
Euobserver
Nëse Bosnja dhe Hercegovina do t’i mbijetojë krizës aktuale politike, atëherë kryeqyteti i saj, Sarajeva, duhet të mendohet seriozisht që të rifitojë plotësisht lavdinë e saj – si qendra e ringjalljes rajonale menjëherë pas luftës 1992-1995.
Ashtu si Ukraina, Bosnja është e rrethuar nga vende që janë përpjekur vazhdimisht të promovojnë një mit të brishtësisë. Ato janë mundësuar nga politikanët nacionalistë nga të gjitha anët, por më së shumti nga lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili po propozon institucione të veçanta politike dhe administrative dhe ka nisur një sulm frontal ndaj ish- Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës dhe atij aktual.
Megjithatë, historia e kohëve të fundit e Bosnjës tregon një histori të ndryshme – atë të qëndresës dhe bashkëpunimit. Bosnja jo vetëm që mbijetoi kur të gjithë menduan se do të binte gjatë luftës së viteve 1992-95, por vendi ka mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian, raporton abcnews.al.
Me mbështetjen ndërkombëtare, Bosnja ka nisur rrugën drejt integrimit euroatlantik. Po, ne kujtojmë dështimin për të përmirësuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe sabotimin e dyshimtë politik të të ashtuquajturës paketë të prillit të vitit 2006.
Më pas ndodhi nacionalizmi, pasi SHBA-të dhe BE-ja u tërhoqën nga Bosnja për t’u përqëndruar në fushatat e tyre në Afganistan dhe Irak. Në korrik 2021, pak para largimit të tij nga detyra, ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Inzko i Austrisë miratoi një ligj që ndryshon Kodin Penal të Bosnjës dhe më pas kërkoi të ndalonte mohimin e gjenocidit.
Sigurisht, do të kishte qenë shumë më mirë nëse ai do ta kishte bërë këtë shumë më herët, dhe nëse kjo reformë do të ishte miratuar kur Bosnja po marshonte drejt Europës. Në atë kohë, do të ishte e papranueshme të mbështeteshin kriminelët e luftës ose të glorifikohej gjenocidi duke u tallur me viktimat e tij.
Pasardhësi i tij, Christian Schmidt, ka bërë ndryshime si në kushtetutë ashtu edhe në ligjin zgjedhor. Dodik mund të jetë duke insistuar në rrugën e tij, megjithatë, në Bruksel, Hagë, Riga, Berlin, Uashington dhe Londër, politikanët kanë pohuar se e vetmja rrugë për Bosnjën është përgjatë përpjekjeve të përbashkëta euro-atlantike.
Pas lajmit se Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska kishte njoftuar anulimin e të gjitha “raporteve të progresit” të prodhuara nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në 15 vitet e fundit dhe se do të rivendoste agjendën, Britania e Madhe emëroi ish-kryetarin e Komiteti Ushtarak i NATO-s, shefi i Marshallit Ajror Sir Stuart Peach, si i dërguari i saj special për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë punuar në mënyrë aktive për të çuar përpara procesin e Berlinit dhe nismën e Ballkanit të Hapur, të cilat të dyja synojnë të promovojnë stabilizimin dhe rritjen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Këtu, Bosnja mund të luajë një rol kyç.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, me të drejtë argumentoi se suksesi i nismës së Ballkanit të Hapur kërkon pjesëmarrjen e të gjashtë vendeve: Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.
Në të vërtetë, palët e interesuara brenda dhe jashtë vendit duhet të punojnë tani për të përmirësuar ato marrëdhënie, të cilat janë dëmtuar nga etno-nacionalistët gjatë 15 viteve të fundit. Disa elementë inkurajues nga ajo periudhë ekzistojnë ende sot, duke përfshirë Këshillin Koordinues Rajonal (RCC), me selinë e tij në Sarajevë.
RCC u krijua për të nxitur rritjen përmes bashkëpunimit rajonal në Europën Juglindore, duke mbështetur integrimin europian dhe euroatlantik. Megjithëse u pezullua për disa vite për shkak të mungesës së lidershipit apo inercisë së thjeshtë të atyre që janë përgjegjës, logjika e bashkëpunimit rajonal është imponuese dhe mund të japë rezultate, pasi ne jemi dëshmitarë të nismave të ngjashme që vijnë nga Këshilli Nordik dhe Grupi i Vishegradit në arenat ndërkombëtare.
Një seli e ringjallur e RCC-së në Sarajevë do të siguronte me çdo kusht një kundërpeshë ndaj ndikimit joproporcional rajonal të ushtruar shpesh nga Serbia dhe Kroacia. Ai gjithashtu do të plotësonte Procesin e Berlinit dhe nismën e Ballkanit të Hapur (‘një mini Shengen’) dhe do të hapte rrugën për një integrim më të thellë.
Në fakt, kjo e fundit ishte një ide realpolitike e presidentit francez Emmanuel Macron. Nisma e Ballkanit të Hapur supozohet të jetë një hap për anëtarësimin në BE për vendet aspirante. Megjithatë, BE-ja po lundron sigurisht në ujëra të trazuara, duke mos i ofruar shumë ndihmë Ballkanit Perëndimor.
Në rrethanat globale dhe rajonale, si SHBA ashtu edhe BE nuk mund të mos e mbështesin një zhvillim të tillë.
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
historia e shoqërisë njerzore,dhe ajo e thjeshta,njerzore na ka mësuar(kush ka mundur)se të planifikosh diçka vetëm në bazë të dëshirës,përfundon,pothuajse, gjithnjë në katastrofë!! napoleoni kishet qef të pushtonte rusinë dhe mendoi se me topa e ushtarë do tia dilte!! dhe me të vërtetë ja doli,por përfundoi si kokoshi një thelë,vetëm e vetëm se dëshira i kishte lënë vetëm një mundësi parashikimi!të tjerat kishin humbur brënda kënaqësisë që do të kishte!! hitleri bëri të njëjtin gabim si napoleoni!!kujtoi se me "muskujt prej bodibillder" do ta vinte poshtë BRSS,por harroi se të tregosh muskujt je gati bythë jashtë!e në acarin rus!?merr fund!! puna e dodikut,e vuçiçit(më i përmbajtur),e erdoqënit,dhe e dikatorëve të tjerë,është e njëjta gjë!! një situatë e përshtatëshme për ta kjo luftë që po ndodh!! të gjithë mendojnë se mund të përfitojnë diçka!!e normalisht është e rregullt që të përfitosh diçka në një pazar,por po nuk pate masën e duhur në vlersimin e situatës,mund të humbësh gjithçka!! këtë vlersim të gabuar e bëjnë shumë njerëz të zgjuar që normalisht nuk duhej të bënin gabime të tilla!! po të kujtojmë veprimin e mithat frashërit deri në ditët e fundit të sundimit nazist!do të shohim që nuk ishte i aftë,dhe shumë të tjerë me të,që të parashikonte rënjen e nazizmit,nuk ishin në gjëndje të këthenin drejtim,megjithëse e panë që ishin duke u përvëluar!! kështu dhe dodiku,për këtë rast!! ai mendon se i erdhi dita e realizimit të ëndërrës së tij,dhe në të njëjtin moment mbyll sytë për të mos parë realitetin që e rrethon!dëshira e shtyn që të mendojë "perëndimi ka frikë nga atomi rus","sanksionet nuk funksionojnë fare","perëndimi do lodhet",dhe në këtë moment e shikon putinin si një fitimtar,që pasi ka "fituar" në ukrainë dhe "ka nënshtruar" perëndimin,do sanksionojë gjithçka që ka arritur dodiku!! të vjen ke ta thuash por popujt votojnë njerëz të trashë,miopë që i çojnë në katastrofë!! njeriu i thjeshtë mund të mashtrohet lehtë,nga një mashtrues i trashë,nga një budalla me nivel të ulët zgjuarsie!! sepse ai e di gjuhën e pjesës më të madhe të popullit,ai e flet atë gjuhë,e për fat të keq dhe populli e kupton!! shpesh lexoj komentet që bëhen në youtube për videot ku flasin konspiracionist idiot si cako ose mashtrues si nadin mura!! të zë lemeria se sa komente ka në mbështetje të tyre,e sa pak kundër!! pra këta njerëz janë ata që mbështesin dodik e putin,tramp e erdoqën!! më e dhjera është se kur kanë pësuar katastrofën e radhës!? janë po këta njerëz(flas për shqipo)që shajnë "europën kurvë" që ju bëri hilenë e radhës!!