Mijëra euro për propagandë, ''Facebook'' mbyll profilet e partisë së Vuçiç

26 Shkurt 2023, 13:38Rajoni TEMA

Mijëra euro për propagandë, ''Facebook''

Kompania e rrjeteve sociale “Meta” e cila ka në përbërje Facebook dhe Instagram raporton se ka mbyllur me dhjetëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe, të cilat përdoreshin për propagandë.


Sipas raportit për tremujorin e fundit të vitit 2022, META bën me dije se ka mbyllur 5374 profile dhe 12 grupe në Facebook si dhe 100 llogari në Instagram të SNS.

Duke iu referuar deklaratave të Meta, SNS ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për propagandë pro-qeveritare në këto dy rrjete sociale.


Këto llogari funksiononin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe përmbajtja e tyre arriti në qindra mijëra njerëz, përpara se të pezulloheshin.

2 Komente

  1. M
    Marko Polo

    Pse nuk e shkruani në titull se ishin profile të rreme të partisë së Vučić -it?

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Teper vone, pasi kane vite me radhe qe veprojne dhe e kane bere efektin qe ta kthejne Serbine nga nje vend qe duhej te pergjigjej per krimet e kryera ne Kosove, ne nje vend qe jo vetem eshte shfajesuar per keto krime por qe duhet demshperblyer per to.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje