Eksperti ushtarak italian i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Thashë të njëjtën gjë që tha NATO-ja, ti u zmbrapse menjëherë

3 Gusht 2022, 22:00Rajoni TEMA

Eksperti ushtarak italian i kundërpërgjigjet Vuçiçit:

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pyet në televizionin nacional rreth cicërimave të mia se si NATO-ja do të intervenonte po qe se Serbia pushton Kosovën. Vuçiç thotë se unë e kam gabim. Por, disi ai menjëherë u zmbraps kur NATO-ja i tha po të njëjtën gjë”.

Eksperti italian i çështjeve ushtarake të NATO-s, Thomas Theiner, iu kundërpërgjigj Aleksandër Vuçiç, i cili ditë më parë e quajti këtë të parin “budalla të madh” rreth shkrimeve të tij se Vuçiç ka marrë mesazh nga NATO se do të ketë intervenim po qe se Serbia kërcënon ose fut trupa ushtarake serbe në Kosovë.

“Është gjëja më e vështirë të mbash mendjen e shëndoshë kur ke punë me budallenj, dhe Theiner është një prej budallenjve më të mëdhenj. Përtej faktit se ai e sajoi tërë atë tregim, vetë ky tregim nuk ka kuptim as për të”, tha Aleksandër Vuçiç referuar Theiner-it.

“Askush nuk e ka kërcënuar e as nuk e kërcënon Serbinë. Tregimet e Theiner janë tregime për fëmijë”, tha presidenti serb për RTS-në.

Mëngjesin e së hënës, Theiner bëri bujë në media me deklaratat e tij rreth asaj se çfarë ndodhi në takimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe të dielën pas mesnate.

“Mesazhi i qartë i NATO-s” – sipas Theiner

Vuçiç mbrëmë vonë mori mesazh të qartë nga ushtarakët e tij në Shtabin e Përgjithshëm, tha ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner.

Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë.

“Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi ai.

Theiner thekson më tej se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e cila ndodhet në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve.

Nga Durrësi në Mitrovicë, thotë ai, “Freccia IFVs”, mjet luftarak i Brigadës së Motorizuar Pinerolo dhe shkatërruesit e tankeve “Centauro” do të duheshin gjashtë orë për të arritur falë autostradës A1, e cila bashkëfinancohet nga Perëndimi.

Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovës.

“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë NATO-n, forcat e Aleancës do t’i tejkalojnë ato në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO u sigurua që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë,” përfundon ai.

3 Komente

  1. S
    Serbien muss Sterbien ...

    Zhdukeni kte rrace Kriminelesh e trimash me popullsit civile ,qe u shkerdheu faren nji Batalion i UCK-se e jo me te ndeshen me NATO-n kta bythecaCicit

    1. P
      Po po

      Po po për diktatoret të gjith jane budallen vec ate jane të zgjuare

      1. M
        Mirel

        Jo po thuj koqevareve kush na mbron ku eshte erdogani qe nuk flet

        Lini një Përgjigje