
Komisioni Evropian beson se situata në Veri të Kosovës edhe pas largimit të barrikadave është ende e brishtë.
Kështu të paktën ka deklaruar zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Nabila Massrali, gjatë një konference për media.
Ajo ka përsëritur se Komisioni Evropian ka mirëpritur de-eksalimin e situatës në Kosovës duke nënvizuar faktin se BE-ja ka luajtur një rol aktiv në ngjarjet e fundit duke u koordinuar kështu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR).
“Situata është vërtet e brishtë dhe ne bëjmë thirrje që të dyja palët të përmbahen në mënyrë që situata të mbetet e qetë dhe të shmangen të gjitha veprimet që do të kishin potencial për ta rikthyer dhunën dhe përshkallëzimin”, ka deklaruar Massrali.
Veriu, shton më tej zëdhënësja e BE-së, ka treguar se sa e rëndësishme është që palët të përkushtohet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke marrë për bazë propozimin franko-gjerman.
“Palët duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut që do të thotë formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Qasja e Europes eshte shume asimetrike. Pikesepari, u kerkon paleve te vetepermbahen kur shihet hashiqare se kush i shkakton trazirat. Dhe me e keqja eshte se balancon asosacionin me rikthimin e serbeve ne institucione , nderkohe qe zyrtaret serbe u larguan me urdher te Vucicit si dhe paguhen nga ai per kete " sherbim " , ndersa asosacioni mund te perdoret nga pala kosovare vetem ne shkembim te njohjes se Kosoves nga Serbia. Ne rast se realizohet asosacioni sic deshiron BE , atehere Serbia nuk ka per ta njohur kurre Kosoven, pra perse Kosova duhet t'ja beje kete nder Serbise, veprim qe con ne dobesim te shtetit te brishte kosovar nga ata banda kriminale qe shkaktuan kete gjendje pasigurie. Kush siguron qe keta banda nuk do krijonin situata te tilla ne vazhdimesi. Ajo qe pritej te kerkonte Europa ishte denimi I ketyre krimineleve dhe jo promovimi i tyre.