Biden letër Vuçiç: Normalizo raportet me Kosovën

21 Maj 2022, 17:43Rajoni TEMA

Biden letër Vuçiç: Normalizo raportet me Kosovën

Në letrën e urimit që presidenti amerikan Xho Bajden i ka dërguar Aleksandër Vuçiçit për rizgjedhjen si president i Serbisë, një vend të veçantë zë Kosova.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Beogradit të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Biden ka kërkuar nga Vuçiç që të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.


Joe Biden: Këtu përfshihen ndërmarrja e hapave proaktivë, përfshirë kompromisin kur kjo kërkohet me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm.

Një tjetër çështje është lufta në Ukrainë ku Presidenti amerikan vë në dukje se këto janë “kohë të një rëndësie kyçe për Evropën” dhe përshëndet faktin që Serbia iu bashkua një grupi prej 140 demokracish nga e gjithë bota në Kombet e Bashkuara duke dënuar agresionin rus.

1 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Serbia eshte nje problem i math, por Kosova eshte akoma me i math. "Helmi" ne corben evropiane quhet "kompromis". Kur vjen fjala per kompromis, Albini eshte me "patriot" se Vuciqi. Ky ekstemizem i primitivizmit nacinalist balkanas shitet ne popull nga te dy anet e kufirit si opjum per popullin serb dhe ate shqiptar qe si Kurti dhe Vuciqi te mbajne pushtetin respektivisht ne Kosove dhe Serbi. Sidoqofte Kurti dhe Vuciqi kane edhe ndonje dallim te vogel, ne lojen e tyre te perbashket. Vuciqi sillet si dhelper dhe e dredh. Keshtu ai e drodhi dhe ju bashkua Evropes per denimin e sulmit rus. Nga ana tjeter ai mbron edhe Rusine se ka te drejte te mbroje "popullin rus". Kurti nga ana tjeter eshte si gomari qe ngul kembe ne balte. Ai nuk ben "kompromis" me Serbine por ai nuk ben "kompromis" as me Evropen. Keshtu ai kundershtoi "kompromisin" qe Quinta evropiane beri me rastin e zgjedhjeve ne Serbi, respektivisht menyren se si serbet e Kosoves te merrnin pjese ne keto zgjedhje, sipas Konventes Evropiane te te drejtave te pakicave. Sic e dime Kurti i beri "mutin" ideve te Evropes. Bile ai kohet e fundit po i ben "mutin" edhe plaformes se bisedime. Eshte e cudicme se si nje dhelper serbe dhe nje gomar shqiptar, merren vesh per tu hequr sikur nuk kuptohen....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje