Bazat serbe në kufi me Kosovën në formë patkoi - “The Telegraph”: A do të jetë Kosova, Ukraina e radhës?

10 Prill 2024, 17:23Rajoni TEMA
Bazat serbe në kufi me Kosovën në formë patkoi - “The

Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë makinën me armatim: AK-47 janë të lidhur në pjesën e pasme të sediljeve të veturës, pistoletat poshtw këmbëve dhe dronët dhe jelekët antiplumb të mbushur në bagazhin e Land Rover.

Ky është tani protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian.

Kur njerëzit e pyesin Venton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që bën para patrullimit. “I shihni armët?” tha ai, para se ta nxirrte grupin e xhirimit tw Telegrafit në kufi, “këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë.”

Që kur Kosova fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në një luftë që përfundoi në vitin 1999, ajo ka pritur një komunitet të vogël serbësh etnikë në rajonin kufitar verior. Tensionet me shumicën etnike shqiptare janë rritur së fundmi. Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka lënë të kuptohet për një pushtim. Nacionalistët i kërkojnë atij që të veprojë për të “mbrojtur” serbët e detyruar të jetojnë nën “sundimin” kosovar.

Frika e një lufte të re u rrit në vitin 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmuan përtej kufirit në fshatin verior të Banjskës dhe u barrikaduan në manastirin e tij. Tre nga 30 militantë të dyshuar u vranë në një shkëmbim zjarri. Një nga njerëzit e komandant Elshanit humbi jetën në shkëmbim zjarri.

Që nga ajo ditë, oficeri dhe ekipi i tij kanë kryer patrulla ditore në rajonin kufitar të dominuar nga serbët, duke kërkuar rrugë të paligjshme në Serbi të llojit të përdorur nga personat e armatosur në sulmin e tyre.

“Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo,” tha komandanti Elshani për The Telegraph ndërsa patrulla përshkoi rrugën e saj nëpër male. “Serbët nuk mund të shkojnë asnjë rrugë që ne nuk do ta gjejmë.”

Në numërimin e fundit, policia identifikoi 65 rrugë të paligjshme, të gjitha të bllokuara me kanale të mëdha të prera në beton. Edhe 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht nëpërmjet dronëve.

Prezenca e vazhdueshme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi mesazh Beogradit se Kosova po i mbronte kufijtë e saj, tha komandanti Elshani.

“Banjska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve,” tha ai. “Kur gjaku derdhet, atëherë është problem.”

Analistët paralajmërojnë se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri në një komb ku 93 për qind janë shqiptarë dhe 4 për qind serbë. Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si qeverinë e tyre.

Pas rrethimit, autoritetet zbuluan një depo të madhe armësh që sulmuesit kishin fshehur në ndërtesat e papërdorura përreth fshatrave veriore. Vetëm pak javë më parë ata zbuluan pesë raketahedhës të tjerë, një shenjë e shkallës së sulmit të planifikuar.

Në një intervistë për The Telegraph, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, paralajmëroi se zoti Vuçiq, presidenti i Serbisë, kishte në plan të pushtonte. Ai tha se Serbia kishte ndërtuar baza operative përpara rreth kufirit në një “formë patkoi” për të “mbrojtur Beogradin dhe sulmuar Kosovën”.

Shpërqëndrimi nga lufta në Ukrainë

Bazuar në fjalët e vetë presidentit Vuçiq, Kurti beson se presidenti serb po kërkon kohën e tij për një mundësi për të pushtuar.

Miqësia e Vuçiqit me Vladimir Putinin është e njohur dhe Kurti beson se është në interesin e liderit rus që Serbia të pushtojë Kosovën, pasi kjo do të largonte vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.

Pas Urës së Mitrovicës që ngrihet mbi lumin Ibër, flamuri i Serbisë i kuq, i bardhë dhe blu valëvitet gjithandej. Dikur kjo urë ishte një “pikë e nxehtë” – një ndarje joformale midis rajonit kufitar verior të Kosovës dhe jugut etnik shqiptar. Gjërat duken paqësore, ndërsa këmbësorët ecin lirshëm midis dy anëve.

Por ka tension nwn kwtw panoramw. Disa banorë etnikë serbë nga veriu e shohin këdo që kalon në jug si tradhtar, një njeri që tradhton plagët e pashëruara nga gjakderdhja e viteve 1990.

Makinat ende nuk lejohen të kalojnë mbi urën, e penguar nga bllokada dhe prania 24/7 e dy policëve me Land Rover, njëri i parkuar me pamje nga jugu dhe tjetri nga veriu.

Policia tha se këto masa paraprake ishin thelbësore për të ruajtur stabilitetin në zonë.

Thashethemet flasin se Putini ka rekrutuar serbë për të luftuar në ushtrinë e tij kundër Ukrainës dhe ndërsa The Telegraph udhëtonte në veri, solidariteti me Rusinë ishte i gjithëpranishëm. Shkronja “Z” ishte grafituar në anët e dyqaneve, kafeneve dhe shtëpive lokale.

Albin Kurti thotë: “Kjo është pishina nga ku ata [Rusia] do të rekrutojnë paraushtarakë të ardhshëm të Wagner-it për Ukrainën dhe Ballkanin”.

Në një tabelë rrugore, dikush kishte shkruar fjalët “F— k Nato”, një paralajmërim për praninë paqeruajtëse të bllokut të KFOR-it, i cili është stacionuar në Kosovë që nga viti 1999.

Ashtu si policia, ata kryejnë patrullime, duke vigjiluar në atë që e quajnë si vijë kufitare administrative, një shtrirje tokësore prej 237 miljesh që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Togeri i parë Caldwell i Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, i cili përbën kontributin e Amerikës në KFOR, tha se detyra e tyre ishte të zbulonin këdo që synonte të ndiqte veprimtari armiqësore.

Ai theksoi rëndësinë e “ndërprerjes” së rrugëve ilegale për të ndaluar kalimin e kontrabandistëve në Kosovë. Sipas tij më shumë ndërprerje rrugësh po kryheshin sa herë që ishte e mundur. Për komandant Elshanin njerëzit e tij janë në stërvitje për sulm.

“Nuk është surprizë që Vuçiq dëshiron të pushtojë,” tha ai. “Ata mund të na qëllojnë, por nuk mund të na trembin.”

The Telegraph

15 Komente

  1. X
    Xha

    O iki për lesh Kosova nëse nuk luan mirë kartat e politikës së jashtme. Nuk ka më Bill Clinton qe te urdhëroi mbrojtje me NATO.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirane

      Nuk iki per lesh Kosova, aty eshte sic ka qene me mijera vjet. Ka popullin qe shkakjut i del ball. Se po iku Kosova, Shqiperia londineze nuk rron me. Mos u lemerit, vazhdoni me shellje pa identitet nacinal, vazhdo çirru butak pa gravitacion

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        Mëso te shkruash o malok shpellar. Ik ngjitu në mal nga ke ardhur, o kafshe primitive.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tirane

        Nuk iki per lesh Kosova, aty eshte sic ka qene me mijera vjet. Ka popullin qe shkakjut i del ball. Se po iku Kosova, Shqiperia londineze nuk rron me. Mos u lemerit, vazhdoni me shellje pa identitet nacinal, vazhdo çirru butak pa gravitacion

        Përgjigjjuni
      3. S
        Sala

        I vetmi moment i rrezikshem eshte kur Kurti te kete mbaruar misionin e tij qe synon largimin e NATO- s nga Kosova….

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptaret do mbeshtesin Kosoven kunderdohere

          Kurti te tunde bythen dhe te shkoje ne krye te VV perballe bazave serbe. Dardanet jane trima dhe te dijshem, prandaj do ta mundin ushtrine serbe pa ndihmen e Kforit. Kosova martire me dardane budallenj duhet te behet gati te mbrohet. Mos kujtojne dardanet se do ja mbathin drejt Shqiperise, sepse nuk eshte viti 1999 por 2024. UCK dhe Usa ua krijuan shtetin, tani i takon VV me Kurtin e Osmanen ne krye te krijoje ushtrine e dardaneve ta mbrojne shtetin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari nga Kosova

            Sala,e ke then nje te vertet. Megjithate, NATO nuk e leshon Kosoven. Albin Kurti luan rrezikshem per fatet e vendit vetem ne nje drejtim : dhenjen veriut te Kosoves. Sado qe ben propagande se keshtu e ashtu,ai po e problemtizon veriun si diçka qe nuk zgjidhet ,e zgjidhja e tij eshte per ta "nxeh" situaten e qe me pastaj te thuhet se nuk mund te ket bashkjetese me serbet. Ndarjes klasike i druhet,ai ka pranuar Asociacionin qe eshte nje ndarje neser. Pse gjithe kjo ngutje e Albinit? Ku te çon kjo? Serbia nuk heç dore kaq leht nga veriu i pasur i Kosoves,por nese ne tregohemi te dobet, siç beri Hashim Thaçi kur kerkoi hapur ndrrimin e territoreve,dhe siç po ben tani Kurti me asociacionin ,ateher Serbia fiton ne kete situate. Albin hiç dore nga ky pehlivanllek sepse nuk ka emer tjeter veçse TRADHETI. Tradhetia brire nuk ka..!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trimi

              Asigjo se gjen kosoven,se nje shqiptar i kosoves vlen sa per 10 serb,pastaj ka kuksin,dibren tropojen,e krejt veriun e shqiprise me vete,ashtu sic e ka pas ngahera,se sa per te tjt ehe,ja kena pa burrnine,keshtu qe rrini te qete popull,se serbia sguxon me hy mo ne kosove,se kosova pa shtet pa arme,pa llogjistike ja ka tregu serbise oren,si isuf elezi dikur

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigrant

                Ku jeni o trimat e VV dilni mbroni kosoven mos prisni nga te huajt Mos u beni trima nga FB por pregatituni per luft dhe mbroni pavarsin qe jua dhuroi uck dhe amerika me naton

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opionisti

                  Radha mund ta kete veriu shqiperise per lufte presheva mitrovia serbia serbcka vojvodina malizi greqia bullgaria medohia hungaria rusia dhe qipro

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhulio

                    Me kët psikopat Albin kurti çfar nuk pret. Byth nuk ka, e pordh bën. E di që NATO do futet nl mes, e di që shqiptarët do hapin shtëpiat, dhe budallallëkun e tij, e paguajnë njerëzit. Kam par që disa thonë se; shqipëris një albin i duhet,pu pu qoft larg as si kryetar i një lagjeje jo më kryeminister. E prishi me amerikën, e prishi me shwipërin, maqedinin, dhe të hajë mutin e vet e të lyejë turijtë. Palaço dhe përçarës, injorant dhe i lig.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teo

                      Akoma.shqiptar dele te rames,mbroni serbin si baca enver e shoku spiro. Koleka? Clidhje ka.politika e kurtit me.deshiren shekullore slave per te zhvat Kosoven? Apo faji e kish kurti dhe ne shek e 19 kur europa qe ju na mbroni,shiti Kosove e gjysmen e shqiperise te sllavi? Kurti e kish fajin dhe kur baca enver e shiti. Prap kosoven te serbi? Pttu njerez gjak uje,c mut shqiptaresh jeni ju qe hidhni balte mbi kosoven apo politikanet e kosoves qe I ka zgjedh vet populli. Ju jeni mesuar me.gojore europes e amerikes, a thu se atyre ju hapet rrocka per.ju. Yyyttt mbetje serbe ne shqiperi, njesoj si rama gjatoshi e ai palla tjeter qe votuat per 20 vjet berisha. Ska nevoje Kosova per ju ,njerez te ligj ne shpirt,e skllever te lindur te europes kurve.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ashtu kot!

                        Fatkeqesia jone je ti Teo! Shan Ameriken, Evropen, Enverin dhe gjatoshin dhe ke rene ne dashuri me Kurtin qe ne thelb eshte historia jone, se pse jemi katandisur "nje thele". Percares i shqiptarizmes dhe egoist vetem per prosperitetin e tij personal, qe nuk beson ne asnje vlere shqiptare, njelloj si dhe ty. Kjo eshte fatkeqesia jone, qe sa here na vjen ndonje spiun ne pushtet, fillojme historine tone nga e para. Mohojme cdo gje dhe cpifim historine qe i pershtatet kultit personal te spiunit sepse jemi vet spiune ne gjak.. Mjafton te te permend se si Kurti ka ndryshuar komplet historine dhe ti beson se ju kosovaret nuk jeni me shqiptare dhe Kosova nuk duhet te bashkohet me Shqiperine. Nuk ka tradheti me te madhe! Kurti ka bere llogarite ne diten qe u burgos, gjeti zgjidhjet sipas mentalitetit te Teos, mori masat deri sa edhe u martua me norvegjeze dhe mendon se genin e tij e ka te siguruar ne kurris te genit shqiptar. Po ti derdimen me ke gen je? Serbi do ta ndryshoje genin tend ne majmun!

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Beni

                        Nuk cane koken Kosova se i pergjigjet Serbise me xhamija. Skane ku futen serbet kur te dali hoxha te kendoje maje minares.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Manastiri

                          Dualen plerat antishqiptare keta sjane kunder abinit po merziten qe albini seshte bythshitur si ata ku Jane kolonjaret qe eshtin ci lene tradhetaret te ane mu

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje