
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiç si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.
Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet.
Spajiç i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.
“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiç, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviç.
“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri të qëndrueshme, të pandarë nga profili evropian”.
Partia Evropa Tani ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Lini një Përgjigje