
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy me rastin e një vjetorit të rezistencës së Ukrainës ndaj agresionit rus. Kurti shkruan se Kosova dhe Ukraina kanë humbur shumë qytetarë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje.
Më tej, ai shton se edhe pse bëhet fjalë për dy vende gjeografikisht të largët, kanë një ngjashmëri të dukshme në historitë e tyre. Kurti kujtoi gjithashtu edhe rezistencën e Kosovës 23 vite më parë dhe se si 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndaluar gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve.
Mes të tjerash, Kurti përmend edhe influencën që Rusia kërkon të shtrijë në Ballkan teksa thotë se “beteja juaj ështe beteja jonë”. Përmes kësaj letre, Kurti shpreh mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës dhe popullit shqiptar duke i uruar presidentit ukrainas një fitore vendimtare.
“Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë.
Letra e plotë e Kurtit drejtuar Zelenskyt:
Në komunikimet e përditshmme në mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij.
Z. President, ju jeni në luftë, një luftë rezistence për Ukrainën, për Evropën dhe për demokracinë. Ju mbani shkallën më të lartë të historisë të së ardhmes dhe sakrificës së popullit. Nuk mund t’ju urojmë më shumë në rrafshin e ndërgjegjes morale dhe politike se ajo që ju po bëni tashmë prej një viti. Ju e keni mishëruar popullin tuaj dhe ndjenjën e tij të lirisë.
Nga zemrat tona ne ju shprehim simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë. Ne jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Edhe pse jemi gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme. Në këtë ngjashmëri historike rrugët tona kryqëzohen.
Para 23 vitesh ne bëmë rezistencën tonë dhe NATO na ndihmoi për të mbyllur ciklin gjenocidal të Serbisë. 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë. Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATOs, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne.
Ju po luftoni për të mbrojtur demokracinë, integritetin territorial, të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtën e një populli dhe sovranitetin e një shteti. Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë.
I nderuar z. President, ju keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe popullit të Kosovës. Nga gazetarët ukrainas që kemi strehuar në Kosovë, ne jemi informuar edhe më mirë për realitetin e përditshme në vendin tuaj. Historitë e guximit dhe sakrificës së ushtarëve, përkushtimit të tyre ndaj vendit dhe kauzës, të cilat i kanë mposhtur shanset kundër tyre dhe kanë frymëzuar botën — historitë e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së njerëzve përballë pushtimit brutal — kanë mobilizuar botën e lirë për t’i bërë ballë agresionit të Rusisë.
I nderuar z. Zelenskyy, me respektin më të lartë për ju dhe popullin ukrainas, ne ju urojmë një fitore vendimtare. Ne do të jemi me ju për rindërtimin e qyteteve tuaja, kthimin e njerëzve tuaj, rehabilitimin mendor dhe fizik të shoqërisë suaj dhe anëtarësimin tuaj sa më të shpejtë në NATO dhe në BE.
Kurtoviç mashtrusi per ty dhe per shqiptaret e Kosoves kan luftuar çlirimtaret qe ua bere dosjet se bashku më lopen e Mitrovices Osmanoviçen per ti derguar në Hagë
E po c´na gjeti"???Themi ne Shqipetaret qe kemi Mbetur Shqipetare...ik o Albin dhe meso ndonje Liber se duket "Kruhesh" aty ku nuk Duhet... Dje na Doli me "Deklaraten Bombe dhe Historike" Presidentja Osmani...dhe ja po na Bene edhe Albini "Politiken e madhe dhe te Forces" ne Mbeshtetje te Ukraines... Naivitet apo Budallalleke??Se paku nuk shikoj asgje qe te beje te Perbashket Hallet e Kosves me Hallet e Ukraines..dhe po te shikoj pak pas ne Luften qe bene Shqipetaret kunder Sllavomaqedoneve me 2001-shin ishin "Vellezerit Ukranez" qe Furnizonin Ushtrine e Maqedoneve me Helikopter Luftarake...ik o Albin..se duke ke marre te Ftohur ne Norvegji... Ha de bra..lol
Mashkull me pederast se kte Kurtin nuk kam pare ndonjehere
Duhet te jete dhe ky trapi crossdresser si Zelenski.
