Osmani takohet me Trump: Miqësia dhe aleanca me SHBA mbetet një bosht i pathyeshëm

27 Shtator 2025, 18:52Rajoni TEMA
Osmani takohet me Trump: Miqësia dhe aleanca me SHBA mbetet një bosht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në SHBA me shefit e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, dhe duket se gjatë asaj që u përshkrua si një bisedë e gjatë shumëplanëshe, ajo i ka treguar edhe një herë se vendi i saj mbetet gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet një bosht i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.

Takimi mes saj dhe Trumpit u zhvillua në Nju Jork. Presidentja e falënderoi për, siç tha, “interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”.

Osmani po qëndron në Nju Jork ku po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator, në pritjen e organizuar nga presidenti Trump, Osmani u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet sakaq edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.  Qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji, pasi Washingtoni njoftoi pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që sipas tij kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

 

 

8 Komente

  1. M
    Miri

    Nuk quhen Takime keto more Gazeturucer.Jane vetem Foto te momentit,ku dhe Trumpi nuk e di kush je dhe cfare Shteti perfaqson.E para eshte se Trumpi eshte Nje Idiot Vete.E dyta,Politikanet tone duan te tregojne me nje Foto qe Trump Mbron Shqiptaret:Ma Va,akoma Shqiptaret jane ne 1991 e Saliut ku thonte Ceku Bardhe.Mjaft me me Genjeshtra dhe Mashtrime,Trumpit nuk i Rruget fare per Shqiptaret dhe ku bie Kisova dhe Shqipnia.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa Osmani asht njisoj si Kurti dhe Gervalla e E

      Osmani vetem nese takohet me Allahun mund te gjeje derman. Ndryshe bisht i Kurtit do te mbetet.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Espana

        Trumpi beri foto po as e di fare ku bie Territorio del Kosovo. Me budallalleqet qe ju injekton Albini ne tru dhe e besoni s dua ta shpreh ca do ndodhe brenda 2-3 vitesh.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Trampi sa deklaroi se arriti edhe një armëpushim tjetër mes Kosovës dhe Nigerisë që kanë qenë që më 1955 në marrëdhënie lufte... Si lumë bota për këtë lider historik!

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jozi

          Beni nanje pune per te qene ju te Vetvendosjes ne Kosove se kesaj rradhe do e hani shpullen jo nga une po nga dikush tjeter. Nje hap larg terheqjes se ushtareve Amerikane eshte ky shefi portokalli

          Përgjigjjuni
          1. P
            P S E ?

            Shtet prej kartoni ? Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe te largohen njekohesisht nga vendi drejtuesit kryesore te shtetit . Po shohim te ndodhe vetem ne nje gjysme shtet , sikurse eshte Kosova !

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosovari i UÇK

              Ty moj Osmanlleshe nuk te pjerdh njeri ne Kosove e jo neper bote , kete foton mbaje te oxhaku i shtepise para se te fjeshe shikoje dhe enderoje , po sikur eshte dhe Al -Bin ~ Gervalla ? kur to beje ndonje foto dhe ky ,apo nuk pranon te dale me nje imperialist , po zagaret e tij te Vet Fundosjes kane shkuar me e mbeshet dyshen Kurti. - Gredalla ?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipe Free

                @@Fotoja e mesiperme eshte e Vjeter.. dhe Amerika nuk e ka shume Nevojen e Kosoves...eshte kjo e fundit qe ka Nevoj per Ameriken...lol

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje