Dialogu me Kosovën, Daçiç për Vuçiç: Dua t’i dërgojë mbështetje në këto kohë të vështira

27 Shkurt 2023, 16:14Rajoni TEMA

Dialogu me Kosovën, Daçiç për Vuçiç: Dua

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar unitet të plotë shtetëror dhe politik në Serbi për ta përkrahur presidentin serb për dialogun me Kosovën.

“Mendoj se pak njerëz në Serbi e dinë rëndësinë e takimeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të ketë sot në Bruksel. Prandaj dua t’i dërgojë mbështetje në këto momente të vështira, duke ditur forcën e personalitetit të tij, i cili di të përballojë të gjitha presionet, duke udhëhequr një politikë të mençur dhe të përgjegjshme”, tha Daçiç.

Ndryshe, ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy diplomatët evropianë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa pas takimeve të ndara, pra veç e veç, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.

Ky takim pritet të përfundojë rreth orës 18:00, por siç mëson Albanian Post, mund të zgjasë edhe më shumë, deri në orën 21:00 në mbrëmje. Diplomatët evropianë presin të nxjerrin maksimumin nga ky takim dhe shpresojnë të dalin me një deklaratë të përbashkët pas takimit.

Lini një Përgjigje