VIDEO/ Sveçla publikon pamjet e makinës në Leposaviq ku iu vendos eksplozivi: Kur Serbia humbet betejat politike kthehet te terrorizmi

10 Prill 2024, 13:55Rajoni TEMA
VIDEO/ Sveçla publikon pamjet e makinës në Leposaviq ku iu

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e makinës në Leposaviq ku i ishte vendosur një ekspoloziv. Për këtë akt, ai ka fajësuar Serbinë duke thënë se kur Serbia humbet betejat politike kthehet te terrorizmi.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”.

Ai shton se “kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”.

1 Komente

  1. S
    Shpendi

    Keta qevertitaret e "dardadhise" jane shume empirik. Fillimisht duhet te na sqarojne detajet se kush e ka vene kete eksploziv dhe pastaj te bejne politike. Ne politike nuk nisesh nga deshirat por nga realiteti. Flet Svecla per terrorizem sikur te jete nje aksident rrugor. Nuk kuptojne se ne kete forme ndihmojne Vuciqin per ta bere situaten "zjarr", ne vazhden e politikes se tij te luftes. Ndoshta e kuptojne mire se nuk eshte mire qe fjalen e fundit ta thuash ne fillim, por ashtu ja do puna Svecles, apo Kurt rrumpalles qe nderton karijeren e tij politike duke shfrytezuar "shpirtin e lodhur" te shqiptareve....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje