
Nëse në datën 3 gusht Dritan Abazoviç nuk do të kishte nënshkruar marrëveshjen famëkeqe me kishën serbe, qeveria e tij do të siguronte stabilitetin e vazhdueshëm politik të Malit të Zi, i cili ka munguar në vitet e fundit.
Të enjten Abazoviç bëri një rezyme të punëve të kryera nga qeveria e tij lidhur me premtimet e bëra 100 ditë më parë.
Sipas kreut të qeverisë, koalicioni i pakicave i ka përmbushur të gjitha çfarë tha kur mori detyrën.
Abazoviç: Kjo Qeveri është marrë me të gjitha çështjet. Ne rregulluam çmimet e ushqimeve dhe karburanteve, kemi goditur korrupsionin si askush më parë si dhe kemi rritur investimet e reja. Numri i punësimeve të reja ka arritur në 23 000. Askush më shumë se ne nuk ka pasur aktivitete ndërkombëtare më shumë se ne, në 100 ditë.
I vetmi premtim i papërmbushur i Abazoviç është transparenca.
Kreu i qeverisë i cili u zotua se do t’i transmetonte mbledhjet e qeverisë drejtpërsëdrejti për publikun si asnjë lider tjetër, nënshkroi në 3 gusht një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe në fshehtësi.
Ende nuk dihet se si mbërriti në Mal të Zi kryepeshkopi i Beogradit dhe gjithë Serbisë, patriarku Porfirije.
Ndërsa nuk pati asnjë njoftim qeveritar lidhur me ardhjen e tij, disa medie njoftuan se kryeprifti serb erdhi me helikopter.
Pati raportime se drejtori i një Pike Kufitare u shkarkuar pasi dyshohej se Porfirije kishte hyrë në territorin malazez ilegalisht, lajmet u hodhën poshtë më pas.
Marrëveshja u nënshkrua pa praninë e medieve dhe videot e takimit dolën shumë më pas.
Menjëherë partia e Socialdemokratëve dhe ajo e presidentit Gjukanioviç njoftuan se do të inicionin mocion mosbesimi ndaj Abazoviç duke e akuzuar këtë të fundit për shkelje të interesave kombëtare të Malit të Zi.
Iniciativa u mbështet edhe nga disa parti të tjera.
Për këtë, kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç thirri një seancë të jashtëzakonshme për në datën 19 gusht, kur pritet të shqyrtohet edhe shkarkimi i Abazoviç.
Me këmbënguljen e një kreteni, që e di mirë se çfarë pasojash ka veprimi i tij, Abaz viçi i kreu punë të madhe serbomëdhenjve! Këmbëngulja e tij në shërbim të serbëve dhe në dëm të shtetësisë të Malit të Zi po ma kujton këmbënguljen e Ramës për Open Balkan që është në dobi të Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës!
Open Ballkan eshte ne dobi te te gjithe shqiptareve dhe ne rradhe te pare ne dobi te Kosoves!