Reduktimi i policisë në veri të Kosovës, BE: Presim hapa të tjerë

10 Gusht 2023, 11:40Rajoni TEMA

Reduktimi i policisë në veri të Kosovës, BE: Presim hapa

Bashkimi Europian e përshëndeti reduktimin e pranisë policore nga objektet në veri si një hap të duhur përpara, por sipas Brukselit nevojiten edhe hapa të tjerë në kuadrin e përpjekjeve për shtensiomin e situatës në veri të Kosovës.


“BE-ja e mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore.

Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së për mediat vendase. Qeveria e Kosovës ka filluar iniciativën ligjore për largimin e kryetarëve të komunave veriore, që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Largimi i kryetarëve pritet te realizohet përmes peticioneve. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Diplomacia perëndimore që atë kohë është vënë në përpjekje për uljen e tensioneve ndërsa ka ndëshkuar Kosovën për mungesë bashkërendimi.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se mungesa e bashkërendimit me aleatët perëndimorë ka bërë që Kosova të identifikohet si palë destruktive.

“Ne mund të mos e kishim pasur fare një situatë të tillë sikur kryeministri i Kosovës të ishte bashkërenduar me aleatët ndërkombëtarë ashtu që kryetarët të mos dërgoheshin fare në ndërtesa nga të cilat tash duhet të largohen, që njësitë e posaçme të policisë të mos kishte nevojë të dërgohej fare, dhe tash në vend të asaj ne duhet ta kthejmë situatën në pikën zero, në pikën nga e cila kemi mundur të mos lëvizim fare pa i dëmtuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe nëpërmjet bashkërendimit të gjendeshin zgjidhje të tjera të cilat tash ne po i kërkojmë dëshpërueshëm”, tha ai.

2 Komente

  1. k
    katarakti

    Ajo që këkojnë ndërkombëtarët është shumë e thjeshtë. Katër bashkitë në veri të Kosovës vetëm formalisht të varen nga Prishtina, por praktikisht nga Beogradi. Kurti të ndalohet të fusë hundët në punët e tyre. Po ashtu edhe për "Zajednicën". 10 bashkitë serbe në Kosovë të kenë përfaqësuesin e tyre në marrëdhëniet me Prishtinën dhe botën e jashtme. E shkruar në marrëveshjen e Ohrit. Pa u plotësuar minimumi këto kushte BE-ja nuk do të jetë hiç e kënaqur!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      E njejta marrveshje eshte lidhur para 20 vjetesh midis Kroacise dhe Serbise per pakicat Serbe. Nuk ka pasur asnje konflikt, asnje kontradikte, cdo gje ne rregull. Keto pjese te marrveshjes jane bere ne 2013, nuk i ndryshon dot njeri, Amerika dhe Europa po i zbatojne. Vetem keshtu njihet Kosova ne OKB. Mos e zgjasni problemin, do i kushtoj keq Kosoves.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje