Nga Armat Matoshi
Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut lirisht mund të konsiderohet si “pjesëmarrje dhe anim direkt” në promovimin e një vije të caktuar politike opozitare me qëllim “përçajen” e faktorit politik shqiptar atje, thonë për Albanian Post njohës të çështjeve politike.
Kur janë intensifikuar përpjekjet për përbashkimin e liderëve të partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike – kundër Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet, nën udhëheqjen e politikanit veteran, Ali Ahmeti, vizita e Kurtit atje po shihet si pozicionim i qartë politik.
Komuna e Çairit dhe ajo e Tetovës udhëhiqen nga blloku i sapoformuar opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike – fraksion i dalë nga BDI-ja apo konstelacioni “grupi i zjarrit” – udhëheq me komunën e Çairit, ndërsa komuna e Tetovës udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Vizita jo-formale e Kurtit në Maqedoninë e Veriut nuk lidhet me përpjekjet për të unifikuar faktorin shqiptar atje, por për të shtrirë autoritetin e tij në këtë shtet, sidomos në mesin e shqiptarëve, thotë për Albanian Post, politologu Shkodran Ramadani, i cili shton se ajo që në hapësirën diskursive artikulohet si përbashkim, në praktikë merr tri trajta të përçarjes.
“Trajta e parë e përçarjes vjen për shkak se synimi i Kurtit është të ndihmojë një brez të ri politik kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit. Opozitarët e BDI-së ka kohë që po përpiqen të gjejnë një formulë që e ‘shfronëson’ atë nga primati i partisë kryesore shqiptare në dy dekadat e fundit”, thotë Ramadani.
Ramadani konsideron se pozicionimi i Kurtit me partitë shqiptare “anti-estabilishment” bazohet në dëshirën e tij për të marrë rolin e një “lideri mbarëkombëtar” dhe të eksportojë në Maqedoninë e Veriut momentumin që e krijoi në Kosovë me Lëvizjen Vetëvendosje – suksesin e së cilës po e lakmon tash blloku i ri opozitar shqiptar atje.
“Kurti edhe ashtu është popullor në mesin e votuesve jashtë BDI-së dhe shihet si personifikim i ‘ndryshimit’ dhe si lider mbarëkombëtar, rol të cilin Kurti dëshiron ta luajë me doemos. Maqedonia e Veriut është platforma perfekte për ta testuar tani planin e tij”, thotë politologu kosovar.
E për ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ndërhyrja e Kurtit në vendet fqinje ku banojnë shqiptarët nuk është diçka e re, veçse atëherë në rolin e opozitarit të zjarrtë, kurse tash në pozitën e kryeministrit të Kosovës – një sfidë kushtetuese në prezantimin e tij, ngase ai nuk i përfaqëson shqiptarët në rajon, por vetëm shtetin e Kosovës.
Kurti pati dështuar keq në inkursionin e tij në trupin elektotal të Shqipërisë më 2021. Pasuksesshëm i doli edhe përkrahja për Blerim Rekën në garën për president të Maqedonisë së Veriut. Sivjet ai e emëroi në ekipin e tij Ardita Sinanin nga Lugina e Preshevës, të cilën e përdori kundër Shqipërim Arifit, aktualisht kryetar i Preshevës.
“Për më teper, ai nuk do të takojë asnjë pjesëtarë të një opsioni tjetër politik e as një zyrtar shteti. Nëse kësaj i shtohet edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e një shteti tjetër, si në Shqipëri, apo përfshirja e një këshilltareje nga Lugina e Preshevës – kjo nuk është një rastësi, por pozicionim i qartë politik”, thotë Hysa, ndërsa vëren se kështu mund të delegjitimohet edhe kritika ndaj politikës destruktive të Serbisë ndaj vendeve të rajonit.
“Çështja është se me këtë sjellje, nesër do të jetë hipokrizi të kritikosh presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nëse për shembull, ai do të vinte në promovimin e rrugës Rashkë-Leposaviç apo nëse ai mbështet opsione politike hibride në Kosovë e rajon, që nga ai përjetohet si ‘botë serbe’”, thotë mes tjerash diplomati kosovar.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, i cili i shërbeu vendit nga viti 2012 deri në vitin 2018, thotë se vizita e Kurtit tek fqinjët mund të lexohet edhe si zgjerim i rivalitetit të tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por edhe si përdorim i këtyre të fundit nga subjektet rivale politike në vendet e populluara me shqiptarë etnikë.
Demonstrimi i rivalitetit Kurti-Rama edhe në Maqedoninë e Veriut, sipas politologut Ramadani, përbën “trajtën e dytë” të përçarjes atje, ngase po hapet një “front i ri” mes dy kryeministrave shqiptarë – njëri me mbështetje të hapur dhe sitematike për partitë opozitare, ndërsa tjetri me mbështetje të heshtur për Ali Ahmetin dhe BDI-në.
“Edhe Maqedonia e Veriut është duke u përfshirë nga ethet e një ‘Lufte së Ftohtë’ mes Ramës dhe Kurtit. Kësisoj, polarizimi po merr përmasa mbarëkombëtare me qendër në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë Ramadani, derisa shton se edhe kreu i BDI-së pretendon se është një qendër e tretë pushteti ndër shqiptarë, vecanërisht në Maqedoninë e Veriut.
Një rrezik tjetër që vjen nga përçarja e faktorit shqiptar në një shoqëri shumë-etnike sikurse ajo e Maqedonisë së Veriut, ku shpesh hapësira publike kthehet në tokë pjellore për nacionalistët e të dyja palëve, thotë ndër të tjera Ramadani, nuk ka të bëjë me raportet brenda-shqiptare, por me raportet mes shqiptarëve dhe maqedonëve.
Përfshirja e Qeverisë së Kosovës në çështjet politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, paralajmëron ai, do të lexohet nga nacionalistët maqedonë të udhëhequr nga lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, si ndërhyrje për të marrë nën kontroll shtetin që, sipas pretendimeve të tyre, iu përket vetëm atyre.
“Normalisht, kjo është e ekzagjeruar, por në praktikë mund të forcojë VMRO-DPMNE-në si parti që nuk kultivon një vizion gjithëpërfshirës multietnik të Maqedonisë Veriore, por një vizion nacionalist përjashtues, veçanërisht kundër shqiptarëve”, saktëson mes tjerash Ramadani.
Në këtë kuptim, disa nga arritjet e viteve të fundit, sa i përket ndërtimit të një kohezioni ndër-etnik qytetar – rezultat i bashkëqeverisjes ndërmjet Unionit Socialdemokrat të Maqedonisë së Veriut (LSDM) të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe BDI-ja – mund të pësojnë një goditje nga reaksioni i formacioneve nacionaliste.
“Trashëgimia e [ish-kryeministrit Nikolla] Gruevskit mund të ngjallet bash në kohën kur menduam se e kemi varrosur. Në këtë kuptim, edhe në këtë rast mund të flasim për një përçarje mes qytetarëve të përkatësive të ndryshme kombëtare”, alarmon Ramadani.
E misioni real i Kurtit nuk del të jetë as unifikimi i faktorit shqipar në Maqedoninë e Veriut, as promovimi i rrugës me emrin e veprimtarit Adem Demaçi e aq më tepër diskutimet për aksin rrugor Tetovë – Prizren, por forcimi i kundërvënies dhe ndarjes brutale “ne kundër atyre” që veçse ka filluar të marrë formë në Kosovë.
Lider nderkombetar ky katunari?!!
Ky trapi me emrin Albin po ndihmon linjen e Sputnik qe para disa vitesh thoshte: te pengojme platformen e tiranes per unifikimin e faktorit politik shqiptar ne maqedoni. Ky eshte spiuni me i mire i sllavizmit
Sa ma gjatë të zgjasë kariera politike e këtij njeriu aq ma keq do të jetë për mbarë Kombin Shqiptar...
Keto qe shfaq Albini, jane vese inferioriteti, Flamur Noka eshte rasti tipik ne Shqiperi. Kosova nuk ka pashaporta, nuk ka investime, nuk ben dot asgje, eshte Palestine, te ciles shume shpejt po i vijne edhe perplasjet e incidentet.
Ti vetëm se sa tregove se sa defekt e të retarduar e ke trurin .
RROCKEN E KA TE SIGURTE CETNIKU!!!!!
Albin Kurti eshte faktikisht Lideri mbarekombetar i shqiptarve,eshte i mireshkolluar,i civilizuar,ka mbaruar studimet me mesataren 10-te per Ing Elektronike,e njef historine e Europes me mire se lideret e shteteve perkatese,eshte i pa’korruptuar dhe i pa’shantazhueshem,i pa’perlyer me mafian,bandat,trafiqet siç eshte edvini ushtari i sorrosit i cili ka krijuar mbi 15 miliard euro pasuri nga trafiqet,korrupsioni dhe dirigjimi i mafias ku ai eshte shefi de facto dhe Albini bashke me Vjosen arriten te largojne me vote nje « elite » mafiozo-tradhtare te korruptuar deri ne palce siç ishin hashimovic thaci,isa mustafovic dhe mercenaret mafioze siç jane sami mushtakiviç,ramush legenovic
Rrugaç që i shërben përçarjes së shqiptarëve, i pabesueshëm, hipokrit, gënjeshtar, i paqëndrueshëm në ato që thotë. I pëlqen vetja, populli kur mallkon thotë: të hyftë vetja në qejf! E Albini jo shqiptar, që duket sikur qan kur flet, e duket si pikëpyetje kur ecën, i ka hy si shumë vetja në qejf????
Si se marin kosovaret ket qelb zvarre qe beri corap Kosovën.
Po' ha shume ky Kurti anej e ketej
Bojani si ne Shqipri ,jepini K@rin Kurtit dhe mos e lejoni te Futet ne Maqedoni. Kurti ka Misjon Shkatrrimin e Shqiptarve. Kur do ta kuptojne keta Kosovaret ,qe Kurva Kurti po i Tradheton.
Al-bin kosova eshte nje karagjoz qe veshtire tja gjesh homologun. Me ato qeshjet e shternguara ne foto,qe me shume skermitet.
Albini nuk paska te drejte te shkoj ne Maqedoni, kurse Lugati Rama paska te drejte te vihet direkt ne krah te armikut te shqiptareve te cilin e vete e quan mik (Vucic). Propaganda hibride serbo-ruse nuk kalon me. Poshte tradhetaret.
Idjoti Kurti po fluturon me pras ne b*the,ky plere po percan mbar shqiptarine dhe stafi qe e rethon i ndyre eshte.
Nuk mund te krahasohet kurre Albin Kurti me Ramen per keto manovra qe ben Kurti.Erdhi dhe ne Shqiperi ku paturpesisht krijoi degen e partise VV qe mori pjesë ne zgjedhje.Edhe Rama ka qene ne Maqedoni ose i ka pritur ne Shqiperi dhe gjithmone ka shprehur opsionin e bashkimit te shqiptareve,e njejta gja edhe ne Mal te Zi.Partite kosovare ne fillim nuk e kane trajtuar mire Ramen te helmuar nga Berisha por nuk ka nderhyrje asnjehere ne politikat e tyre.Kurti qe dikur ka patur opsion bashkimin kombëtar sot eshte nje perçares i saj
Rama e mban ne koken e karit kete Al -Bin si dhe gjithe koqevaret qe e mbeshtesin
Kurvi edhe ne paraqitje eshte shtremberuar e shpiferuar me keq se Saliu qe eshte ne moshe te re. Kete te ben shpirti i lig qe i duket ne fytyre.