PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme, deputeja: Qeveria po shkel interesin kombëtar të Kosovës

9 Gusht 2023, 11:26Rajoni TEMA

PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme, deputeja: Qeveria po

Partia Demokratike e Kosovës për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Kosovë ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deputetja e PDK-së Blerta Kodra Deliu në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga organet e sigurisë në Kosovë që të marrë masa dhe të zbardhë të gjithë skandalet dhe personat e përfshirë që punojnë për interes të Serbisë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se me publikimin e audio përgjimeve kemi të bëjmë me një shkelje të karakterit të shtetit të Kosovës dhe degradim të shtetit nën influencën e Rajdoçiç.

“Mësuam se Rajdoçiç e ka mbështetur qeverinë e Albin Kurtit. Mendoni se kemi një qeveri që duke shkelur karakterin e Shtetit i ofron interes kombëtare të Serbisë përmes kriminelit Rajdoçiç kjo është ajo që na shqetëso

Kuptuam se Mimoza Kusari mund të jetë edhe pjesë e përgjimeve të tjera dhe deri më tani siç është paralajmëruar ne mund të kemi parë shumë pak nga llumi nga afera që është përfshirë qeveria Zdravo-Kurti dhe Mimoza.

Kërkojmë nga organet e sigurisë që përgjegjësit në krye të institucioneve publike me urdhër të Rajdoiçiçit të mos kryejnë ndonjë akt anti shtetit tonë dhe në shërbim të Serbisë.

Katandisja e vendit nga qeveria Zdravo po i kushton shumë Kosovës, kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme, që qytetarët të ndalin rrugën e turpit dhe të  degradimit të shtetit dhe influencën e Rajdoçicit dhe të protagonistëve kryesore”, ka thënë ajo.

1 Komente

  1. h
    hurlaburla

    Inxhja Zel, dada Kumri, hasta la vista!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje