
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukraina “do të humbë brenda ditës gjithçka që ka në dorë”, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ai pretendon se Ukraina do ta humbte plotësisht besueshmërinë e vet politike brenda ditës.
“Pas kësaj, si mund të thotë Ukraina se i përmbahet ligjit ndërkombëtar? Jam i bindur se [presidenti i Ukrainës Volodymyr] Zelensky nuk do ta hedhë këtë atu”, tha Vuçiç më 8 Gusht.
Ukraina është duke u përballur me një agresion rus që nga Shkurti 2022, kur Moska e nisi pushtimin e saj. Në vitin 2014, Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas, Krimenë.
Ai shtoi se Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vuçiqi i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, ku iu përgjigjën pyetjeve rreth një letre të deputetëve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan masa më të rrepta ndaj Serbisë.
Më 7 Gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia dërguan një letër zyrtarët të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve.
Vuçiç tha se letra e deputetëve evropianë dhe amerikanë “nuk është kundër meje, por kundër Serbisë.”
“Unë jam krenar që Alicia Kearns dhe Bob Menendez më sulmojnë mua, por jam krenar edhe kur e shoh se emrat që ishin më parë nuk janë më aty”, shtoi Vuçiç.
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, tha të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.
Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008.
“Qëndrimi i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina e respekton integritetin territorial të Serbisë”, thuhet në komunikatën e ambasadorit Tolkach.
Por, Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.
Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Ukraina, si vend demokratik i cili e respekton lirinë e fjalës, nuk mund ta kufizojë shprehjen e mendimit të politikanëve të tjerë, të rrethit profesional apo publikut”, theksoi ai./REL
Uauuu, e kuptoni o njeres!!! Ukrahina na qenka e varur per jet a vdekje nga Serbia e Goebbelsit te Millosheviçit dhe çirakut te Putinit!!! Sipas ketyre njeshave serbe, amerikanet jane matufa,dhe e perkufizuan gallofin serb,si shanci i fundit per te ndihmuar duke furnizuar ukrainen me municione!! Goebbelsi i Milloshit eshte deshperuar se kane filluar seriozisht tratativa per ti dhene fund luftes, dhe Ukrahina mund te biere dakord me Ruset per kufij te rinj, dhe asgje nuk e pengon Ukrainen te njohe Kosoven.Ne momentet te veshtira shqiptaret u gjenden ne krah te tyre pa medyshje, duke u bashkuar aleateve me te medhenj, e duke u treguar te vendusur perkrah Ukrahines se dhunuar brutalisht nga fqinji agresor, edhe ne istitucionet nderkombetare shqiptaret kane qene te vendosur perkrah ukrahines, edhe nga ana humanitare shqiptaret u treguan shqiptare , Serbet jo, ata treguan fytyren e vertete si serbe, dhe ukrainsit kete nuk e harrojne!!!
Ke te "drejte" ti pjeper ne argumentin tend prej analfabeti funksional, po mos harro si serbia dhe ukraina kane te njejtin probleme me ndryshimin e kufijve me forc, prandaj leri ato dengla me perkrahjen qe i kemi dhen ne si shqiptar ukraines.Po kjo ukrain qe nga 1999 deri 2014 mos themi me vone, pse se njojti pavarsin e kosoves more pjeper i pa pjekur, keto qe shkruan ti jane si ato prrallat te censumes...!!
Zhvejkui-ene zotnija jote ja ke fut si kau peles. S'do men e kalem qi Ukraina do mbroje interesat e veta dhe njohja e Kosoves munnet me i prish pune, por ne situaten kur ajo po sulmohet nga nje shtet fqinje, po shikon se kush eshte ne anen e saj dhe kush ashte me armikun rus. Dihet ka e gjithe bota qe rasti i Kosoves eshte rast unikal, packa se per interesa politike nuk duan ta pranojne publikisht, pasi shqiptaret atje jane vendas, ndersa serbet jane ardhacake. Ne territoret e pushtume prej Rusise, kane qene banuar historikisht prej ukrainasve dhe ruset jane atje te ardhur. Eshte normale qe ato territore i perkasin Ukraines. Problemi eshte tek perceptimi dhe perpunimi i opinjonit publik ne Ukraine. Po qe se popullit ukrainas i tregohet e verteta hsitorike, nuk ka aresye per te qene kunder njohjes se Kosoves prej qeverise se tyre.
Te gjitha premisat te cojne qe po u arrit nje armpushim dhe nje dakordesi paqeje midis Ukraines e Rusise, dhe duke pare pozicionet te stabilizuara ne terren, mund te ndodhe me shpejt sa mendohet , pozicionet e Ukraines karshi Kosoves te ndryshojne.Ate c'ka diskutohet ne ambientin parlamentar ukrainas mbi Kosoven, e konfirmon edhe ambasadori ukrainas ne Beograd. Keto zhvillime qe po ndodhin kohet e fundit e shqetesojne Vuçiçin, dhe sipas meje kjo eshte arsyeja pse Vucic eshte kaq i revoltuar mbi zerat e njohjes se Kosoves nga Ukraina, dhe e detyron Vuçiçin ne shperthime te tilla, sepse jane mundesi reale!! Dihet boterisht qe agresioni Rus mbi Ukrainen eshte shume i demshem per Serbine, sepse dobeson nderkombetarisht Rusine si mbrojtese te Serbise, ose i duhet me patjeter qe te rishikoje argumentacionin e perdorur per mbrojtjen e pozitave Serbe . Sa per Zhvejkun, nepermjet komentit te tij,ka dhene maksimumin!!!
Behet fjale per ca hekura qe shet ky beqiri ne Ukrahine,qe nuk se bejne ndonje pune pervec cate ardhura qe siguron Serbi..