Deklarata e Trumpit për marrëdhënien Kosovë-Serbi, reagon Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit

16 Qershor 2025, 10:43Rajoni TEMA
Deklarata e Trumpit për marrëdhënien Kosovë-Serbi, reagon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’i bëhet trysni Beogradit që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, të arritur më 2023.

Kështu u përgjigj Kurti në pyetjen nëse mund të ketë shpejt një marrëveshje me Serbinë, pas një deklarate të bërë një ditë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë Millan Radoiçiqin, kriminelin i cili na e vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më pas, të pranojnë ta nënshkruajnë Marrëveshjen bazike me Aneksin e zbatimit. Njëkohësisht, ta tërheqin edhe atë letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

7 Komente

  1. D
    Destini i Kurtit asht ne ferr

    A asht budall Kurti a ba vete? Kjo asht pytja e dites! Dikush mund te thote se asht budallalleps prej kur u ba vllau vogel i Saliut madheshtor!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qakua

      Kurti ose eshte nje megalloman idjot qe nuk kupton nga politika, dhe nga interesat globale, ose ben punen e Vuciqit. Ai, me keto qe flet ketu nuk mund te cilesohet si udheheqes i Kosoves. Pikesepari, Kurti nuk mund te beje planin e Trampit dhe Amerikes, por duhet te jete pjese e ketij plani dhe te flase me modesti dhe jo si "kaposhi maje plehut". Sigurisht nuk ka shqiptare qe nuk do qe Amerika te beje sic i do bytha Kurtit, por bota eshte ndertuar ndryshe. Eshte Kurti qe duhet te beje dipllomaci dhe politike, para se te "llapi" ne gazeta dhe te mesoje Ameriken se cduhet bere. Me kete rol "mesuesi", Kurti vetem ndihmon Vuciqin te mbaje te ndezur problemin qe ai mos te zgjodhet kurrrrre! Politika e Vuciqit eshte te presi per diten e tij dhe per kete Kurti po punon me zell. Ato qe kerkon Kurti, jane kerkesa sebepi per te sabotuar pavaresine e Kosoves. Lista e deshirave te Kurtit eshte lista e helmit per ne qe Kurti i paraqet si ilacin magjik. Para se te dali ne publik dhe te mesoje Ameriken, Kurti duhet ti shoshise keto muhabete paraprakisht me amerikanet dhe jo te shesi "shpirtin e tij patriot" ne syte tane dhe kunder politikes amerikane, per te vazhduar karieren e tij si bashkepunetor i Vuciqit... Ne thelb ai ben fajtor Kosoven qe nuk tregohet e gatshme te bisedoje dhe te marre ne konsiderate interesat dhe zgjidhjet qe jep perendimi. Jo, Kurti nepermjet kerkesave maksimale, ben sikur eshte trim i maleve qe pjerth ne idete dhe mendimet e Trampit dhe do e mundi ushtrine serbe me cfurkun e tij qe me mire ta fusi ne bythe te tij. Te mjeret ne me keta idjote qe kemi ne krye, qe ose ponojne per dushmanin ose bejne sikur luftojne dushmanin per interesat e veta, duke u hequr si trima....

      Përgjigjjuni
      1. x
        xheku

        Njeriu që ska asnjë meritë për Kosovën është kryeministri i saj...Është turp që Kosova të ketë këtë debil...

        Përgjigjjuni
        1. x
          xheku

          Njeriu që ska asnjë meritë për Kosovën është kryeministri i saj...Është turp që Kosova të ketë këtë debil...

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hakiu

            Albin BABA,KOSOVA TE DON...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rudin Gunga

              Eshte ne vete ky njeri? E di cfare do te thote politike? Me gjithe keto konflikte qe kane shperthyer ne bote (Rusi-Ukraine, Gaza, Izrael-Iran), ky i kerkon Trampit qe t'i beje me shume presion Serbise. Nuk e kupton qe per momentin as Amerika e as Europa nuk duan nje konflikt tjeter dhe as acarim te situates ne ndonje vend tjeter. Ky, dmth, baba Albini, eshte ose i paditur, ose aventurier ose megalloman, qe i duket vetja qendra e botes Rregulloji nje here punet e tua, o njeri, se e ke lene vendin kater muaj pa parlament per tekat e tua, pastaj jepu mend me te medhenjve. O Zot, hajde degjoji tani sharrjet e adhuruesve te tij gojeshthurur...

              Përgjigjjuni
              1. l
                lexuesi

                Ky eshte si ai femija e llastuar , qe te can by...en gjithmone..Sorry........

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje