"Shumë menduan se isha çmendur" - Clinton flet për vendimin historik të bombardimit të Serbisë

28 Shtator 2025, 16:50Rajoni TEMA
"Shumë menduan se isha çmendur" - Clinton flet për

Gjatë një paneli të organizuar nga Clinton Global Initiative, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuan mbi sfidat dhe mësimet nga konflikti në Ballkan.

Clinton rrëfeu një histori simbolike për bashkëjetesën, duke përmendur një restorant takos ku pronari është kosovar dhe menaxheri serb. “Kjo është mrekulli,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve.

Ish-presidenti u ndal te vendimi historik për ndërhyrjen në Kosovë në vitin 1999, duke treguar dyshimet që pati në fillim.

“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por unë isha i bindur se kjo do të ishte një luftë e fituar përmes fuqisë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë,” tha Clinton, duke theksuar se kjo strategji shpëtoi shumë jetë.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka mësuar se liria nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe se aleancat janë thelbësore për të ardhmen.

8 Komente

  1. H
    Ha! Ha! Ha!

    Tre emrat më të mëdhenj të kombit shqiptar; Enver Hoxha, Skënderbeu dhe Bill Klinton.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xyz

      Po ai i flamurit? Harrove Vlorën o i gjorë!!!

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Ymer Gël Baze interview nga ahurët e Pështanit

      Fondacioni Klinton gërneta feston 23 billion dollare te "ndihmes" per Haitin. Toni Blair bën premtimin ta thyejë këtë rekord në Hamas. EDrama shfleton ofertën e burgjeve...dyzon per qeli me pamje nga "dëti" apo me pamje nga qielli...

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        UDB-ja dhe KGB-ja i kane agjentet e tyre midis nesh. Puna e tyre eshte edhe duke bere propagande denigruese te te dashurve tone nepermjet edhe komenteve.

        Përgjigjjuni
      2. h
        hahahahhaha

        Gankster je Klinton. Futi nje loqe kesaj Turkes se Kosoves, Osmani.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rilindas

          Me njeri falco se kjo Osmani...nuk gjene ne bote.... Kur erdhi ne Tirane B.Klinton ca si tha kjo ndrikulla, intrigantia se bashku me ate psikopatin VV. Keshillat qe i dha atehere nga Tirana , i shperfillen ne menyre absurde dhe pse ketij njeriu i detyroheshin jeten e tyre dhe te nje populli te tere. Tani me krenari thote se po mesoj dhe turqishten........kulture eshte...por historia na tregon qe ajo perandori na la pa gjuhe e shkolla 5 shekuj... Syte , veshet e mendjet duhet te jete nga Perendimi e jo nga lindja...ky eshte amaneti i Rilindasve.... Dhe kjo gjithe kohes vetem qesh ...e neveritshme , falco... Po varja se te dy keta Osmani dhe Bini , dava perkthysesh kane qene ..ajo e Medline Ollbrite dhe tjetri i Adem Demaçit Mjere shqiptaret e kosoves ne duart e kujte jane...

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ironiku

            Kosova fshat o burre ca i merr aq seriozisht. Protektorat i Amerikes dhe toke serbe sipas rezolutes 1244. Sot eshte neser s eshte

            Përgjigjjuni
          2. d
            dhe peseri guxon e nxjerre surrane,

            Klintoni, me luften qe hapi, donte te mbulonte skandalin historik qe krijoi: Shtepine e bardhe e ktheu ne bordello. Dhe seriali vazhdon i ka dale emri dhe ne aferen Epshtein, ku kerciste pedofilia.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje