Petkoviç sulmon ambasadorin gjerman: Përfaqësuesi nuk po thotë të vërtetën

5 Gusht 2022, 12:33Rajoni TEMA

Petkoviç sulmon ambasadorin gjerman: Përfaqësuesi nuk po

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka kritikuar ambasadorin gjerman në Kosovë Johan Rhode.

Në komentin e tij Petkoviç thekson se përfaqësuesi gjerman nuk po e thotë të vërtetën sa i përket vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, shkroi Petkoviç.

Petkoviq shtoi se nuk ka mundësi që sic e quan ai ‘konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve’ të jenë legjitime.

“Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, tha ai.


Ai mori guximin edhe ta qortojë Gjermaninë, duke thënë se nuk bëri asgjë për themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.“Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”, shtoi ai.

2 Komente

  1. A
    AX

    Sepse per kedo njeri, jokriminel e me logjike minimale, del e mjafton Republika Srpska. Nuk mund te lejohen me xhepa fashistesh neper Evrope siç nuk mund të kete shtete etnike. Nese vertete doni shtete etnikisht te paster (nazizem pra) atehere 75000 shqiptareve te Lugines u lind e drejta e themelimit te Bashkesise de Shqiptareve. Kjo e drejte u lind edhe shqiptareve ne Montenegro, atyre ne Maqedonine e Veriut por dhe atyre ne Greqi. Prandaj Petar rri urte e mos ha shume mut se te ben dem.

    1. S
      Shqiperia Etnike

      Qe kur Gjermania ka shprehur deshiren qe te lere drejtimin e Europes per tu futur ne Ballkanin e Hapur te drejtuar nga Serbia?!

      Lini një Përgjigje