Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

3 Gusht 2022, 16:45Rajoni TEMA

Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë

NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast se cenohet stabiliteti në Kosovë. Ishte ky mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i përcolli presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije se ka kryer një bisedë telefonike me Vuçiçin, ku kanë folur rreth tensioneve në veri të Kosovës.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka telefonuar edhe  kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Lini një Përgjigje