Pas bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, SHBA-të shtynë për tetë ditë fillimin e zbatimit të sanksioneve kundër kompanisë shtetërore të naftës. Drejtori i Përgjithshëm i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), Kiril Tjurdenjev, u tha punonjësve se janë siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë bruto për përpunim.
Sipas tij, kompania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj, në mënyrë që punonjësit dhe qytetarët e Serbisë t’i ndiejnë sa më pak pasojat e situatës në të cilën u gjend NIS, me njoftimin se më 1 tetor do të hynin në fuqi sanksionet e SHBA-ve kundër asaj kompanie.
Industria e Naftës e Serbisë ka përgatitur pompat e vogla, rishitësit dhe shitësit me shumicë për këtë situatë. Pas afatit të ri të vendosur nga amerikanët, do të shihet se cilat do të jenë efektet e sanksioneve dhe për çfarë saktësisht referohen ato, dhe do të duhet të gjendet ndonjë zgjidhje; përndryshe, kompania serbe energjetike do të shkojë drejt falimentimit.
E cfare do ti bejne ? Nje vrime ne uje!
Zoti e bekofte Ameriken. Po nja ngushton lakun djalit te Fazliut. Rradhen e ka çuni netes.
Ngeli duke u vënë afate të tjerëve. Serbisë, është hera e shtatë, që po i vë afate. Kur do i mbarojë afati, këtij dordoleci të kallajisur.