E rëndë, nëna dhe djalin gjendet të lidhur me litar brenda makinës që ishte fundosur në det

27 Qershor 2022, 20:00Rajoni TEMA

E rëndë, nëna dhe djalin gjendet të lidhur me litar brenda

Një histori dramatike duket se fshihet pas vdekjes së një gruaje 72-vjeçare dhe djalit të saj 50-vjeçar, trupat e të cilëve u nxorën pasditen e së hënës nga një makinë që ra në det, në Neoi Epivates të Selanikut.

Siç doli nga marrja e dy trupave, nënë e bir ishin të përqafuar me njëri-tjetrin pranë timonit të makinës. Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.

Siç shkruajnë mediat vendase, pas tragjedisë së ndodhur sot, qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai o 50-vjeçarit dhe djali i 72-vjeçares i kishte dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen. Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa po lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për pak kohë dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin dhe e ka hedhur në det.

Efektivët e Rojës Bregdetare, EMAK, Policisë dhe Zjarrfikësve, të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur një aksion për lirimin e personave dhe nxjerrjen e makinës nga fundi i detit.

4 Komente

  1. G
    Genti

    Qofshin te xhehnetit . Ai lart ju dhente atje ku jane nje jete ndryshe nga ajo qe paskan kaluar . Sduhet ti gjykojme kurre kur se kemi vete ne kurriz

    1. A
      Andi

      E dhimbshme. U bashkofshin ne parajse

      1. B
        B*3

        Trishtim :( Ju lutem mediave shqiptare, boll e lodhet popullin shqiptar me fatkeqesite qe ndodhin ne rruzullin tokesor. Mjaftojne lajmet e trishta ne vendin tone, dhe biles do thoja, qe edhe lajmet e keqija te vendit tone te mos publikoheshin, sepse te bejne te humbesh shpresen. Ju jeni po aq pergjegjes sa politika kur behet fjale per te dhene ose hequr shpresen, ndaj po ikin te gjithe te shkolluarit nga vendi. Mjaft me keto lajme ! Beni nje sondazh dhe do e kuptoni qe e keni lodhur popullin shqiptar me keto lajme, qe jane tragjedi per familjet. Nqs do isha Qeveria (majtas apo djathtas), do i kisha ndaluar me ligj keto lajme. E merre vesh vdekjen e familjarin me perpara nga mediat se sa nga burimet zyrtare (policia). E mendoni pak shokun emocional e psikologjik qe i beni familjeve per disa klikime?

        1. N
          Njeres pa (qe nuk duan)pune

          Jeta eshte fat.....skemi asgje ne dore.....shpresojme te kete jete tjeter dhe per kete familje te hidheruar

          Lini një Përgjigje