Ligji i Kosovës siguron mbështetje ligjore dhe financiare për të pandehurit në gjyqet e krimeve të luftës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe tani gjykata dëshiron që Kosova të garantojë që edhe viktimat të kompensohen.
Nga Serbeze Haxhiaj
Zyrtarët në Prishtinë ende nuk janë përgjigjur publikisht pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kërkuan Kosovës të krijojë një mekanizëm të ri dëmshpërblimi për viktimat e krimeve të luftës në mënyrë që të sigurojë “trajtim të barabartë midis të dyshuarve dhe të akuzuarve”.
Kur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa u dënua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas një vendimi të shkallës së parë në mars, gjykatësit e urdhëruan atë të paguajë 207,000 euro si kompensim për viktimat e krimeve.
Por gjyqtarët gjithashtu vunë në dukje se Mustafa “aktualisht nuk i ka mjetet për të përmbushur plotësisht urdhrin”. Me fjalë të tjera, ai nuk është në gjendje të paguajë.
Prandaj, gjyqtarët i thanë kryesekretarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në bashkëpunim me avokatin ligjor që përfaqëson viktimat në këtë rast, që të “kërkojë kompensim nga Programi ekzistues i Kosovës për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në emër të viktimave,” tha per BIRN zëdhënësja e Dhomave te Specializuara, Angela Griep.
Por Kosova ende nuk ka treguar gatishmëri për të krijuar ndonjë mekanizëm dëmshpërblimi apo për të ndërhyrë për të kompensuar viktimat.
Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë nuk pranuan t’i përgjigjen pyetjeve të BIRN se si do t’i përgjigjen kërkesave të gjykatës.
Amer Alija nga OJQ-ja Fondi për të Drejtën Humanitare me qendër në Prishtinë, e cila monitoron gjyqet e krimeve të luftës, tha se qeveria duhet të prezantojë legjislacion adekuat dhe mekanizma funksionalë për të ofruar kompensim për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë.
“E drejta për kompensim duhet t’u njihet edhe viktimave të gjyqeve të mëparshme të krimeve të luftës në rastet kur janë dhënë vendime të formës së prerë”, tha Alija për BIRN.
Kosova ka Programin e saj për Kompensimin e Viktimave të Krimit që nga viti 2015, por asnjë viktimë e krimeve të luftës nuk është kompensuar ndonjëherë, edhe pse ka pasur vendime në dhjetëra raste.
Kompensimi maksimal ligjor që mund të jepet sipas programit është gjithashtu më i vogël se shuma e përcaktuar në urdhrin e Dhomave të Specializuara në rastin Mustafa.
Ligji i Kosovës parasheh pagesa të pakufizuara për mbështetje ligjore për personat e paditur në Dhomat e Specializuara dhe për vizitat në Hagë nga anëtarët e familjes së të akuzuarve, por nuk ofron asgjë për viktimat.
Legjislacioni që trajton lëndimet dhe humbjet e shkaktuara nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999 i referohet ekskluzivisht viktimave të forcave armike – Ushtrisë Jugosllave dhe policisë dhe paraushtarakëve serbë. Viktimat e krimeve të kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë të drejtë në asnjë përfitim social lidhur me dëmin që kanë pësuar.
Viktimat që dëshmuan në mënyrë anonime si dëshmitarë të mbrojtur në Hagë do të duhej të zbulonin emrat e tyre për të ndjekur një padi civile, nëse vendosin të kërkojnë kompensim në gjykatat e Kosovës. Kjo mund të vërë jetën e tyre në rrezik serioz të ndëshkimit të dhunshëm.
“Nëse viktimat kalojnë nëpër procedura civile, është e vështirë që identiteti i tyre të mbrohet”, tha për BIRN Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj.
Si zgjidhje e mundshme, gjyqtarët në rastin Mustafa rekomanduan që “kryesekretari i Dhomave të Specializuara, në koordinim me avokatin e viktimave, duhet të kërkojë kompensim në emër të viktimave”, tha Griep.
Gjyqtarët rekomanduan gjithashtu krijimin e një fondi për viktimat e krimeve nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara, në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një periudhe të arsyeshme kohore.
Fondi duhet të mbështetet financiarisht nga Kosova, mbi të gjitha, si dhe nga shtetet dhe donatorët e tjerë, thanë gjyqtarët.
Nora Ahmetaj, hulumtuese e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, u pajtua që duhet të krijohet një fond si dhe një mekanizëm për të mbikëqyrur pagesën e kompensimit.
“Nga aspekti moral, mendoj se për shkak se ligji për pagesën e avokatëve të të akuzuarve është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, edhe viktimat duhet të kompensohen, si akt i njohjes së vuajtjeve të tyre dhe për rivendosjen e dinjitetit të tyre”, tha Ahmetaj për BIRN.
“Megjithatë, si qytetare e Kosovës, nuk më pëlqen që taksat tona do të përdoren për të paguar kompensim për viktimat që kanë vuajtur nga veprimet e të akuzuarve, nëse ata shpallen fajtorë”, tha ajo.
