Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka vendosur që nga 1 shkurti të përjashtojë pagesat me dinarë. Një zënëdhës i DASH ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë kohë dhe të konsultojë komunitetet që preken nga vendimi i 27 dhjetorit.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbusë ndikimin që ato vendime do të kenë në qytetarë. Jemi të shqetësuar se rregullorja e miratuar më 27 dhjetor do të ndikojë negativisht në komunitetin etnik serb në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi për Pavlovic Today.
Departamenti i Shtetit gjithashtu nënvizoi se, në përputhje me ligjin e Kosovës dhe zotimet e marra sipas Planit të Ahtisaarit, Serbia “ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për anëtarët e komunitetit etnik serb në Kosovë”.
“Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të kërkojmë nga Kosova që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASM). AKMS është mekanizmi primar përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët sipas kornizës ligjore të Kosovës. Departamenti i Shtetit theksoi se individët në Kosovë të cilët “në mënyrë legjitime marrin ndihmë financiare nga Serbia kanë nevojë për qasje në një mekanizëm ligjor funksional përmes të cilit ata mund ta marrin atë mbështetje”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i DASH.
Ku e rruan Albin Kurti per DASH se e quan veten luan dhe fluturon me pras ne b*the.
kane kaluar 18 vjet nga momenti i Kosoves te lire dhe DASH kerkon akoma kohe per monedhen serbe? Po mire, atehere futeni dhe ju ne amerike monedhen russe e te shofim se cfare behet pastaj!
Ndihmat Serbia mund ti japi edhe ne..euro...per serbet e Veriut...ku eshte ketu problemi....ky nuk eshte problem o...DASH i kkkkk...por justifikim per politiken rrembythjes qe po beni per momentin ne Kosove...e thene troc...per politiken e '"krefjes se bishtit" Vucicit....i keni "mbushur" breket nga Putini...e merreni me ...dinarin ne Kosove....b.q...
Po e ploteson dosjen drejt nongrata Kurti dhe VV
Shume emigrante me orgjine nga Kosova qe jetojne ne Ameriken e Veriut e gjetke dergojne pare per familjaret e tyre ne Kosove. Pse dergimi i pareve nga Serbia per serbet e Kosoves u dashka trajtuar ndryshe, qe banka te njohe dinarin serb?! Shteti i Kosoves te shohe interesin e gjithe shtetasve te vet dhe te vendit, jo interesin e Sesbise apo perkrahesve te saj!