Dalin pamjet nga tërmeti i fortë që goditi Malin e Zi, lëkundjet u ndjen dhe në Shqipëri

14 Mars 2024, 12:00Rajoni TEMA
Dalin pamjet nga tërmeti i fortë që goditi Malin e Zi,

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka zgjuar qytetarët e Malit të Zi pak pas orës 4. Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra larg qytetit të Nikshiçit, i dyti në vend për nga numri i banorëve.

Autoritetet malazeze raportojnë se si pasojë e lëkundjeve nuk ka pasur dëme të mëdha. Pas lëkundjeve fillestare, qendra sizmiologjike e Malit të Zi raporton edhe për 30 pas lëkundje të tjera.

Tërmeti është ndjerë dhe në vendet fqinje, Shqipëri, Kosovë, Serbi, dhe Bosnjë. Në Shqipëri, lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në Shkodër, Lezhë, por edhe në Tiranë.

1 Komente

  1. G
    Gjergji

    Tërmeti është i fortë kur bien objektet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje