Vuçiç: Nuk pres asgjë nga dialogu në Bruksel, me Albin Kurtin s'ka paqe

3 Gusht 2022, 09:07Rajoni TEMA

Vuçiç: Nuk pres asgjë nga dialogu në Bruksel, me Albin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Brukselit që më 18 gusht të mbahet rundi i ri i dialogut me Kosovën, por tha se ai nuk e di “se për çfarë tjetër mund të flasim”.

“Gjithçka është konsumuar. Unë do të shkoj, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Më 1 gusht, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranuan ftesë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të vazhduar dialogun për të gjitha çështjet e hapura.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 1 gusht se nuk ka pranuar ftesë për takimin në Bruksel, por shtoi se është i gatshëm për dialog me Serbinë.

Ai tha se një takim me Vuçiçin ishte parashikuar për 19 korrik, por presidenti serb kishte kërkuar që të shtyhet takimi.

“Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha Kurti gjatë një konference për media në Prishtinë.

1 Komente

  1. A
    Ashtu Kot

    Eshte e qarte se pafillua serb di se cdo dhe di se cfare kerkon. Ai me marifet di dhe si vepron. Shtyllat kryesore ku ai mbeshtetet per te realizuar qellimet shovoniste jane populli serb si nje nga popujt me te indroktinuar me mithet serbe te "popullit qiellor" qe kure nuk do e leshoje "zemren e Serbise" qe eshte Kosova. Ky element eshte i pandryshueshem dhe politika mbareshqiptare duhet ta kete parasysh vazhdimisht. Pafillua serb e perdor popullin serb si "justifikim" per politiken e tij kunder Kosoves.Ai i kujton perendimit se ai nuk ka leviz dot 'bythen" per te bere leshime dhe te njohi Kosoven. Si faktore te jashtem jane dy faktore qe pafillua serb i shfrytezon me "marifet". Eshte Rusia dhe politika e saj globale. Etj...Faktori i dyte eshte Kurt Rrumpalla. Ne faktoret e mesiperm ne nuk kemi fuqi te influencojme. Ne faktorin "Kurt Rrumpalla" ne jemi fajtore vet qe lejojme qe Kurt rrumpalla me dashje apo pa dashje ndihmon pafillun serb ne qellimet e tij shoviniste. Kurt Rumpalla ka bere dhe vazhdon te beje gabime te pafalshme. Gabimi i pare eshte acarimi me Shqiperine. Nen terma megallomane na tregon perralla se Kosova eshte shetet me vehte, duke lene te nenkuptohet sikur pavaresia nga Shqiperia eshte njesoj si dhe nga Serbia. Nen kete ideollogji ai ka shpikur teorine se me mire 2 shtete shqiptare se sa nje shtet shqiptar i bashkuar. Etj etj. Historia e Kurtit ne kete drejtim eshte e gjate dhe kerkohet nje roman per ta pasqyruar. Kjo fillon qe nga Rambujeja, e deri ne "luften' kunder Thacit qer donte te "ndante Kosoven". Vazhdon me vicklat kunder Rames e deri ne idjotesine per ta kunkuruar ate brenda Shqiperise. Gabimi i tij i pafalshem eshte acarimi me perendimin dhe vecanerisht me Ameriken. Amerika e Trampit e rrezoi njehere, por ai fitoi prape ne Kosove duke treguar komleksitetin e math mendor te elektoratit kosovar. Albini nen parrulla "patriotike" i ka hedhur gure ne rrotat e Amerikes dhe Evropes per te detyruar Serbine te njohi Kosoven. Ai platformen perendimore gjithmone e ka kundershtuar duke e "permiresuar" apo "modifikuar". Nderkohe qe perndimi e ka shpallur platformen e bisedimeve midis Kosoves dhe Serbise sipas ketij formulimi: "bisedimet te jene gjitheperfshirese qe te kurrorezohen ne fund me njohje reciproke" , Kurti e ka permiresuar. Ne fillim ai e kundershtoi dhe tha se e rendesishme eshte reciprociteti ne bisedime. Ai refuzoi bisedimet sepse nuk kishin reciprocitet. Pra ai ne menyre "fantastike" kerkonte njohjen nga Serbia si kusht per bisedime. Me vone ai e mohoi kete dhe tha se "bisedimet nuk kane alternative". Ai vazhdon duke mbjelle konfjuzitet ne politiken perendimore te bisedimeve qe asnjehere nuk eshte riformuluar nga perendimi. Nderkohe Albini ne vend te perserise tekstualisht platformen sic e ka deklaruar Amerika dhe Evropa, ben nderhyrje qe ndihmojne Vuciqin per te vazhduar me akuzat se eshte Kurti qe nuk i do bisedimet. Modifikimi i tij se "jo njohje ne fund te bisedimeve, por..."eshte nje kundershtim i hapur i platformes amerikane. Edhe ne kete reagim te fundit Kurti, duke mos permendur perkufizimin :"jo njohje ne fund por bisedime ku ne qender te jete njohja perfundimtare", thote: "Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke". Pra me sa duket ai "ka ngrene dru nga perendimi", prandaj e ka modifikuar kete perkufizim ne nje tjeter me epitete "shtese",qe lene per te deshiruar. Ai thekson per diallogun qe duhet te jete i pergatitur mire. Te jete parimor. I balancuar! Ne fund thote qe bisedimet te ecin drejt nje marreveshje...etj. Fakti qe ai ve epitete se si duhet te jene bisedimet tregon se ai nuk eshte dakort me cilesine e platformes amerikane. Me armiqesorja ne kete deklarate eshte kur ai thote se bisedimet duhet te jene jene te balancuara drejt nje marreveshje... Pra ai nuk eshte me firmosjen e dokumentit por me ate qe te bisedohet pafundesisht... Te tera keto ndihmojne Vuciqin te "tall bythen" me Kurtin. Me vjen keq se si Kurt Rrumpalla ne vend te mesoje dhe kuptoje se ku i ka qellimet perendimi, ai si "profesor' meson perendimin se si duhet te jete platforma. Keto kontradita ne fjalorin e Kurtit dhe amerikes, vuciqi si dhelper qe eshte i shfrytezon dhe i thote perendimit se eshte Kurti qe nuk eshte dakort me platformen tuaj. Ai u thote atyre se Albini ne thelb ben ato qe i them une per te sabotuar bisedimet....

    Lini një Përgjigje