Borrell: Plani franko-gjerman mbështetet nga të gjitha vendet e BE-së

13 Dhjetor 2022, 16:44Rajoni TEMA

Borrell: Plani franko-gjerman mbështetet nga të gjitha vendet e

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se të 27 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian mbështesin propozimin e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Deklaratën, Borrell e dha ditën e djeshme në Bruksel, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, shkruan Euronews Serbia.


Borrell shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të angazhohen për de-përshkallëzimin e situatës dhe kthimin në dialog. “Palët duhet të kthehen në dialog.

Kjo është detyra që BE-ja ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe unë si ndërmjetës. Kjo është e nevojshme për të dyja palët në rrugët evropiane.

Pas incidenteve të verës dolëm me një propozim për dy liderë, e kemi përditësuar javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që arritëm për targat, që shpresonim të shmangnim tensionet.

Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta paraqesim urgjentisht. Jam i lumtur që morëm mbështetjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë nismë. Tani është një propozim i 27 vendeve të BE-së”, theksoi ai.

2 Komente

  1. V
    Vendeve te BE-se s'i intereson Kosova

    Shumica mbeshtesin Kriminelet Serb ne BE qe nga Greqia e me radhe Vlezrit Sllave

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      C'kuptim ka kjo kur 5 vende te BE nuk e njohin Kosoven. (Vellezerit orthodokse te Serbise me ne krye Greqine etj). Nisma ben fjale per "njohje" te heshtur te Kosoves nga Serbia. Apo presin kete shtete ta njohe Serbia e para Kosoven pastaj ta njohin keto, gje qe nuk ka gjasa te ndodhe. Keto jane thjesht pordhe me rigon te ketij Bordellit...Ne vend qe Europe ti beje presion 5 vendeve te BE te njohin Kosoven, thjesht hedh tymyese per konsum publik qe thjesht nuk te cojne gjekundi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje