Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën

7 Nëntor 2023, 15:52Rajoni TEMA

Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis.


Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve. 

Vuçiç u shpreh se gjatë bisedës është biseduar për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimin reciprok, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin se Rumania, pavarësisht presioneve të forta ndaj të cilave është e ekspozuar, ende i qëndron vendosmërisht qëndrimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë, dhe jemi mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Bukureshti për progresin në rrugën tonë evropiane dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjithë të përfshirëve”, tha Vuçiç.

2 Komente

  1. B
    Bato

    Ska lidhje me ty ferrkuc, por me komunitetin e miliona bungarezeve qe popullojne Timoshoaren e rumanine veriperendimore!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Novosela

      Bravo Rumania ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje