Escobar: Rusia provon to destabilizojë situatën në Veri të Kosovës, por jo aq sa disa liderë në Ballkanin Perëndimor

5 Gusht 2022, 17:57Rajoni TEMA

Escobar: Rusia provon to destabilizojë situatën në Veri të

“Rusia, po, provon të luajë rol [në ngjarjet dhe tensionet e kohëve të fundit në Kosovë], por ky rol s’është edhe aq i madh dhe destabilizues se sa i disa politikanëve të caktuar në Ballkanin Perëndimor”, tha emisari amerikan për rajonin, Gabriel Escobar.

Në mënyrë që tensionet të ulen, Escobar u shpreh se “është e domosdoshme” që të dy liderët, përkatësisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “të takohen urgjentisht në Bruksel”.

“Shpresojmë të arrijmë progres në gusht”, tha Escobar, derisa shtoi se ShBA mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.


“Besoj se ka një zgjidhje të përhershme të arritur nga Brukseli në lidhje me çështjen e targave, dhe jemi afër zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë”.

Në fillim të adresimit të tij për gazetar, Escobar tha se agresioni rus mbi Ukrainën ka hapur mundësitë që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga ajo.

Në këtë kuptim, tha ai, “gjëja më e rëndësishme është konsolidimi i aleancës së NATO-s për mbrojtjen e sigurisë evropiane”.

Fakti se tri vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s, u shpreh Escobar, “i kontribuon shumë kësaj”.

“NATO dhe BE janë fuqizuar, dhe përmes procesit të zgjerimit, BE do të fitojë dy anëtare të reja të cilat janë anëtare të NATO-s tashmë”.

“Procesi i zgjerimit është kundërpërgjigje ndaj agresionit të NATO-s, dhe Ballkani Perëndimor po tregon rezistencë ndaj ngjarjeve në Ukrainë në këtë kohë”.

Kjo çfarë po ndodh tani në Ballkanin Perëndimor, tha Escobar nuk është edhe aq pasojë e ndikimti rus, por probleme të brendshme ballkanase,.

“Do të thosha se kjo çfarë po ngjanë tash, me përjashtim të disa rasteve, është rezultat i faktorëve ekzistues në Ballkan”.

“Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës është çështje e Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë është nevojë urgjente që dy liderët të takohet në Bruksel dhe zgjidhin diferencat në çështjen e Veriut të Kovsovës”.

Në këtë aspekt, Escobar tha se duhet diskutuar edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Për shembull, regjimi aktual i targave për automjetet dhe përdorimi i afisheve është i përkohshëm, i kufizuar në kohë dhe duhet të zëvendësohet me një zgjidhje të përhershme”.

“Në përputhje me udhëzimet për lëvizjen e lirë të njerëzve, kjo nuk duhet parë si diçka që do të ndryshojë jetën e njerëzve në Kosovë, por do t’u mundësojë atyre që të regjistrojnë automjetet e tyre në atë vend dhe të mund të lëvizin lirshëm, jo vetëm në Kosovë por në mbarë Serbinë dhe në mbarë Evropën”, tha ai.

Për Asociacionin e Komunave Serbe, Escobar tha se nuk duhet dhe nuk duhet të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. “Nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit”, por ekzistojnë modele të shumta evropiane për mbrojtjen e të drejtat e pakicave brenda atij shteti, të cilat mund të zbatohen.

Ai po ashtu tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë vizitës së zyrtarëve kosovarë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se duhet të fillojnë negociatat për Asociacionin dhe të bëjnë përparim në atë front dhe se duhet një model i cili konstatohet se nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Shtyrja e vendimit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse për 30 ditë

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndryshojë brenda një muaji, pasi që problemi i zbatimit të vendimit për dokumente dhe tabela vetëm u shtye, por nuk u zgjidh, Escobar tha se “Nuk do të thosha se problemi thjesht është shtyrë”.

“Ka një mundësi të hapur për të arritur një zgjidhje të përshtatshme, e cila do të kontribuojë në integrimin në rajon dhe stabilitetin”.

Siç tha ai, marrëveshja e mëparshme ka qenë e përkohshme dhe e kufizuar në kohë dhe pritet që Serbia të bëjë propozim për zgjidhje afatgjatë.

“Dhe ne ende shpresojmë për këtë, por në të njëjtën kohë ne gjithashtu shpresojmë për një diskutim më të gjerë se si të dy palët mund të ecin përpara në krijimin e mundësive për marrëdhënie më të mira, liri të lëvizjes dhe integrim më të madh në Evropë”.

“Dhe mendoj se ky muaj do të të përdoret për të bërë përparim, jo vetëm për targat, por për çështje më të gjera në dialog”, tha Escobar.

Escobar theksoi se shpreson që të dyja palët të arrijnë vetë në një kompromis dhe se ky është qëllimi i dialogut nën patronazhin e BE-së.

Ai thotë se dialogu i Brukselit tashmë ka dhënë disa udhëzime për lirinë e lëvizjes.

Ai përsëriti se marrëveshja e përkohshme me afishet është aktualisht në fuqi dhe se ajo duhet të zëvendësohet me një zgjidhje të përhershme, e cila nuk duhet parë si diçka që do të ndryshojë ndjeshëm jetën.

Siç tha ai, automjetet duhet të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës.

Ai shton se zgjidhja duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes jo vetëm, siç tha ai, në Kosovë dhe me Serbinë, por në të gjithë rajonin dhe nënvizon se një zgjidhje e tillë do ta stabilizonte dukshëm rajonin.

 

2 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Jane dy momente qe te bien ne sy ne kete reagim. Momenti i pare eshte perkushtim total ndaj Kosoves. Momenti i dyte eshte problemi i lidereve te Ballkanit qe demtojne arritjen e marreveshjes...Ai me dipllomaci ve ne nje kandar Kurtin dhe Vuciqin, qe jane larg llogjikes se bisedimeve. Nga te tera mua me ben pershtypje ajo pjese qe ben fjale per "asociacionin". Ne menyre te qarte Eskobar thote qe bisedimet duhet te perqendrohen ne kete teme. Asociacioni duhet te realizohet. Me e rendesishmja qe thote eshte se ai duhet bere ne kuader te te drejtave te pakicave. Ai nuk duhet te jete jashte kushtetutes se Kosoves etj...Keto thenie jane kritike per Kurtin qe nuk perqendrohet ne "realizimin" e ketij asociacioni sipas vizionit amerikan dhe perendimor, por ben politike populiste dhe mohon asociacionin. Si demagog qe eshte ai ai thote se nuk do bisedojme per asociacionin qe shkel kushtetuten. Nuk lejojme asociacin njeetnik...etj...Pra Albini eshte ne diskordance me Ameriken dhe vizionin amerikan dhe perendimor. Ai duhet te heq dore nga politika populiste dhe duhet te thote qe ne do bisedojme per asociacionin qe nuk do jete ne kundershtim me kushtetuten dhe nuk demton pavaresine e Kosoves. Pra ndryshimi i math ne kete mosemarrveshje eshte se ndersa Amerika dhe Perendimi thone te bisedohet, Albini thote nuk do bisedojme. Pikerisht ketu qendron mendimi perendimor se Albini dhe Vuciqi jane e njejta monster qe destabilizojne Ballkanin....

    1. I
      Ishi i ZaKaroves

      Ti thote me emër e mbiemër kush e kush....përndryshe bëhet jo vetëm qesharak po edhe i rrezikshëm me këtë lojën tërhiq e mos e këput deri në pafundësi

      Lini një Përgjigje