Po per kompensimin e viktimave te luftes nga Serbia, pse nuk kerkon kompensim kjo gjykate.
Ore, qe ka nje maskarallëk të madh ketu ka, por edhe duhet pritur të kemi me shumë informacione, perpara se te flasim kot. Ose luftetaret e UÇK-se të verbuar nga urrejtja kane bere krime hakmarrjeje ndaj njerezve të paarmstosur, ose ketu Ka nje konspiracion kunder Kosovës nga qarqe qe lobohen dhe financohen nga para ruse. Se cila është e vërteta, vetem kjo Zyra e Kosovës e di. Të dyja kane mundësi. Jo per të gjykuat, se ne që nuk e kemi ndjere mbi kurriz, nuk mund te gjykojme dike qe serbët mund t'i kene vrare gjithë familjen, madje mbasi i kane perdhunuar gruan ose vajzën, edhe ja kane vrare mizorisht. Edhe unë po të Isha, ashtu do bëja. Ndoshta nje mije serbe te vrare do ishin pak per mua. Por, ne qofte se kane ndodhur keto gjera, kjo u jep te drejtë organeve nderkombetare te drejtesise te veprojne. Ajo qe duhet të bëjë Kosova është të ngreje zerin per viktimat e saj, ashtu si thotë edhe komentuesi emigrant me siper. Po shqipetaret e Kosovës të vrare perdhunuar, linçuar, kryqezuar, torturuar, kush ie demshperblen? Edhe mos na çai trapin me idiotesira si "Rama vllau i Vuçiçit", se edhe Berisha ishte vllau i Millosheviçit. Ketu problemi është qe është pikerisht Rama qe mbron UÇK-ne dhe të burgosurit e Hagës. Ndersa ata qe shajne Ramen, perfshire edhe Berishen, nuk thone gjysem fjale ne mbrojtje te UÇK-se, por e kane hallin të shajne Ramen, të mbrojnë Berishen, dhe të mbrojnë Albin Kurtin. O katunare pa tru. Kujt i plasi per Ramën, Berishen, dhe Albin Kurtin. Ketu luhet e ardhmja e Kosovës, dhe ju e keni hallin të Lufta politike midis Berishës me Albin Kurtin kunder Rames. Po kush u ka pjerdhur ne tru kaq shumë sa barazoni Kosovën me Albin Kurtin. Shqiperia nuk është Edi Rama, as Berisha, as Meta. Per 40 vjet njerezit kujtuan se Shqiperia ishte Enver Hoxha, pastaj e harruan Enverin. Por si duket shumë njerez nuk jetojne dot pa idhuj. Saliu kishte idhull Enverin, tani disa trushkulur kane Saliun. Dikur ishte idhull Rugova, derisa Rugova u harrua, dhe tani disa trushkulur kane idhull Albin Kurtin, ne vend që të kenë Kosovën dhe ardhmerine e saj.

Ke shume te drejte "sa deb" ........i kari qenke ti kryedebili dhe pastaj vine te tjeret !! I ke rene kokes . Me fal se desha te them : i pari qenke..... ngatarrese e vogel ,K -ne me Q-ne ,nuk paske fat .
Çfare nuk pret, nga nje ... analfabet. Po ti, ku e more vesh qe shkrimi ishte per ty? Si i thoshte Muharremi të madhit Fadil Hasa? "Sa i zgjut që qenke ti mër dreq?" E paska pasë mire ky i komentit. Do dalin per i herë karat e Saliut dhe Albinit. E vetmja gjo që boni ju, osht se keni majt Ramën ne pushtet, se as i sen nuk keni bo tjeter. Me rrumpalla si puna juj, ne a keni bob Ramën peshqesh e nuk e hekum dot, se s'kena ke me vu. Njerez t'marum. Del nji klluf prej Viçidoli dhe ju kaebo t'gjithve rrumpallë. S'na keni lonë nji shanc me e hekë Ramen e me vu nji tjeter.
Ti paguaje qeveria e Kosoves nje e nga nje, serbe ose shqiptare qofshin. Serbia vrau 8000 vete, dhe çmimi qe ajo pagoi eshte qe ajo e humbi Kosoven.
...tash Dardania "Kosovo" duhet të dëmshpërblejë të afërmit e Karaxhiqëve, e Malladicëve, e kriminelëve serbë, se Serbia nuk do lejojë të përcmohet më"!, pat thënë Vucici dhe erdhinë vesh të këtyre fantazmave të Evropës, që hapën bythën objektiv për Putinin dhe tashti këtë bythëhapje e paguajnë UKRAINA-sitme gjak, trishtime, vuajtje, shkatërrime Putinit
Keta me shume vrisnin njeri tjetrin sesa luftonin serbin. Benin lufte tribale dhe klanore perbrenda nen pentun e partive dhe luftes clirimtare. Shumë kosovare qe kane marre pjese e pranojne kete.