Idiot ai akoma nuk e njeh KOSOVEN.
Pse e hoqët pjesën e fundit? Kurti e përfundon letrën me: Lavdi Ukrainës! Slava Ukraini!
Zelensky eshte hero ndersa ti o shtrembanik je nje cope muti
Zelensky eshte hero ndersa ti o shtrembanik je nje cope muti
Tamam e ke thene or Al -Bin ,te luftojne edhe per ty ,se ti dhe dosa ,Osmanka e keni mendjen me luftu Ramen .
Leter pa kuptim dhe ne kontekst te gabuar. "Integriteti" i Ukraines nuk ka te beje me "integritetin" e Kosoves, sepse me i ngjashem eshte me "integritetin" e Serbise qe u sulmua nga NATO. NQS Kurti e ka fjalen per "integritetin" e Kosoves sepse eshte kunder "zajednices" eshte lajm i keq per Kosoven! Sidoqofte, kjo leter eshte pa vend dhe nuk i sherben Kosoves....Rri or Kurt Rrumpalla dhe mos luaj me zjarrin! Ti je kontraditor ne vehtvete dhe shume problematik. Ne jemi me fat qe Rusia u terhoq nga Kosova dhe lejoi forcat e NATO-s...Kete ajo e beri sepse mendonte se NATO do bente te njejten gje kur ai te sulmonte Ukrainen., per te mbrojtur "pakicen ruse te diskriminuar" ne Ukraine... Ti mbron te drejtet e shteteve por haron se Kosova fitoi me te drejten e pakices... Ajo fitoi sepse perendimi ishte kunder genocidit serb mbi shqiptaret. Nga ana tjeter Ukraina mbron kufijte e saj, gje qe te ben ty nje idjot kur flet. Ne kete rast ti duhet te flasesh sa me pak dhe jo te behesh kampjonsi llafazan, sepse demton jo vetem Kosoven por edhe Ukrainen. Nga ana tjeter behesh problem me perendimin dhe Ameriken sepse po u ngaterrohesh si muti ne kepuce....
Kurti nje Mendjemadh idjot , Zelenskit duhet ti kerkosh te njohi kosoven, Dhe mos i hidh Benxi zjarrit, jr i vogel Ti Masgtrues te Kritikosh Ukrainen.
Ti ngjan me Zelenskin o pika bythes ty morracak!! ti si ushtari i mire Zhvejk.
Kurti eshte nje shizofren paranoik,ashtu si i duhet Kosoves.
Leter e shkruar me mjaft permbajtje dhe mencuri qe me shume eshte ne perkrahje te Kosoves se Ukraines duke i kujtuar miqve perendimore qellimin e vertete te Serbise. Gjithsesi pse qendrimi i miqve ka ndryshuar sot 180° , per interesat e tyre, kjo nuk do te thote se edhe ne duhet te shkojme verbtazi ne ate drejtim duke demtuar rende interesat tona kombetare. Edhe midis miqsh ka kontradita, madje respektohet me shume miku qe e shpreh lirshem pikepamjen e tij se sa servili qe gjithmone del ne perkrahje te mikut te fuqishem edhe kur demtohen interesat kombetare te vendit qe perfaqeson. Ketu dallon burreshtetasi Albin Kurti nga drejtuesi kukull, tip Avdulla Hoti dhe disa opozitare te tjere qe jane te gatshem te shesin interesat kombetare per postin e dhuruar.
I dashur emigrant. Me fal qe po te bej vrejtje dhe te them se ata qe mundohen te na largojne nga miqte tane, jane armiqte tane. Ne rradhe te pare eshte interesi i serbit te na lere fillikat ne kete bote. Ke rene ne dashuri me "zhdervjeltesine" e Kurtit dhe nuk shikon se midis miqeve duhet respekt dhe jo dredhi....Ma merr mendja qe nuk je emigrant por bythelepires.
Kurti duhet te vizitohet ne se eshte normal mendesisht se po e merr me qafe kosoven, nqs kosovaret qendrojne pas tij, atehere do te jete vone kur behen pishman per nivelin e qeverisjes dhe poltikaneve te tyre.