Era komplot: ura më të cilën BE shpërfilli Bosnjën e Srebrenicës

6 Gusht 2022, 21:00Rajoni TEMA

Era komplot: ura më të cilën BE shpërfilli Bosnjën e

Ura Peljeshki në Kroaci, inaguruar me bujë pak ditë më parë, është në fakt një goditje e rëndë për Bosnjën, pasi e shmang këtë të dytën, duke e futur në izolim komunikativ. Për këtë arsye madje, kjo vepër e madhe infrastrukturore në Ballkan, është shoqëruar dhe me teori komploti gjeopolitik, aq më tepër kur është financuar nga BE dhe Kina.

Këtë fakt ka potencuar gjermania Frankfurter Allgemeine Zeitung, e cila shkruan se “nuk do të kishte asnjë mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e urës Peljeshki në Kroaci nëse do të kishte ndonjë perspektivë evropiane për Bosnjën”. Pra sipas saj, nuk ekziston asnjë projekt i Brukselit për ta patur vendin ballkanik me shumicë muslimane në Union ndonjë ditë. Kjo gazetë shkruan se me hyrjen e Bosnje-Hercegovinës në bllok askush nuk do të kishte nevojë për një urë të tillë.

FAZ pretendon se ideja e ndërtimit të një ure fillimisht u refuzua si e pakuptimtë, por me kalimin e kohës mori mbështetje nga Brukseli.

“Kur BE hoqi dorë nga rezistenca e saj për financimin e ndërtimit të urës në vitin 2017, mund të konkludohej se askush në Bruksel nuk priste seriozisht që Bosnja të bashkohej me BE. Sepse, kjo është mënyra e vetme për të justifikuar një bypass rreth Bosnjë-Hercegovinës, përmes të cilit, përveç Dubrovnikut, mund të arrish më shpejt edhe në Korçulë apo Mljet”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell Deutsche Welle.

Përveç Kroacisë, më së shumti ka përfituar Kina

Shtohet se nuk ka asnjë arsye reale për të festuar hapjen e urës.

Në tekst thuhet se nga ndërtimi i urës, përveç Kroacisë, më së shumti ka përfituar Kina, e cila, siç përfundon FAZ, në të ardhmen do të përjashtohet nga projektet e mëdha të Bashkimit Evropian, kështu që “qindra milionë euro para të taksapaguesve në BE nuk do të shkonin për diktaturën kineze”, konkludon gazeta gjermane. 

5 Komente

  1. S
    Semi

    Artikull idiot.. Idiotesi ishte harta e Titos ku Bosnjes ju dha toke Kroate....pra per te shkuar mga Dubrovniku ne Zagreb duhet te kaloje nga Bosnja....artikull alla Pata...analiza b

    1. i
      informacion

      Dalja e Bosnjes ne Adriatik eshte bere qe ne kohen e Perandorise Otomane dhe Austro-Hungareze. Ai rrip toke i perkete Bonjes qe ne ate kohe, nuk e ka bere Tito-ja ate veprim, por ai vecse ruajti statuskuone e dikurshme.

      1. m
        musa mustafa

        bosna skame egzistu

      2. e
        ec aty

        Ura lidh Albania Veneta (me qender ne Ragusha - Dubrovniku) me Dalmacine (me qender Spliti) Zona Albania Veneta do jete zone rivendikimi e shqiptareve ne shekullin e ardhshem (nderkohe qe Mali i Zi do jete bere pjese perberese e shtetit shqiptar)

      3. s
        shqip

        Futja kot se del plotë. Urat ndërtohen për arsye ekonomike në radhë të parë. Në thelb ura shkurton distanca të konsiderueshme që, në planin ekonomik përkthehet me kursime karburanti. Në planin ekologjik çlirohen më pak gazra. Shkurtohet koha. Malli arrin më shpejtë në destinacion etj. Në rastin konkret ura lidh dy brigje të njëjtit shtet. Ku është rreziku për Bosnjën? Bosnja të hyjë ose jo në BE, nuk ka fare lidhje me ekonominë e një vendi të huaj , në këtë rast Kroacia. Përkundrazi, në një moment të dytë, atëherë kur BH mund të bëhet anëtare e BE, do ketë dy alternativa rrugore, plus edhe atë ujorë. Pastaj po qe se interesat globale mund të jenë për një shpërbërje të BH, kjo nuk ka rëndësi. Me urë ose jo, është po e njëjta gjë.

        Lini një Përgjigje