Sveçla reagon për rastin e spiunes ruse “non grata”: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

7 Gusht 2022, 16:34Rajoni TEMA

Sveçla reagon për rastin e spiunes ruse “non grata”:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Ministri shtoi se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur policia e Kosovës është sulmuar dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve në veri të vendit.

Sveçla ka deklaruar se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ????????ndërhyrjes në veri të Kosovës.

Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, shkruan ministri Sveçla.

1 Komente

  1. A
    Arian

    O kokembjellur .përmend shpesh fjalën presioni publik dhe si te duket ty te mos merret parasysh.e dyta sensibilizimi thua po ti që ke një emision çdo ditë e ke prekur ndonjëherë këtë temë.e treta kur u bete kaq të ditur ju gazetaret qe jepni mend për çdo gjë e aq më shumë dhe zgjidhje.apo të dukeni të ditur.po të keni b...hyni në garë dhe merrni përgjegjësi drejtimi.ju gazetarët jeni veç dallavere

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje