Tensionet në Veri, Haradinaj-Kurtit: O 'good guy' rrit rrogat e policëve! Është turp që sa herë niset, Kosova kthehet mbrapa

4 Gusht 2022, 13:38Rajoni TEMA

Tensionet në Veri, Haradinaj-Kurtit: O 'good guy' rrit rrogat e

Në seancën plenare Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes kryeministrit Albin Kurti me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit duket se e kritikoi për vendimin që të shtyjë me 1 muaj zbatimin e reciprocitetit të targave dhe mjeteve të identifikimit pas tensioneve që patën në Veri një ditë para se aplikoheshin.

Haradinaj i referohet Kurtit si ‘good guy’ që duhet të rrisë rrogat e policëve në Veri në mënyrë që Kosova të mos kthehet më mbrapa.

“Kemi hyrë në qorrsokak por kryeministri ynë ka mundësi të dalë pa u bërë ‘problematic guy’, vetëm të kryejë punët e shtëpisë. Duhet të rrisë rrogat e policëve që po con në Veri sepse vjen shtatori shpejt dhe është marre (turp) që Kosova sa herë niset, të kthehet mbrapa.

Asnjëherë nuk jemi kthyer mbrapa në Veri. Vetëm me këtë ‘good guy’ nisemi dhe kthehemi. Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral.

Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti je me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Lini një Përgjigje