Përpos luftëtarëve shqiptarë që kishin ardhur nga të gjitha trevat për të luftuar në Koshare, kësaj beteje në radhët e UÇK-së iu kishin bashkuar edhe një francez, një italian dhe një algjerian. Po si u bë që këta tre shtetas të huaj të luftojnë për të çliruar Kosovën dhe për të bashkuar shqiptarët?
Franchesko Bider, Paillard Arnaud dhe Murat Ali pushojnë në Kompleksin Memorial të Koshares si tre nga mbi 100 dëshmorët e rënë dhe vetëm disa nga luftëtarët e huaj që luftuan për çlirimin e Kosovës.
“Më kujtohet biseda e parë që kemi bërë me njërin prej tyre ka qenë Franchesko Bider, italiani, edhe e kam pyet cili është motivi që ke ardhur të luftosh me ne, tha kam qenë pranë televizionit dhe e kemi parë Masakrën e Reçakut dhe s’kam mundur të qëndroj i qetë në shtëpi në familje”, tregon komandanti Rrustem Berisha.
Tre të huajt kishin moral të lartë ashtu sikurse ushtarët shqiptarë që luftuan në Koshare.
“Janë vesh me uniformë të UÇK-së në mënyrë vullnetare për të ndihmuar në luftën e UÇK-së dhe janë ra heronj sot për Kosovën dhe gjithmonë ne duhet t’i kujtojmë këta si heronj pasi erdhën për të dhënë shpirtin për Kosovën, për shtetin tonë”, u shpreh Shkëlzen Shehu.
Italiani Bider humbi jetën duke tentuar të tërhiqte trupin e pajetë të një tjetër ushtari të UÇK-së.
Ardhja e vullnetarëve të huaj për të luftuar ishte dëshmi e kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës. “Kjo ne na bën një nder të madh sepse në vërtetë kemi pasur një luftë të drejtë dhe një luftë të pastër”, shprehet komandanti.
Bider, Arnaud dhe Ali ngarkoheshin me detyra ushtarake varësisht nevojave nga eprorët e tyre në Betejën e Koshares.
Zoti ju shperblefte sakrificen vetmohuese heronjve te Kosoves ,aq me teper te huajt qe u bene pjese me jeten e tyre te luftes per drejtesi dhe liri te popullit te Kosoves.Lavdi sakrifices sublime te heronjve!
Detyra jone si shqiptare eshte qe kurre te mos harrojme sakrificat e atyre, qe dhane jeten per ne. Emrat e tyre duhet pa tjeter te perjetesohen ne emrat e institucioneve, shkollave, rrugeve si dhe ambienteve te tjera publike te Kosoves dhe Shqiperise. Kemi ne sheshet apo rruget e Tiranes emrat e atyre qe tradhetuan Shqiperine. Si mudet qe te kemi bulevardin "Zogu i Pare", ne mes te Tiranes, emrin e ketij individ, qe veshi opingat dhe ... ja mbathi, pa harruar qe te zbrazi edhe Banken e Shtetit shqiptar, si nje hajdut i vertete, duke sabotuar rrezistencen e ushtrise sone, qe mbeti pa komandantin suprem. Une me shume deshire do votoja qe ky bulevard te mbaje emrin e njerit prej ketyre heronjve te huaj qe dhane jeten ne Koshare. Ata kane vertet vlere per historine tone se sa nje pacavure si Ahmet Zogolli.