Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Brnabiç: S’do të jetë e lehtë, por vijat e kuqe janë të qarta

26 Shkurt 2023, 14:52Rajoni TEMA

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Brnabiç: S’do

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç një ditë para takimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, thotë se “nuk do të jetë një ditë e lehtë”.

Por, sipas saj, vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta, “përkatësisht mosnjohja e Kosovës dhe mosmiratimi i hyrjen e saj në OKB”.

“Besoj se Vuçiç do të jetë në gjendje të ruajë interesat kombëtare të shtetit të Serbisë”, tha Brnabiç, raporton N1.

Kryeministrja theksoi se pas këtij raundi të bisedimeve në Bruksel, pret formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Brnabiç e pyetur për letrën e Francës, Gjermanisë dhe Italisë drejtuar Vuçiç-it, nuk ka dashur të flasë, shtoi se ajo i drejtohej Presidencës dhe se nuk ishte e drejtë që ajo ta komentonte.

Ndryshe, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Tashmë edhe Kurti edhe Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin në fjalë në të cilën, sipas agjendës, do të diskutohet propozimi franko-gjerman (evropian).

Lini një Përgjigje