Daçiç: S’ka rrezik që Serbisë t’i vihen sanksione

1 Tetor 2023, 14:23Rajoni TEMA

Daçiç: S’ka rrezik që Serbisë t’i vihen

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk ka rrezik real që të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë, të cilat sipas informacioneve jozyrtare, po i kërkojnë shtatë shtete të Bashkimit Evropian pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Nuk ka pasur mbledhje ku janë votuar dhe janë marrë vendime, ka pasur mbledhje komisionesh ku janë përmendur gjëra të tilla në diskutime, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë, as nuk ka qenë nismë zyrtare”, tha Daçiç për televizionin Prva në Serbi.

Ai ka komentuar dhe videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku shihet krimineli Milan Radoiçiç në Banjskë, gjë të cilën e mohoi pak ditë më parë. 

“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova. Gabimi im. Nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiçin”, shtoi kryediplomati serb.

 

4 Komente

  1. S
    Schopenhauer

    Burracak palaço!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Daciqi dhe Vulini ja kalojne dhe Vuciqit ne palacolleqe.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Percept

        Se c'kame nje ndjesi, qe qy tipi, ha shume fasule Prizreni, dhe pjredh ne cdo ambient. Duket tip amebe!

        Përgjigjjuni
        1. j
          janulles me rrocke bythes

          prandaj edhe e hidhni shurren perpjete ju se burokratet europiane i kini si lolo. USA ua gjen anen

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje