Një ish-ambasador i Kosovës tha në gjyqin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë bashkë me të se ai dha dëshmi të “ekzagjeruar” për rrahjen e pretenduar të kundërshtarëve politikë nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998.
Nga Xhorxhina Bami
Gjatë tre ditë seancash dëgjimore, dëshmitari i prokurorisë Gjergj Dedaj, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i tha Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë se ai “e ka ekzagjeruar” dëshminë e tij të mëparshme para hetuesve në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë.
“Unë po them të vërtetën tani. Deklaratat e mëparshme… nuk vlejnë”, tha Dedaj në gjykatë të mërkurën, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit nëse ai gënjeu në deklaratat e dhëna para hetuesve të EULEX-it në vitin 2014.
Sipas aktakuzës, Thaçi dhe i bashkëpandehuri tjetër me të, Rexhep Selimi, së bashku me të tjerë, “morën pjesë dhe drejtuan arrestimin, ndalimin dhe kanosjen e 13 anëtarëve të një delegacioni parlamentar që ishin në një vizitë humanitare në Qirez” në Kosovë në shtator 1998.
Thaçi dhe të pandehurit e tjerë me të ishin figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë luftës. Deputetët e Kosovës në delegacion ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së.
Pasi u ndaluan nga luftëtarët e UÇK-së, anëtarët e delegacionit më pas u dërguan në Banjicë dhe u “rrahën dhe u morën në pyetje”, thuhet në aktakuzë.
Dedaj ishte në krye të delegacionit. Të hënën, ai i tha gjykatës se “kjo nuk ishte një marrje në pyetje nga Thaçi. Do të doja që ta korrigjoni këtë. Këto ishin biseda, ishin biseda normale mes liderëve.”
Dedaj gjithashtu i tha gjykatës të hënën se ai e kishte “ekzagjeruar” dëshminë e tij të mëparshme para hetuesve të EULEX-it për incidentin.
Aktakuza pretendon se anëtarët e delegacionit “u rrahën keq dhe kishin lëndime të dukshme”.
Duke iu rikthyer dëshmisë që i dha EULEX-it në vitin 2014, Dedaj gjatë tre ditëve të tij në gjykatë në Hagë përsëriti se “nuk ishte rrahur”.
Të martën, gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetic, gjykatës iu shfaqën pamjet video të një konference për shtyp të mbajtur nga Dedaj dhe të tjerë nga delegacioni në Prishtinë. Prokuroria ka pohuar se në video shihet se dora e Dedajt ishte mavijosur nga rrahja.
Misetic pretendoi megjithatë se njolla e errët në dorën e Dedajt ishte hije dhe jo rezultat i dhunës.
Prokuroria dhe mbrojtja thanë në gjykatë se Dedaj i kishte ofruar EULEX-it një fotografi të lëndimeve të tij, si dhe një listë të personave të përfshirë në sulmin ndaj tij.
Në dëshminë e tij të mëparshme për EULEX-in, Dedaj pohoi se lëndimet “ishin shumë të rënda, i gjithë krahu m'u nxi deri te thonjtë, kur ndryshon moti krahu më dhemb shumë nga supi deri te thonjtë dhe ky është një lëndim i përhershëm që kam marrë”.
Megjithatë, Dedaj tha në gjykatën e Hagës se ai “nuk ka treguar asnjë fotografi” dhe se ishte rrëzuar disa herë. “Nëse binte shi, edhe për këtë doni të fajësoni UÇK-në”, tha ai.
“Askush nuk më rrahu dhe askush s'mund të më rrahë”, tha ai gjithashtu para gjykatës të mërkurën.
Thaçi dhe Selimi, së bashku me të pandehurit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, janë të gjithë ish-figura të larta të UÇK-së të kohës së luftës, të cilët më vonë u bënë politikanë të lartë.
Ata akuzohen se mbajnë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime, përfshirë 102 vrasje, që u kryen kryesisht ndaj të burgosurve që mbaheshin në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje.
SPIUNET E SERBISE DHE ALBINDENOVICIT KANE GENJYER PER TI LENE RRUGE TE LIRE ALBINDENOVICIT PER TA KETHYER KOSOVEN NEN SERBI...........
Prandaj e urryeka e gjithë Serbia shoveniste, me mediat po ashtu shoveniste, Albin Kurtin, se ata, segmenti shovenist serb qenkan ne ide se Dardania do njihur si shtet i pavarur dhe qenka Albini ai që dashka t´ia kthehë Serbisë, përmes ripushtimit. Një pohim si i një të përdredhuri në tru.
SPIUNET E SERBISE DHE ALBINDENOVICIT KANE GENJYER PER TI LENE RRUGE TE LIRE ALBINDENOVICIT PER TA KETHYER KOSOVEN NEN SERBI...........
SPIUNET E SERBISE DHE ALBINDENOVICIT KANE GENJYER PER TI LENE RRUGE TE LIRE ALBINDENOVICIT PER TA KETHYER KOSOVEN NEN SERBI...........
Netanyahu vrau gjer tani 10 mije palestineze qe s kane kryer asnje krim te pakten shumica e tyre . Ku jane prokuroret dhe gjykatat speciale...ku e kane futur koken...ne hale...Paskan vrare 100 kundershtare Thaci me shoke?100 eshte problem...Se 10 mije eshte krenari ...ptu...merikane e evropiane racist antishqipetare...
E gjitha kjo eshte sajese e LDK dhe eVV kunder UCK,,ketij mire qe paska reflektuar.
En gjthe Politika qe BE-ja ushtron kunder Shqoptateve ne Shqiperi e Kosove eshte nji Politke e Diktatures Fashiste . Kerkrohet menjiher nj Reagm mbare Shqptare kunder Politikave te Dktatures fashiste BE qe arreston e mban ne Burge Viktimat e Shtetn Krmnelk Serb e mbeshtete e financon duke mos i bere asnjlloj embargoje dhe sanksionesh per Terrorzem ndaj nj Shtet Sovran
Ngarkohet me pergjegjesi penale per deshmi te rreme me pasoja per Lirine e personave qe Jane marre te pandehur.
Ju të cilëve nuk iu prek krimi i regjimit gjenocid serb - zjarri i luftës do të ishte ndershme që së paku të mos komentoni sepse nuk e ndjeni dhe nuk e njihni dhembjen e vrasjes e masakrimit të anëtarit të shpirtit – familjes. Z. Dada e ka dhembjen e madhe sepse çetnikët serb e ndoshta edhe ndonjë paramilitar shqipfolës i vranë 12 anëtar të familjes prandaj çdo njeri normal e përjeton keq këtë çka përjetuar Deda. Keni kujdes ju disa që kurrë nuk e kanë djegë as gishti. Pas traumave të tilla ka mundësi që njeriu edhe të çmendet e le më të ndryshoji ndonjë mendim – qëndrim. Njeriu kur i sheh varret dhe i kujton se çfarë i ka ngjarë nuk ka shumë mundësi të reagojë në forma të ndryshme sepse dhembja nuk vije nga dëshira por nga përjetimi i krimit që bëri regjimit gjenocid që ua përvëloji shpirtin dhe i la pa më të dashurit. Nderim për ju z. Gjergj Deda
Gjukata nuk mund te marre deshmi nga njerez psiqikisht te Dale jashte faze.Te kerkojne vizite nga nje psikiater dhe Pastaj deshmine.Ndryshe keto lloj deshmish qe dalin kunder njera tjetres Jane vec deshmi te rreme .Ai mund te jete njeri i "mire", por deshmite e rreme e bejne pergjegjes per ate qe deshmon.Edhe per ATA qe deshmin ky Gjergji YT,une kam degjuar fjale dhe vepra te mira.Por te thuash qe nje drejtues kryesor eshte marre me tortura e vrasje ,me Duket Pak qesharake.Njesoj si ATA qe thone "Enveri vrau..."Une them:-vrasjet Jane me vendim gjukate,Enveri dhe partia u distancuan nga veprimtaria e x apo y.Me gjeni dot nje urdher me shkrim e vuole te Ashim Thacit kuvurdheron vrasje apo tortura?Kjo eshte prove.Ato qe thote nje psikopat nuk perbejne prove.Dikur ,kur une isha 7 vjec,ne Tirane ,ne ndermarrjen e riparimir te rrugeve punonte nje "Saci",keshtu e therrisnin.Ai dite ne sheshi skenderbeun dhe Duke shteire hapin si ushtarak therriste "heil Hitler"Asnje nuk e prekte ,as Policia,se e dinin qe ishte psikopat.Pra ,ne Thelbi,deklarimet e psikopateve ,gjithenje,sipas teje,nuk Jane prove.Ose ndryshe duhet pranuar qe ai eshte shpifes,deshmitar i rreme.Le te provoje gjukata Edhe variantin e saj,se "deshmitarit eshte kercenuar ndaj duhet ti jepet strehim politik ne...Rusi,si vend i Sigurt.