FOTOT/ "Shqiptarja", ylli i ri i politikës në Zvicër

13 Gusht 2022, 20:50Rajoni TEMA

FOTOT/ "Shqiptarja", ylli i ri i politikës në Zvicër

Sanija Ameti është “ylli i momentit” i politikës në Zvicër.

Ajo është zvicerane, por e lindur në atë që njihej si ish-Jugosllavi. Disa media kanë shkruar për të se vjen nga një familje shqiptare e Kosovës, por në një intervistë për Albanian Post, Ameti, tregon se shqiptare nuk është, porse familjarë ka në Kosovë dhe e viziton sa herë që mundet.

Ajo rrjedh nga një familje boshnjake që në vitin 1995 kishin ikur nga lufta në Bosnje.

“Kosova është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë ajo për AP, “sepse aty jetojnë disa anëtarë të familjes dhe i vizitoj sa herë që mundem”.

Ameti tregon se i pëlqen shumë Kosova, veçanërisht “jam e dashuruar me komunitetin e artistëve të rinj në Kosovë”.

“Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kultura dhe arti janë mjete shumë të rëndësishme për të treguar atë se çka ndodhi si dhe për të promovuar drejtësinë dhe paqen”, shprehet ajo.

Aktualisht Sanija Ameti në Zvicër është e njohur si njëra ndër politikanët që lufton më së shumti kundër ligjit të terrorizmit, madje ajo është kryetare e komisionit të referendumit që e solli në votim këtë ligj.

Këtë referendum që bëri bujë të madhe në Zvicër dhe e katapultoi Ametin në skenën politike, ajo e kishte shkruar në tren rrugës për në Itali.

Ligji i pranuar nga pushteti zviceran e motivoi Ametin të vazhdojë me politikë.

Fushata  e saj më së shumti u kishte bërë përshtypje udhëheqësve të lëvizjes politike “Operacioni Libero”, për këtë arsyeje bordi i  drejtorëve e emëroi atë si bashkëpresidente të re.

Tani, lufta më e madhe e Ametit në Zvicër është përfshirja më e mirë dhe më përmbajtjesore e emigrantëve në procesin demokratik dhe ekonomik.

Nga viti 2019 ajo është anëtare e bordit ekzekutiv të Partisë Liberale të Gjelbër të Rinj në Zvicër dhe që nga viti 2020 anëtare e kryesisë së Partisë Liberale të Gjelbër të Kantonit të Cyrihut.

Ahmeti në Kosovë u bë më e njohur kur disa media zvicerane të krahut të djathë filluan ta sulmojnë atë dhe angazhimin e saj në politik.

Por, ajo thotë se “aq i bën”, derisa vazhdon betejat e radhës në politikë, fushë që deklaron se i pëlqen shumë.

Cila është lidhja juaj me Kosovën?

Edhe pse nuk jam me origjinë shqiptare, Kosova është një vend shumë i rëndësishëm për mua. Sepse aty jetojnë disa anëtarë të familjes dhe i vizitoj sa herë që mundem. Unë jam e dashuruar veçanërisht me komunitetin e artistëve të rinj në Kosovë kjo pasi njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, kultura dhe arti janë mjete shumë të rëndësishme për të treguar atë se çka ndodhi si dhe për të promuvuar drejtësinë dhe paqen. Prandaj artistët në Kosovë kanë admirimin tim më të madh për këtë punë të rëndësishme. Më pëlqen të vizitoj Prishtinën për artin e saj, mirëpo edhe në Zvicër jam e lidhur me diasporën në fusha të ndryshme: art, biznes, politikë.

11 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Njerëzit pranojnë të thonë që janë jevgj dhe ju vjen ndot të thonë jam shqiptar........... . Ja dhe kjo. Ju i thoni shqiptare. Mbase është harixheshkë nga Bosnja....

    1. g
      ganiu

      Të jesh nga Bosnja, nuk do të thotë të jesh "arrixhi"(megjithëse nuk ka asg të keqe ti përkasësh asa etnie), ashtu si po të jesh shqiptar, nuk mund të jesh "arrixhi". Ajo që nuk kuptoj është se përse e quajnë shqiptare në thonjëza, kur nuk është aspak e tillë? Të banohet në troje shqiptare, nuk të bën automatikisht, shqipo.

      1. I
        I. Hoti

        E vertete , ne trojet tona te cliruara e akoma te pushtuara ,jetojne nacionalitete,etni te ndryshme ..te lire.. nuk jemi ne greqdhi !

    2. B
      Baliu

      Keta "yjt e rinje" sherbejne vetem per lustrim imazhi, dhe prap vazhdon qdo gje me te vjetren.

      1. Z
        Zeqo Pilafi

        Le të deklarojë kjo sa t'i dojë qejfi që nuk është shqiptare. T'a marrë vesh Sazan Guri që kjo deklarohet në këtë mënyrë pa ja rregullon qejfin. Vetëm 10 minuta i mjaftojnë Sazanit ti tregojë kësaj vajze, se është naive dhe nuk di rrënjët e prejardhjes së saj. Sipas gjithë të dhënave që ka grumbulluar Sazani në heshtje dhe pa shumë bujë, si çdo shkencëtar serioz, kjo rrjedh nga një familje nga krahina e Llapit, gjyshi i saj u transferua në Bosnjë, i detyruar nga një hasmëri, përpara lidhjes Shqiptare të Prizrenit.... etj, etj, gjëra që vetëm një mëndje gjeologjike dhe gjenealogjike si ajo e Sazanit di ti zhbirojë. .

        1. V
          V.K@$

          Eshte per te vene duart ne koke cfare lexon ne “mediat” shqiptare… Ajo vete thote qe nuk eshte skipetare.Per ju eshte “per pak “ shqipetare.Pse ,se eshte boshnjake?Ju a terheq gjaku musliman burazerë?Po te ishte greke dhe te vizitonte Tiranen?Sigurisht automatikisht armike.Vend I mjere me krenare te dhjere.

          1. S
            Shkrim pa logjike

            Ky lloj inferioriteti është ie turpshem. Ajo e thotë hapur qe nuk është shqipetare, por njeh disa njerez nga Kosova. Pra ajo mund të jetë shumë mire edhe nga Ethiopia dhe të ketë disa shoqe nga Kosova. Ndersa per Shqiperine nuk me plas bytha fare. Thotë kjo vajza. Ndersa gazetari ndjehet i dashuruar me këtë vajze, qe nuk ka asnje faj ne fakt, dhe na e pasqyron si shqipetare, ose si "Mike e madhe e shqipetareve", per të cilet asaj nuk i plas fare. Perderisa të vazhdojne ky inferioritet prej debili, ne do mbetemi nje popull i vogël me gazetare edhe me të vegjel.

            1. x
              xx

              NUK QENKA SHQIPTARE,ahere eshte turke ose shqiptare e asimiluar. Por keto nuk kane shume rendesi . E dashka shume Kosoven.KJO PO,KA RENDESI.

              1. g
                ganiu

                Po Sazan, po. Ja çorbe masën boshnjaket fallco. Tashti shkruaj për ti çjerrë maskën Michelle Obama, që pretendon se është amerikane. Dhe ajo mohon prejardhjen shqiptare, ashiqare. Shqiptare nga Vlora, plazhi i tepërt i ka pigmentuar lëkurën, por zemra I ka mbetur e kuqe flakë si flamuri ynë. Bile ajo është personifikim i flamurit tonë "kuq e zi". A ka më shqiptare se kaq?

              2. J
                Janulla-Non Grata

                Në Dardani jetojn pakica/minoritete si; Goran, Tërbesh, Çerkez, Ashkali,etj,flasin Shqip me acent Sllav por nuk jan Shqiptar.

                1. s
                  specialisti seksit

                  Se cpaska nje dicka te emebl femijenore ne fytyre por gjoksin e paska per ibret, si veze e skuqme

                  Lini një Përgjigje