Gjykata Kushtetuese në Kosovë merr vendim: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive e Kuvendit

26 Qershor 2025, 19:37Rajoni TEMA
Gjykata Kushtetuese në Kosovë merr vendim: Për 30 ditë duhet

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Në këtë aktgjykim, Gjykata ka vendosur njëzëri si vijon:

– Kërkesa është shpallur e pranueshme;

– Seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës;

– Deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit;

– Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar;

Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit, shkruan Telegrafi.

Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta parasheh që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.

Në këtë aktgjykim, Gjykata e Kushtetuese gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit në mirëbesim ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare për të siguruar funksionalitet institucional. E drejta për të propozuar Kryetarin, që i takon grupit më të madh parlamentar, vjen me detyrimin për të kërkuar konsensus dhe kompromis, dhe nuk mund të përdoret si instrument për bllokim institucional.

Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se për shkak të mungesës së konstituimit të plotë, Kuvendi nuk ka pasur kapacitet juridik për të marrë vendime siç është ai për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.

Ajo vlerësoi gjithashtu se të gjitha “seancat” e zhvilluara deri më tani, përfshirë dhënien e betimit dhe përpjekjet për verifikim të kuorumit, nuk përbëjnë një konstituim të plotë.

Në përfundim, Gjykata konstaton se është detyrë kushtetuese e të gjithë deputetëve të zgjedhur që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

5 Komente

  1. n
    nacionalisti

    ec aty Albin Kurti, mos u ndal, ujin e zi nxirri, po e verteton qe je agjenti me i mire i UDB

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sala

      Keta ka pjerdhe shume por nuk kane thane asgje, turp

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        As Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë zgjidhje ngërçit. Po, nëse edhe mbas 30 ditësh nuk gjendet gjuha për zgjedhjen e kryetarit, çfarë bëhet? Cilat janë mjetet detyruese juridike që të zbatohet urdhëri kushtetues?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          E quditshme edhe kushtetuesja nuk jep zgjidhje, e percjella me shum vemendje nje debat ne tv Dukagjini ku ishte edhe ish anetari i kushtetueses zotni Kryeziu dhe çarte e tha se dehari dhe qenefi i quajtur vetevendosje e ka shkelur kushtetuten duke i renditur edhe faktet kurse bythelepirsi avokati tom gashi i mbrone ato shkelje siq edhe magari profesor sadri ramabaja, por ama qesharak dhe i ndyre na doli derr-puteti krraki qe per 5 minuta sa nuk i shkuli floket duke e deshmuar idiotizmin e te qenit pjese e fekales se qenefit, andaj sot ndihem shum i lumtur qe nuk jam pjes e keti qenefi dhe sa me.dhimbsén ato kafshet qe i shkojne pas qiftit te peci specit e krrakit qe pos bashkes ne koke skishte esgje por ja qe qenzfi e shet per vlera sepse paska ardhur nje prof nga Franca e ne France sa te tille ka o zot por qe atje i quajne sdf ose klloshar me te tille kosova do te eci perpara, mjer kosova e mjer.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eh moj Kosove c'te ka gjet

            Gjykate Kushtetuese e cuditeshme, jep nje vendim qe nuk thote asgje e nuk detyron asgje. As Shvejku nuk do ta kishte shkruar me mire nje vendim te tille te pa kuptim e pa permbajtje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje