si ka mundesi se keta deri dje betoheshin se Kosova asht Shqipni? Pra jane uzurpatore ne mentalitet toka e xanun. Tu japim duart perpara se te na marrin edhe krahet keta soj mosmirnjojesash. Tek e fundit pa Shqiperine jane si dega pa trung nuk jemi ne qe kemi nevoje per ta.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vezhguesi me syze

                                            Ky shkrim me kujton arritjet e revolucionit nen frymen e partise se punes, ku cdo gje sigurohej ne vend duke iu bere balle imperialisteve. Ramiu skizofren dhe hajdut i pangopur, do te drejtoj shtet. Neper shkolla s'ka me mesues, fakultetet pk mbyllen nje nga nje. Per shkence nuk diskutohet me. Nje rini pa shkolle, pa ideale, pa te ardhme. Ministra idiote deri ne ate shkalle sa ai i bujqwsise qe kishte pastruar ne Cerrik 12 m linare kanalet kullues. Apo ajo ministrja e jashtme spiropali qe citonte Don Kishotin si vepren me te arrire te letersise shqipe. Cfare te qash perpara, te gjthe jane nje bande hajdutesh te dores se dyte. Pastaj vijne patronazhistet, keta jane te papermbajtur, vjedhin c'te gjejne dhe kh te gjejne, pa kurrefare drojtje madje edhe pa frike, sepse i mbron SPAK dhe Prokuria. Ne fhnd fare vijne nxenesit sufllaqet, nje kontigjent parazitesh, hajdutesh, dhe te droguarish. Jane te punesuar ne OSHEE, ujesjelles, bashki, hipoteke, inspektoriate, dhe deri diku ne ministrira. Ky kontigjent merr rroga pa shkuar asnje dite ne pune, gjysma e tyre jane ne Greqi emigrante, kontrabandiste, dhe kultivues shtepish hashashi ne britani. Pak a shume kjo eshte panorama e administrates sone publike, duke u nisur qe nga ministrat hajdute, injorante dhe te pashkolle, ku ne krye spikat kryeministri dhe pastaj Balluku @ co. Tani shtrojme pyetjen, perse kemi kaq shume hajdute? Kaq administrate te fryre, nje rini qe sundon injoranca, nje shtet qe nuk investon ne arsim, por ne ngritje kullash, shtepi hashashi, dhe kultivim droge? Eshte uleritese te mendosh qe per 12 vjet gjysma e republikes eshte zbrazur. Tani nuk ikin me vetem ato qe kane nevoja ekonomike, por edhe ato qe si kane ketto probleme. Kjo tregon se ne shqiperj nuk ekziston me siguria juridike, jeta, prona, puna. Gjykata te korruptuara deri ne palce. Nje Irene me 5 mbiemra eshte gjyqtare ne SPAK e korruptuar, hajdute, dhe mashtruese. Ka falsifikuar deklaraten e te dhenave personale, nuk ka treguar qe ishte denuar dhe debuar nga Greqia, ne Itali e kishin kapur me vize fallco, Dumani deklaron qe keto jane krime inelektuale dhe eshte e veshtire per t'u zbuluar. Kjo eshte pak a shume republika jone. Ah se desh harrova Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Pastaj Agaçin e krimit. Dhe per ta mbyllur me Presidentin e Republikes, nje cope kari, idiot, i korruptuar dhe hajdut i pangopur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alfred

                                              Shqiperia vijon te ece kuturu, pa ligj dhe e dorezuar perballe paligjshmerise,d.m.th, informalitetit dhe krimit!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mirela Kocollari

                                                Kur do vije ajo dite qe rama te iki se nuk po durojm dot kete diktature

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje