
Ditën e djeshme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova, ka akuzuar Ukrainën, për trafik organesh të viktimave të luftës.
Në një editorial të publikuar në ‘Rossiiskaya Gazeta’ , Zakharova, shkruan se ‘Ukraina ka qenë e njohur si lider botëror në trafikun e organeve’ prej shumë kohësh, duke nisur që nga vitit 1990 e duke u rritur shumë pas asaj që ajo e quan ‘operacioni ushtarak special rus’ në shkurt 2022, sulmin e ushtrisë ruse ndaj territorit ukrainas.
Në një pjesë të editorialit të saj Zakharova lidh trafikun e organeve nga Ukraina me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas saj persona të përfshirë në UÇK mund të kenë lidhje apo po merren me tregti organesh ndërkohë që përmend gjykimin në Gjykatën Speciale të Hashim Thaçit e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
“Ka informacione se personat e përfshirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mund të kenë një dyqan organesh ose së paku të merren me këtë tregti. Një nga udhëheqësit e saj tani është në gjyq për trafikim të organeve të ushtarëve të vdekur serbë, civilëve dhe disidentëve të tjerë gjatë luftës në Jugosllavi. Ushtria është ende duke funksionuar, por me një emër tjetër dhe ushtarët e saj mund të luftojnë si mercenarë në Ukrainë.” – shkruan Zakharova.
Pak ditë më parë, autoritetet shqiptare arrestuan Dritan Goxhajn, me kërkesë të Dhomës së Specializuar të Kosovës me qendër në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte në periudhën 1998-1999.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Goxhaj dyshohet për veprat penale të ‘kanosjes gjatë procedimit penal’ dhe ‘pengimit të funksionarëve në kryerjen e detyrës zyrtare’.
Çështja e trafikut të organeve nga UÇK-ja duke përdorur baza në Shqipëri, mes të cilave më e njohura ka qenë Shtëpia e Verdhë në Mat, u përdor nga Carla del Ponte e Dick Marty për të ngritur akuza ndaj UÇK-së.
Në 3 prill 2023, në një intervistë në Euronews, Dritan Goxhaj, e denonconte shkrimin ‘Shtëpia e Verdhë’ nga BIRN si të porositur nga Beogradi dhe akuzonte bashkëautorin e shkrimit, njëherazi dëshmitar në gjyqin në Hagë, Altin Raxhimin.
“Gjithçka nisi në bazë të një letre të bërë nga gazetarët e Birn, në atë kohë Birn nuk kishte për Shqipërinë, por paguhej direkt nga Beogradi dhe shkrimin e bënte një amerikan dhe një shqiptar. Shqiptari është Altin Raxhimi i cili ka shkruar këtë letër ku thotë se janë arrestuar dhe mbajtur nga UÇK-ja në Kukës në këtë fabrikë me 19 shqiptarë dhe për këtë shkrim që ky zotëri ka përfituar azil politik sot në Kanada dhe është gjithashtu i fshehur dhe dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kundër gjykimit që do të fillojë sot kundër të akuzuarve. Ky artikull është pranuar në prokurorinë e UMNIK-ut dhe në bazë të këtij neni ka filluar një proces gjyqësor në vitin 2009.” – deklaronte Goxhaj.
Important ????: Russia’s top propagandist Maria Zakharova just wrote an “op-ed” claiming that Ukrainians are “selling the organs of Russian war prisoners”, with the support of Western Sounds familiar? It’s an identical claim made by Serbs about Kosovan guerrilla fighters. pic.twitter.com/ymHbUIJvjH
— Petrit Selimi (@Petrit) August 7, 2023
Rreth dy javë më parë, më 26 korrik, BIRN publikoi një tjetër shkrim me titull ‘Në gjurmët e një vendimi të pakapshëm për trafikimin e organeve në Kosovë’. Shkrimi nuk ka asnjë fakt apo të dhënë e shërben thjesht për të mbajtur gjallë tezën e trafikut të organeve.
Lidhur me arrestimin e Dritan Goxhajt, eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se është bërë për shkak të krizës në të cilën ndodhet Gjykata Speciale si dhe për të dekurajuar dëshmitarët e mundshëm që kanë dijeni që të mos flasin, lidhur me ngjarjet për të cilat akuzohen ish-krertët e UÇK-së.
“Dritan Goxhaj është mik i vjetër me ish komandantin e UÇK në Prishtinë Sali Mustafën, që është dënuar 26 vjet dhe dy nga dëshmitarët që përmenden aty, janë edhe dëshmitarët të dosjes së zotit Mustafa dhe ai ka për të shkuar në apel dhe këtu është problemi, që të parandalohet çdokush tjetër që ka dijeni në raport me ngjarjet, dëshmitarët, të mos flasë se ndryshe përballet me burgun, siç i ka ndodhur Hysni Kucatit, Nasim Haradinajt.” – tha Kulla.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i ka quajtur akuzat e Zakharova-s të njëjtat me ato të Serbisë ndaj UÇK-së.
You know what’s on front pages of Serbian government tabloids? A crazy story that Ukraine, with the help of Albanian KLA (using filthy racist expression in front page for Albanians) is taking out organs of Russian soldiers and selling them to the world. ????
— Petrit Selimi (@Petrit) August 8, 2023
Read my entire thread: https://t.co/ZgzhSZTQ7i
Ai shkruan në Twitter se shkrimi i Maria Zakharova-s është i njëjtë me pretendimet serbe daj UÇK-së për trafik organesh. Ai thekson se për më shumë se 10 vjet, Rusia ka bërë një fushatë në Këshillin e Evropës për të ‘hulumtuar’ raportin e Dick Marty-t e akuzat e tij ndaj UÇK-së për trafik organesh duke përdorur NATO-n. /Hashtag.al
Shkrimet dhe Komentet e Zaharoves duhet te Merren Serjozishte si nga "Qeveria e Kosoves" dhe ajo e Shqiperise....ve ne Thonjeza Qeverine e Kosoves sepse e di qe Albin Kurti ka bere vetem Lojen e Serbeve me Politiken e tije...dhe nuk shikoj se ka bere dicka per UCK-e..
Po ja qe une budallai psh e marr seriozisht gocen vetem kur eshte mbrapsht...si i bohet mi Svetllana??
Seriozisht duhen marre ato akuza qe kane nje baze reale, por jo enderrime pa kuptim dhe praktikisht te pamundura. Mjafton te permenden deklarat qe kane dhene ne kohen kur diskutohej raporti i Dick Martin-it ne Keshillin e Europes, te doktoreve me ne ze te transplatimeve te organeve, qe vertetuan se te hiqen organet nga trupi i nje njeriu kerkohen kushte shume specifike ruajtje dhe transporti per mbajtjen sterile te organeve te hequra, qe nje ambient si ai i "shtepise se verdhe" nuk kishte asnje mundesi qe ti ofronte, pa folur per aparatet teper moderne dhe ekipet mjekesore te specializuara qe kerkohen per te bere kete pune. Keto jane akuza pa asnje baze reale qe i jepen publikut te pakualifikuar rus, pasi jam i bindur qe mjeket ruse, ose cdo rus qe ka mend do kene qeshur nga keto absurditete te zedheneses se qeverise se tyre.
Spitalet e ukraines nuk jane si shtepia e verdh or veshgrisur, dhe mos te duket çudi qe ne perendim keto fenomene jane prezente, bile para ca kohesh u kapen ukrainas a moldav qe trafikonin femij, terreni ne kohe lufte eshte ideal per kriminelet e kitij aktiviteti.