Rrëzohet një aeroplan në Serbi, humb jetën piloti

10 Gusht 2023, 16:47Rajoni TEMA

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, humb jetën piloti

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël afër Aeroportit “13 Maji” në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Sipas Minstrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 12:10 është raportuar se një aeroplan i vogël është përplasur, ndërsa në terrenin e paarritshëm dolën policia, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, shkruan Euronews Serbia.

Zjarri në aeroplan është shuar, por autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e një personi.


Menaxheri i fluturimeve në aeroportin sportiv “13 Maj”, Boshko Todoroviç tha se ai ishte në krye të atij fluturimi dhe konfirmoi se kishte humbur kontaktet me pilotin.

1 Komente

  1. P
    Plani 5te pesevjecar

    Të rroni vetë..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje