Nga UÇK-ja te kualifikimet në SHBA, kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Kosovë

8 Gusht 2023, 12:24Rajoni TEMA

Nga UÇK-ja te kualifikimet në SHBA, kush është ministri i

Koloneli Ejup Maqedonci, u emërua këtë të martë si ministër i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Emërimi i tij në ministrinë e rëndësishme në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Maqedonci ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe doli në pension të parakohshëm në korrik të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Më pas ai u bë pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe ka shërbyer për një dekadë si komandant i batalionit për kërkim-shpëtim.

Maqedonci më pas ka vazhduar detyrën e shefit të departamentit të operacioneve dhe trajnimeve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Pas pensionimit, Mehaj i ndau Maqedoncit “Medaljen e Karrierës” për kontributin e dhënë për formimin, ristrukturimin dhe modernizimin e FSK-së.

Sakaq, ish-ministri Armend Mehaj iu bashkua kabinetit të kryeministrit Kurti nga Norvegjia, për të drejtuar ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

1 Komente

  1. U
    UÇK

    Ata qe pranojnë te jenë ministra te qeverisë ZDRAVVO te Albin kurti jan hiça

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje