Austria thirrje BE-së: Kosova të njihet nga 5 shtete që nuk e kanë njohur, të avancohet aplikimi për anëtarësim

8 Nëntor 2023, 09:45Rajoni TEMA

Austria thirrje BE-së: Kosova të njihet nga 5 shtete që nuk e

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka dalë me një propozim pesë pikësh rreth Ballkanik Perëndimor.

Ajo ka kritikuar qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian me rajonin pasi nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna ndër vite.

Në pikën e katërt, ministrja i ka dhënë hapësirë Kosovës dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Politikania austriake ka thënë se duhet të bëhet progres rreth anëtarësimit të Serbisë dhe avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të brendshme të BE-së.

“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës para zgjedhjeve të BE-së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron të prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperativ”, shkruan në propozimin e ministres, të cilën e ka publikuar në platformën X.

Ndër tjera, qeveritarja ka pohuar se incidentet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë na kanë treguar se sa e brishtë është situata në rajon.

Ajo ka shprehur bindjen se familja evropiane nuk është e plotë “pa gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një akter gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”. Edtstadler ka dhënë propozime edhe për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë si dhe Bosnje-Hercegovinën.

Ajo ka deklaruar se gjatë vitit 2024 duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa kërkoi të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi.

Ministrja ka thënë propozuar që gjatë këtij viti të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnjën. Kjo nuk do të thotë se partnerët në Ballkanin Perëndimor nuk kanë nevojë të ecin përpara me reformat dhe t’i zbatojnë ato në terma konkretë – përkundrazi, nuk ka rrugë të shkurtra për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së, kujtoi zyrtarja austriake.

Austria thirrje BE-së: Kosova të njihet nga 5 shtete që nuk e

 

3 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Kerkese shum e drejte,thirrje per ata qe luajne rrolin e dhelpres me zogat e urta,imperativ i domosdoshem dhe shume human,ja keshtu figura i nevoiten botes perparimtare.Qe Drejtesia ,ne kete bote zuzare vetem lexohet si term juridikopolitik,interpretohet ashtu sic fryjne ererat ,prandaj edhe politikania ,misistrja e Austrise si anetare e fuqishme prane Bashkesise Europjane ,eshte shum vizionare me sqarimin objektiv se si deri tani europa plake vetem ka demtuar nje popull i cili ka rezistuar me shekuj per mbijetese.Per ata te (te paditurit)per ata me nje mentalitet kolonialistesh,ky propozim eshte nje busulle orientimi,vecanerisht kur e thekson se peseshja e kobshme e ndikuar nga rusoserbet,po e kundershtojne egzistimin e shtetit te Republikes te Kosoves.Aferim te qofte per mendje mprehtesine dhe guximin per tu rene kokes neroneve te shekullit 22.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kete kisha tani per tani

      Vetem qe fjala "aferim" nuk shkon se i humbet gjithe bukurine e brendeshme komentit tuaj Flamur Struga ! Mund ta falenderoje shqip se shqipja ka fjalor me te bukur. FALEMI - NDERIT ! A ka me mire?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pellagonasi

      Me mirënjohje mikja humaniste, mike, "mbesë" trashëgimtare e AUSTROUNGARISË, së cilës i detyrohemi aq shumë dhe ndaj së cilës shteti ynë fantazmë nuk ka treguar respektin e meritueshëm, ose ka manifestuar një respekt të shpërfytyruar. Populli arbnor nuk harron meritat tuaja që ekzistojmë si komb. Pac shëndet, mikja jonë!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje