Dredhitë diplomatike të Vuçiç dhe pazaret për Kosovën, armë Izraelit për të lobuar në SHBA

11 Prill 2024, 20:30Rajoni TEMA
Dredhitë diplomatike të Vuçiç dhe pazaret për

Publikisht mbështet Palestinën, por në fshehtësi furnizon Izraelin me armë. Është kjo një nga dredhitë diplomatike që po bën aktualisht Serbia, në kurriz të Kosovës, për të ngrohur edhe më shumë marrëdhëniet diplomatike me shtetin hebre, shkruan në një artikull media Al Jazeera.

Ditë më parë, Balkan Insight raportoi se kompania kryesore e armëve, në pronësi të shtetit serb, Yugoimport-SDPR, eksportoi armë me vlerë 14 milionë euro për në Izrael, muajin e kaluar. Ndërsa BIRN zbuloi se Beogradi ka çuar dhe dy dërgesa të tjera në Tel Aviv që prej shpërthimit të luftës në Gaza, tetorin e kaluar.

Në analizën e gjatë, Al Jazeera shkruan se “kjo tregon se Serbia ka një mungesë të plotë të principeve, vlerave dhe ideologjisë kur vjen puna në shitjen e armëve”.

“Si një bonus shtesë, shitjet e armëve të Serbisë, jo vetëm Izraelit por edhe Ukrainës, dërgojnë gjithashtu një mesazh të heshtur por të fuqishëm për njerëzit e rëndësishëm në Uashington, qofshin lobistë, diplomatë apo ligjvënës, që është: ‘Ne jemi një partner thelbësor për Perëndimin në Ballkan; ndërsa fqinjët tanë mund të ofrojnë mbështetje retorike për Ukrainën dhe Izraelin, ne ofrojmë diçka konkrete”, u shpreh ekspertja për Ballkanin, Lily Lynch.

Al Jazeera thekson se në vitin 2020 raportet mes Serbisë dhe Izraelit patën një periudhë të vështirë për shkak të njohjes së Kosovës, por që vitin e kaluar, shteti hebre konfirmoi se Beogradi mbetet aleati më i afërt në Ballkan. Kjo media zbërthen paketën e propagandës së Vuçiçit në nivel ndërkombëtar, me lojën e dyfishtë dhe sekrete, teksa synon që të fitojë Izraelin si një lobues në Uashington.

“Serbia ka përdorur Izraelin për të arritur tek grupet lobuese izraelite, në mënyrë që të shkojë afër administratës Trump. Nuk ka asnjë dyshim se Serbia po përpiqet që të marrë mbrojtjen e Izraelit në Uashington dhe ta përdorë atë si një rrugë të shkurtër për një partneritet më të fortë me Shtetet e Bashkuara nën presidencën e re Trump”, shpjegon Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politika të Sigurisë.

Al Jazeera thekson në fund se raportet mes Serbisë dhe Izraelit do të fuqizohen edhe më shumë nëse Trump fiton presidencialet amerikane në nëntor.

3 Komente

  1. S
    Sevi

    Vucici arriti te ktheje dhe ramen kryeministrin tone ordiner, kunder kosoves dhe popullit shqiptar. Rama per pak influnece dhe per nje dere te hapur ne lindje shet dhe shqiperine jo me kosoven

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama Vučić

      Edi Rama është lobuesi më i madh i Vučić-it.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Rames i hani kaken ju,sepse i duhet te mbylli gjitha ato brima qe ka hap Sali tradhetari!! Llafet jane nje gje,faktet nje gje tjeter. Rama nuk shkaterroi Shqiperjne me kerkese te Serbeve,Saliu po,saktesisht ajo qe ndodhi - nje Shqiperi e shkaterruar komplet,qe ne momentin me te rendesishem te Kosoves nuk vlente asgje,.Rama nuk i ka shit Nafte Serbit qe te vazhdonte luften ne ish jugo,Saliu me bandat e tij u bene milionere, e qe sot shkojne ne protesta, po.Rama eshte i vetmi qe u ka thyer hundet ruso serbeve nderkombetarish dhe jo vetem atyre,Saliu kurre nuk ka guzuar,perkundrazi,e kujtojme mire deklaraten e tij per Kosoven ne ate periudhe,e kujtojme se si e konsideronte Rrugova Balizin e Vicidolit,i kujtojme dhe lidhjet e tij familjare,apo zullumet e fundit me greket e vrasesin Beleri. Rama ka qene perfekt per interesst kombetare?absolutisht jo! Ka edhe ai mekatet e tija,si psh,ne dhurime te egzagjeruara celsash simbolike,apo kembengulje ne kete ballkanin e hapur,por te krahasosh politiken e jashtme nen qeverrisjen e Rames me ate te rrumpalles,do te thote te kesh probleme serioze cerebrale.Ajt shoni tani tu pshurri Saliu ke ballkoni se e meritoni!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje