
Vetëm presioni i jashtëm, ose mbase thjesht fati, çoi në mënjnaim të një përshkallëzimi serioz të situatës në Kosovë. Por, a do të jetë viti 2023 pikëkthese?
Kështu shkroi Deutsche Welle në gjuhën serbe në një artikull ku rikapitulloi ngjarjet që shënuan vitin 2022 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Viti i kaluar u lajmërua si vit kthese dhe dramatik, por në fund doli të jetë një vit relativisht paqësor. Kjo, sigurisht, nuk do të thotë se nuk ka pasur veprime dhe paralajmërime dramatike, ngritje në gatishmërisë ushtarake, dhe momente që mund të përshkruhen si incidente serioze, veçanërisht në Kosovë, por së paku tash për tash, gjërat duket të jenë nën kontroll”, shkroi DW.
Duke qenë se viti 2022 ishte edhe vit elektoral [në Serbi], pritej që kjo të shkaktonte tensione shtesë, pasi pati paralajmërime që të nesërmen e zgjedhjeve do të vinin protesta, por gjithsesi e gjithë fushata parazgjedhore, si dhe periudha paszgjedhore. kaloi pa shumë fërkime.
Fillimi i konfliktit në Ukrainë përkoi me fushatën zgjedhore serbe dhe serioziteti i asaj tragjedie u reflektua edhe në sjelljen e pjesëmarrësve në jetën politike në Serbi.
Kjo ndikoi ndjeshëm në dinamikën dhe nivelin e tensioneve politike në Serbi, kështu që as qeveria dhe as opozita nuk ndërmorën ndonjë hap shtesë që do ta përkeqësonte ndjeshëm situatën.
Ky fakt ua lehtësoi edhe më tej pushtetit në Serbi vazhdimin e sundimit autoritar, sepse opozita u pozicionua si një faktor politik që nuk dëshiron të bëjë shumë valë në një kohë kur kreu i shtetit po vuan nga presionet e mëdha të jashtme.
Një pjesë e opozitës, pa dyshim, ka ushtruar presion mbi autoritetet në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë, por këto ishin paralajmërime të vakëta, të cilat nuk mund të ndikonin ndjeshëm në vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Nga ana tjetër, vendimet e Albin Kurtit u pritën me dënimin unanim të pushtetit dhe opozitës serbe dhe kjo ishte tema që dominoi gjysmën e dytë të vitit. Vetëm presioni i huaj, ose ndoshta thjesht fati, çoi në shmangien e një përshkallëzimi më serioz të situatës në Kosovë.
Ashtu siç pritej, çështja e Kosovës nuk u zgjidh gjatë vitit 2022, dhe sipas zakonit të mirë të vjetër, viti i ardhshëm shpallet edhe një herë pikë kthese kur bëhet fjalë për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës.
Prandaj, këto pritshmëri nuk janë të reja, por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë Perëndimi vepron dhe tingëllon i vendosur për ta përfunduar këtë punë në vitin 2023. Sa vendimtar do të jetë në të vërtetë një vit, apo do të jetë një tjetër shpallje bombë?
Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, kujton për DW se “shumë herë në vitet e kaluara është dukur se ky problem ishte afër zgjidhjes, kështu që nuk ndodhi, por tani mund të jemi më afër tij. Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë, por tani kemi disa struktura të jashtme që mendojnë se tani është një moment i favorshëm për të ushtruar presion”.
Por, nga ana tjetër, vazhdon Spasojeviq, “ne kemi dy liderë, Vuçiqin dhe Kurtin, të cilët janë mjaft kokëfortë dhe kanë disa kalkulime të tyre që nuk hyjnë në planet e jashtme. Këtu e shoh pengesën më të madhe, nëse ka. është një ofertë mjaft e mirë që do t’i kënaqë të dy liderët. Mendoj se ka disa kufizime në atë presion – Serbia nuk mund të pritet të marrë p.sh sanksione, pse nuk dëshiron të pranojë një marrëveshje me Kosovën që nuk i përshtatet. Prandaj është e mundur që zgjidhja e atij problemi të zgjatet”, tha Spasojeviç për DW.
Mbasi kishte mbeshtetjen e fuqishme nga Rusia, perkrahjen e Europes dhe shkeljen e syrit nga ambasadori amerikan ne Beograd , Vucici u be trim dhe turbulloi rajonin per ti bere presion qeverise Kurti , e gjitha kjo per te realizuar nepermjet forces asosacionin e komunave me shumice serbe. Por gabohen rende, pasi asosacioni mund te realizohet ( brenda ligjeve te shtetit te Kosoves) vetem nese Serbia njeh Kosoven . Serbia eshte ajo qe perfiton, pasi I kane premtuar hyrje me hapa te pershpejtuara ne BE, ndersa qeveria kosovare nuk ka pse te beje hapa te nxituara dhe te gabuara ne bisedime, pavaresisht presionit te nderkombetareve, te cileve u intereson terheqja e Serbise ne krahun perendimor dhe per arritjen e ketij qellimi kerkojne qe haracin ta paguaje Kosova. Serbise ju deshen 63 vite ( 1815 - 1878 ) per tu njohur nga perandoria turke. Atehere pse Kosova duhet te ngutet dhe kjo ceshtje te kaloje ne prioritetin kryesor te qeverise kosovare duke anashkaluar ceshtjet e tjera, vetem pse ashtu deshiron Serbia.
Se serbia eshte kthyer ne Kosove gati siq ishte para vitit 99 kjo ska asnje dyshim, edhe pse u shpall pavaresia dhe shume qhtete n'a njohen ne i dhame hapsire serbise qe me njerezit e saj te rikthehet si çdo her deri me tani, mjafton ta kujtojme qeverise 1 te allbin kurrcit kursa ishte ne opozite isa mustafen e quante minister i millosheviqit, e gjuajti edhe me molltov dhe ne fund u detyrua ti nenshtrohet deri ne perulje duke e quajtur prrofa, thuajse nuk ishte prrofa edhe d'y tre muaj me par, pastaj allbini si kryeminister kishte zgjedhur kshilltar nje pjell shkau qe quhet skellzen gashi i cili ne cilsin e kshillarit doli e tha se masakrat ne kosove nuk i kishte ber serbia as millosheviqi por uçk dhe Hashim Thaqi, pra a nuk eshte serbia kembekruq ne kosove, pastaj ne zgjedhjet e fundit beri koalicion me mender presednike osmanka e cila kishte tubuar te gjithe pjellen serbosllave ne nje shoqat te quajtur guxo nga te cilet kurre skemi degjuar asnje fjale kunder serbise por vetem kunder uçk-s dhe veqmas kunder presidentit Thaqi, ashtu siq ban serbia tash e mbi 30 vite dhe dikush akoma nuk e paska pare kete e po pritka nje sulm politik te serbise gjate vitit 2023,gjynah per keta qorra nga trut apo me mire tu themi pjella e serbosllavise te ringjallur ne Kosove, dhe deshmia me e mire per kete eshte situata ne veri, vetem pjella e shkaut nuk e pranon se veriun e qeverise serbia sepse kjo pjelle punon qe serbia te rikthehet deri Ku ishte deri me 12 qershor, e kur shqiptaret e mjer qe kan votuar allbin kurrcin duke i mashtruar se do bashkon kosoven me Shqiperine tu dali kllapia do binden se ka realizuare deshirat e osmankes per brastvo jedinstvo, jo vetem ne qeqeni putini gjeti kadirovin por edhe vuqiqi ne kosove gjeti tbijen e milicit dhe e veshi para pak ditesh edhe me kostumin e kadirovit per ti mashtruar shqiptaret se osmanka do ta mbroje veriun, pra qeni i keq ta sjell ujkun ne torisht.