Macron i kujtoi Vuçiçit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?

11 Prill 2024, 09:26Rajoni TEMA
Macron i kujtoi Vuçiçit Banjskën: A do ta zgjidhë

Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiçit.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së përsëritur të Radios Evropa e Lirë për rrjedhën e procedurës kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, 2023.

Në atë sulm u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku. Në përgjigjen e fundit që REL-i mori më 8 shkurt, Prokuroria tha se është “duke verifikuar dëshminë e të dyshuarit” Radoiçiç.

Më 8 prill, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli për rëndësinë e zgjidhjes së rastit në Banjskë, gjatë një adresimi të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Paris.

Të nesërmen, Vuçiç u tha gazetarëve se bisedimet me presidentin francez për Kosovën nuk ishin të lehta, por se mendon se Macron “e kupton qëndrimin e Serbisë”. Megjithatë, ai nuk i përmendi rezultatet e hetimeve për Banjskën.

“Nuk mund të ketë përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa ekziston kërcënimi se Banjska do të përsëritet”, thotë Engjëllushe Morina, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, për Radion Evropa e Lirë.

“Autorët duhet të sillen para drejtësisë, sepse situata e sigurisë duhet të jetë e mirë, në mënyrë që mosmarrëveshja Kosovë-Serbi të zgjidhet”, thotë ajo.

Morina shton se, përkundër thirrjeve për zbardhjen e rastit, bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion të mjaftueshëm Serbisë.

“Ajo që po shohim tani dhe viteve të fundit, ka të bëjë më shumë me koncesionet, jo aq shumë me detyrimet”, thotë ajo.

Çfarë thonë zyrtarët ndërkombëtarë?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha më 8 prill se vendi i tij do të sigurojë që të përmbushet çdo hap i Marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Gjatë një adresimi të përbashkët me Vuçiçin në Paris, Macron tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe një zotim për të ardhmen e rajonit”. Ai, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.

“Është vetëm një konfirmim se evropianët nuk e kanë harruar atë që Vuçiç do të donte të harrohej”, vlerëson komentuesi serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se fakti që Macron nuk e ngriti çështjen “në mënyrë private”, tregon për rëndësinë e rastit Banjska.

“[Macron] mendoi se duhej ta thoshte këtë para publikut”, thotë Jakshiç.

Në fjalimin e tij, presidenti i Serbisë e akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Ohrit dhe për mosndjekjen penale të rasteve të sulmeve ndaj serbëve në Kosovë.

“Të gjithë tashmë përmendin vetëm Banjskën”, tha Vuçiç në Paris.

Më 24 shtator, 2023, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e akuzoi Serbinë se qëndron pas organizimit të këtij sulmi, por Beogradi e mohoi. Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiç, i cili më pas dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Morina nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë vlerëson se presidenti i Serbisë “është i vetëdijshëm se duhet të ndërmarrë veprime të caktuara kur është fjala për Banjskën”. “…Por, ai përpiqet të blejë sa më shumë kohë deri në nëntor [zgjedhjet në SHBA], kur shpreson që administrata në Amerikë të ndryshojë”, thotë Morina.

Ajo shton se është shumë e rëndësishme që liderët evropianë të mos e injorojnë sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

“Mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë një çështje sigurie, dhe atë serioze, në kontekstin politik në të cilin ndodhet Evropa. Komuniteti euroatlantik po monitoron me kujdes paqëndrueshmërinë e mundshme në rajon”, thotë ajo.

A po shqyrton BE-ja masa ndëshkuese?

Komuniteti ndërkombëtar, disa herë, ka bërë thirrje për llogaridhënie dhe ka kërkuar që ata që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë, të sillen para drejtësisë. Brukseli nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrton vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë, për të cilat insiston Kosova.

Kjo e fundit konsideron se bëhet fjalë për terrorizëm. Më herët, BE-ja i tha REL-it se është ende në pritje të përfundimit të hetimeve zyrtare nga autoritetet e Kosovës.

“BE-ja nuk kryen në mënyrë të pavarur asnjë hetim për këtë sulm, e as nuk ka mandat për ta bërë këtë. BE-ja i ka dënuar ashpër sulmet, ka ofruar mbështetje në proces dhe, në nivelin më të lartë politik, ka theksuar nevojën që hetimet të përfundojnë shpejt dhe të gjithë personat e përfshirë të mbajnë përgjegjësi”, u tha në deklaratën e Brukselit.

Jakshiç beson se kërkesat për ndëshkimin e përgjegjësve, do të intensifikohen.

“Shpresat e Serbisë [që ajo ngjarje të harrohet] bazohen në praktikën që e zbaton Qeveria në Serbi, e cila është një teknikë për t’i harruar gjërat”, thotë ai. Shton se “relativizimi” i rastit Banjska në Serbi është një politikë dritëshkurtër, që “nuk do të kalojë pa pasoja”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha në fillim të vitit se duhet shprehur pakënaqësi për sjelljen e Qeverisë së Serbisë pas ngjarjeve në Banjskë.

“Duhet të tregojmë se jemi të zhgënjyer me sjelljen e Qeverisë së Serbisë. Nuk e di nëse Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e ndajnë këtë zhgënjim. Por, nga bisedat që kam bërë, kam parë se ka zhgënjim, sepse Banjska ka qenë një moment i rrezikut të madh”, tha Cameron më 9 janar.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja po i heton lidhjet e Serbisë me sulmin në Banjskë. “Ne mendojmë se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, por po e hetojmë në tërësi”, tha Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 mars.

Ai, po ashtu, tha se është e papranueshme që Radoiçiç të jetë ende i lirë.

Çfarë bëri Serbia deri më tani?

Pasi mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, Radoiçiç kaloi një ditë në paraburgim në Beograd.

Ai u arrestua më 3 tetor nën akuzën për “bashkëkryerjen e veprave penale: prodhim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse, si dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ai u lirua një ditë më vonë, me kushtin që të mos largohej nga Serbia.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “po mbledh prova për të përcaktuar origjinën e armëve dhe kanalet përmes të cilave ato janë futur në Kosovë”.

Institucionet e Serbisë nuk u përgjigjën nëse në hetime është përfshirë edhe dikush tjetër përveç Radoiçiçit. Më herët, presidenti i Serbisë ka thënë se do të dalë me propozime për aktakuzë “në kohën e duhur”.

“Kjo është punë e prokurorëve kompetentë, do të shohim se për cilat krime bëhet fjalë, si dhe në çfarë mënyre”, ka thënë Vuçiç më 2 shkurt.

Deri në sulmin në Banjskë, Radoiçiç ka qenë një nga udhëheqësit e Listës Serbe, të cilin presidenti i Serbisë e ka cilësuar si “mbrojtës të popullit serb në veri të Kosovës”.

Së voni, në rrjetet sociale u shfaq një fotografi, ku Radoiçiç shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriç, në një restorant. Se kur dhe ku është bërë fotografia që u publikua në rrjetin X më 9 mars, nuk dihet. Njësoj nuk dihet as kush është autori.

Gjuriç, i cili pas publikimit të fotografisë deklaroi se “nuk i vjen turp për kontaktet e tij”, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiçin. Presidenti i Serbisë tha më 10 mars se “nuk e ka pyetur Gjuriçin se kur, ku dhe pse” është bërë fotografia.

Çfarë thonë në Kosovë?

Supozohet se Radoiçiç ndodhet në Serbi. Prishtina zyrtare kërkon ekstradimin e tij, në mënyrë që të gjykohet në Kosovë për terrorizëm. Beogradi përgjigjet se kjo është “e pamundur” dhe se Radoiçiç do të gjykohet nga gjykatat vendase.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigj as pyetjes nëse Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare për ndriçimin e këtij rasti.

Në Kosovë ende nuk ka aktakuzë kundër Radoiçiçit, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të ngrihet deri në fund të marsit të këtij viti.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha më herët se u bashkohet thirrjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se rasti i Banjskës duhet të procedohet urgjentisht nga institucionet kompetente. Në dhjetor të vitit 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) lëshoi një urdhër arresti për Radoiçiçin./REL

8 Komente

  1. S
    Serbicka

    Serb i ndyre, buzederr i qelbur qe ben gjjthmone si viktime para me te forteve dhe eshte kriminel me me te dobetit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Silikon

      Kurvari serb i ka ato buzet si dy picka te fryra me pompe.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur Struga

        Asgje nuk eshte per tu besuar.Pershendetja buzeqeshja,mareveshja per blerje te aeroplaneve,ndertimi i nje hidrocentrali berthamor,te ben te mendojsh dhe te dyshojsh.Koha do te tregoi te verteten.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miku yt

          Kush po pjerth se cthote Amerika dhe Evropa. Kush po pjerth per Shqiperine. Albini dhe Vuciqi vazhdojne veprimtarine nen dirigjimin rus dhe kane lene me goje hapur perendimin per mecurine e shprehur ne sabotimin e palaneve perendimore. Ja edhe Flamuri qe mbahet nga me te zgjuarit ne Kosove, shikon me hollesi listat e bashkepunimit te Frances me Serbine dhe as i vete mendja qe Franca eshte shtet me vehte dhe ne plan te pare ve interesin e saj. E ka inatin me Francen dhe Makronin se pse Makroni paralajmeroje tere gomeret e botes se Albini eshte "beseprere", qe do te thote spiun i serbit dhe asnje reagim nga Albini. Flet Makroni per gomeret si dhepler qe eshte, por gomari si gomari: Ysh perpara!.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jo

            Makroni nuk ka quajtur asnjehere kryeministrin Kurti besprere. Budallalleqe dhe shpifje te Gelbazes per klikime me manipulime ne perkthim.

            Përgjigjjuni
            1. B
              BJ

              Vallai ke te drejte ti "JO" se fjala "bese" eshte fjale autentike shqiptare qe perfaqeson nje psikollogji unike ne bote dhe veshtire te perkethehet ne gjuhe te tjera. Po ashtu te perkethesh nje fjale nga frengjishtja ne shqip dhe ta identifikosh me fjalen "bese" eshte pak si artifice. Makroni mund te kete thene qe Kurti eshte tradhetar, apo spiun i rusit e kushedi se cfare dhe keta perkethyesit per ta bere fjalen me kuptim shqiptar, e perkethejne sikur eshte "beseprere", qe eshte akoma me larg se fjala "bese". Pra ti mund te kesh jo vetem te drejte por mund te kesh edhe argument. Meqe je shume i bindur se Kurti nuk eshte as tradhetar dhe as beseprere, aq me teper qe Makroni nuk e ka thene kete fjale, pse nuk na e thua ne frengjishte dhe ne te qartesohemi per qellimet e keqia kunder Kurtit qe njihet se ne burgun serb ka mbajtur qendrim heroik dhe UDBA e liroi duke bere perjashtim per Kurtin sepse te tjeret i vrau. Te lutem na e thuaj ne frengjisht ate fjale qe Makroni perdori kunder Kurtit.

              Përgjigjjuni
          2. F
            Flamur Struga

            Eshte mbushur plote gomer o temen e semes mero baze halil matoshi baton stanishiqi,berat buzhaloviqi dhe gomeri me i madh eshte "miku" i armikut tim...

            Përgjigjjuni
            1. $
              $$$

              Serbi i ndyre i lepihet Frances, nje shteti te BE-se dhe NATO-s, qe e njeh me kohe Kosoven dhe qe ka kercenuar se do dergoje trupa ne Ukraine kunder memes se serbit, Ruskise. Tani serbi jetim do i jape edhe ca miliarda Frances per avione. Hahahaha tutkun serb. Mire te behet o qen, po ti nuk i hyn shume ne pune Frances. Lepiju me mire Kines dhe Rrushqise se dhjere se ata kane nevoje per nje idiot te leverdisshem ne Evrope.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje