
Deri në 20 miliardë euro janë parashikuar të ardhurat në Greqi si rezultat i sezonit të suksesshëm veror.
Numri i turistëve që kanë ardhur për pushime në shtetin helen ua kalon edhe atyre të vitit 2019, periudhë kjo përpara shpërthimit të pandemisë.
Aktualisht zyrtarë të qeverisë së Qirjakos Micotaqis thonë se të ardhurat nga turistët e huaj kanë sjellë rreth 18,2 miliardë euro përfitime, shifër kjo e cila pritet të rritet me 2 miliardë deri në fund të gushtit.
Rreth 4,6% turistë më shumë se në vitin 2019 mbërritën në aeroportet e Greqisë këtë vit, ndërsa gjatë korrikut besohet se kanë mbërritur 10% më shumë.
Gushti gjithashtu ka shënuar nivele të paprecedentë të mbërritjeve të turistëve, ndërsa numri i prenotimeve po ashtu vijon të jetë i lartë edhe për muajin shtator.
Aktualisht, ishujt jugor të Egjeut dhe ishulli i Kretës disponojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi në shtetin helen.
Me siguri jane turista qe nuk e dine ku bie Dhermiu dhe Himara se do kishin ardhur me nxitim te ne.
Per c'fare so vijne tek ne apo te mesojne se si i vjedh pronari? Apo kamarjeri?? A i keni pare lokalet dhe hotelet qe jane bere si bisha te terbuara sepse duan te fitojne parate e gjithe vitit ne tre muaj??? Shko ne Kroaci,apo Mal te Zi,shko ne Turqi apo Itali hotelet dhe restorantet plot. Po patet cmime te mira si ne hotele apo restorante ju garantoj 100% qe do lodheni,do keni shume pune por do t'ju kthehet buzeqeshja prej fitimeve dhe nuk do nxirni as thika as hanxhare per te ndjekur klientet neper rruge. Edhe kaq sa keni patur shume i keni. Me kete mendje qe keni vitin tjeter mbani vetem familjet tuaja se nuk do vij me asnje e pastaj mos ju ankoni shtetit. Thirrini mendjes o trima. Mbajeni klientin qe neser t'ju vije prap. Askush nuk eshte budalla qe ta paguaj coca colen 8 $ apo vezen 8$. As ne Amerike nuk i gjen keto cmime. Dem vetes se tyre do i sjellin sigurisht edhe ekonomise. Hiqni dore nga.pordhet o shqiptareeeeeee.