Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Francë, përkatësisht gjatë takimit me presidentin Emmanuel Macron kanë biseduar edhe për Kosovën.
Sipas mediave serbe, Vuçiç ka theksuar se me presidentin e Francës ka pasur një takim i cili ka zgjatur më shumë se tri orë.
“Mbrëmë ka pasur një bisedë me presidentin Macron, kemi ngrënë darkë dhe më pas kemi qenë vetëm deri në orën 23:15.
Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, sepse mundëm të diskutonim të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe të arrijmë disa marrëveshje konkrete”, ka deklaruar Vuçiç.
Por, ai ka theksuar se më shumë se dy orë kanë biseduar vetëm për Kosovën, por përveç kësaj kanë biseduar edhe për Srebrenicën dhe Ukrainën.
Në këtë drejtim, Vuçiç pretendon se beson se kanë arritur të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë.
“Kemi pasur një bisedë edhe për Kosovën, nuk ka qenë një bisedë e thjeshtë, por i jam mirënjohës Macronit që na dëgjoi dhe mendoj se e kupton se për çfarë ramë dakord”, tha Vuçiç.
Veç këtyre, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vizitën e presidentit të Francës në Serbi. “Pres vizitën e presidentit Macron në Serbi së shpejti, në muajt e ardhshëm”, tha ai.
E more Albin Kurti, si te duket situata ku e ke futur Kosoven si pasoje e marredhenieve tuaja me Makronin, qe te ka quajtur edhe beseprere?! E kupton ti qe po e cben pavaresine e Kosoves! Ik te lutna prej Kosoves tone. Franca po i shet aeroplane moderne luftarake Serbise.... provoje i here a po ti shet nonji edhe ty more shkaterrues i venit. Turpet jan mi ty dhe VV dardane.
Makroni nuk e ka quajtur kurre besprere Albin Kurtin. Budallenj te Temes qe nuk dine te perkthejne e sajojne kot lajme. Franca e njeh Kosoven si shtet prej kohesh dhe presidenti i Frances ja ka bere te qarte Vucic derrit qe pa njohur Kosoven nuk ka te ardhme ne BE.
o ti komentues "Franca...."! Kur nuk ke cka i bene gomarit, mos i bjere samarit. Nderto ushtrine e leni hajnit, kaq e thjesht eshte.
Buzevici serb sajon kot per mediat sikur e ka aleat Francen, por ne te vertete, sipas deklarates per shtyp te vete presidentit francez, ai ja ka thene prerazi buzederrit serb qe duhet te normalizoje marredheniet me Kosoven po deshi te shihet si aleat europian. Kjo eshte deklarata zyrtare e pallatit Elize. Cfare llap Vucici pastaj jane thjesht pallavra per t'u dukur sikur ka mbeshtetjen e me te rendesishmeve te Evropes si Makroni. Ne fakt serbi i pjerdhur nuk ka mbeshtetje fare, po eshte thjesht nje dhi e vogel e zgjebosur qe endet midis Rusise dhe Evropes per lemoshe.
Shkrehja besëprerë është TRADHËTI dhe kjo është platformë e kësaj klase të analfabeteve funksional sepse nuk duan të shohin larg se te hunda. Jemi në krizë politike ekonomike e shoqërore prandaj shërbehen me gjëra të imagjinuara për tërheq – larguar vëmendjen e publikut nga problemet e grumbulluara. Tash jemi të izoluar dhe shumë larg nga miqtë tanë dhe afër me armiqtë sepse kjo qeveri dhe kreu i saj me sa duket ka një projektin kundër kombëtar. Qe tri vite asnjë njohje, vendi me të ardhurat më të ulëta, shkallën më të lartë të papunësisë, emigrim të tmerrshëm, rritje të shpejtë të aktiviteteve kriminale, nepotizëm, dhe më keq në armiqësi me UÇK-n, SHBA –n, BE-n dhe gjitha vendet mike - demokratike por miqësi të fortë me ato autokratike dhe armiqësore kundër shqiptareve - Kosovës së Pavarur. E gjithë kjo i shkon në favor vetëm Vuçiqit - Serbisë gjenocide serbomadhe.